logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ēantat e renda “deformojne” femijet
Autor Giusi - 12 August 2012 11:03
  

Nje numer gjithnje e me i madh i femijeve jane duke zhvilluar deformime te pakthyeshme te shpines per shkak te peshes se ēantave qe i bartin ne shkolle, paralajmerojne ekspertet, percjell Daily Mail.
Gjysma e femijeve vuajne nga dhimbjet ne sh-

pine deri ne moshen 14-vjeēare dhe mjeket jane duke raportuar nje rritje te rasteve te anomalive kurrizore tek nxenesit, duke perfshire lakime te deformuara te njohura si scoliosis (shkollioza).

Ēantat e sterngarkuara te shkolles qe jane gati dyfish me te renda se ēantat qe i kane bartur para dhjete vjetesh jane duke i kontribuar kesaj dukurie.

Nxenesit ne menyre rutinore bartin ēantat e mbushura me libra te medhenj, laptope, rrobat e sportit dhe drekat e paketuara, ēka mund te peshoje edhe deri 10 kilograme.

Ekspertet e shendetit thone qe femijet rrezikojne demtim afatgjate dhe te perhershem nese ata rregullisht bartin me shume se 15 per qind te peshes se tyre trupore mbi supet e tyre.

Shoqata e bamiresise BackCare pohon qe shume te rinj jane duke bartur gati 20 per qind te peshes se tyre prej shtepise ne shkolle dhe disa madje edhe 25 per qind te peshes.

Specialistet per dhimbje te shpines apelojne per nje -

inspektim te peshes qe femijet e vegjel kerkohen te bartin ēdo dite ne shpinen e tyre.

Sean McDougall, nga BackCare, thote qe problemi eshte nje “bombe me sahat e shendetit” qe eshte duke i paraprire nje jete te mjerueshme ne jeten e mevonshme.

“Nese femijet kane dhimbje derisa jane aq te rinj, ka shume mundesi qe do ta kene per 70-80 viteve te ardhshme, ēka ēon deri te nje ēmim i madh fizik dhe emocional,” tha ai.

Skeletet e femijeve jane ende duke u zhvilluar keshtu qe bartja e ēantave te renda mund te shkaktoje deme afatgjate.

“Shume i mbajne ēantat e tyre ne nje krah, apo ne pjesen e berrylit dhe keshtu i shkaktojne ngarkese shpines.

“Shume nga ēantat qe perdoren jane ēanta te medha sportive qe jane dy here me te medha se ēantat qe jane perdorur para nje dekade.

Nese femijet kane ēanta me te medha, atehere ata do t’i mbushin ato. Pajisjet sportive, instrumentet muzikore dhe rrobat e renda per mot me shi dhe femijet jane teresisht te mbingarkuar.

“Ne shohim femijet qe bartin derisa ēereku i peshes se tyre trupore ēka nuk do te lejohej kurre po te ishin te rritur.”

“Prinderit duhet po ashtu te insistojne qe femijet e tyre t’i mbushin ēantat vetem me gjerat per te cilat kane nevoje per diten e ardhshme dhe te sigurohen qe i vendosin ne te dy supet,” perfundoi McDougall.



(mesazhi.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 2314, stampe 9 ©


Meemira.com