logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Hormonet femerore dhe disa receta
Autor Roni - 09 August 2012 15:34
  

Hormonet dhe disa receta erotike
Hormonet jane me shume rendesi per funksionimin normal te trupit. Ato sherbejne per te mbajtur balancen kimike te trupit dhe influencojne ne shume drejtime. Nje nga keto drejtime eshte te rritin aftesine seksua-

le dhe kenaqesine qe marrim prej saj.


Te ashtuquajturat hormonet e seksit, sekretohen nga organet seksuale dhe nga korteksi adrenal. Ne kushte normale, si burrat edhe grate, prodhojne nje sasi te vogel hormonesh te gjinise tjeter.


Transseksualet, para se t'u nenshtrohen operacioneve per te nderruar seksin, marrin nje sasi te madhe hormonesh te gjinise qe do te adoptojne. Keto hormone i marrin per nje kohe te gjate. Qellimi eshte qe te realizojne shnderrimin e tyre seksual. Mjeket i pershkruajne hormonet per te mjekuar pacientet, me mangesi te vogla seksuale.


Hormonet seksuale femerore - Jane dy: estrogjeni dhe progesteroni. Keto dy hormone kontrollojne ciklin menstrual normal dhe u japin grave karakteristikat seksuale sekondare. Influenca e tyre mbi sjelljen seksuale, varion nga njera grua tek tjetra. Hormoni i pare femeror, estrogjeni, ka efekt afrodiziak, por jo aq te forte sa testosteroni (hormoni mashkullor).-




Menjehere para menstruacioneve, kur niveli i hormonit estrogjen eshte i larte, shume gra provojne rritje te deshires seksuale dhe ne kete periudhe te ciklit e arrijne me me lehtesi orgazmen.


Te njejtin efekt kane dhe pilulat qe perdoren per kontrollin e lindjes, sepse ato kane sasi te medha estrogjeni. Pas menopauzes, niveli i estrogjenit bie dhe bashke me te bie dhe deshira e gruas per seks. Kur gruaja qe eshte ne menopauze merr doza te mjaftueshme estrogjeni, deshira e saj per seks do te rritet.


Hormoni i dyte femeror eshte progesteroni. Ky hormon ka efekt me te vogel afrodiziak dhe ne raste te veēanta mund ta frenoje eksitimin seksual. Kjo eshte vertetuar ne ato gra qe marrin si antikonceptive minipilulat, qe kane vetem progesteron.


Hormonet seksuale mashkullore - Hormonet seksuale mashkullore jane stimulante seksuale te forte. Androgjenet, siē quhen keto hormone, jane afrodiziaket hormonale me te fuqishem, si per burrat edhe per grate.


Androgjenet kontrollojne zhvillimin e karakteristikave seksuale sekondare tek burrat dhe ndihmojne ne prodhimin e spermatozoideve. Ato influencojne mbi apetitin dhe metabolizmin. Influencojne ne menyren e sjelljes seksuale, veēanerisht, ne dominancen dhe vigorin seksual.


Ēdo grua prodhon nje sasi te vogel testosteroni ne ovaret e saj. Grate me ovare te medha ose policistike, prodhojne me shume hormon mashkullor. Kjo rrit energjite dhe deshiren e tyre seksuale.


Sasi te medha hormoni shkaktojne edhe fenomene anesore, siē jane rritja e theksuar e qimeve ne fytyre, regjister zeri me te ulet, ose muskuj me te zhvilluara. Kjo karakteristika e fundit, shpjegon arsyen pse behen diskutimet per sasine e hormoneve mashkullore te lejueshme, per grate atlete qe konkurrojne ne garat sportive.


Pas menopauzes, ose pas heqjes se ovareve, tek grate ulet gradualisht prodhimi i testosteronit. Kjo ben qe te ulet shume edhe deshira seksuale. Kur grate marrin mjekim per zevendesimin hormonal pas menopauzes, ato pergjigjen edhe seksualisht me mire. Ato ndjehen me te afta te arrijne orgazmen, veēanerisht kur marrin edhe testosteron. Veē veprimit afrodiziak te fuqishem, testosteroni forcon kockat, muskujt dhe pakeson lodhjen.


Tek burrat, androgjenet, gjithashtu veprojne si afrodiziake. Testosteroni perdoret per te mjekuar impotencen seksuale mashkullore.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 929, stampe 6 ©


Meemira.com