logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Si Te Mbetem Shtatzane – 7 Keshilla
Autor Giusi - 14 agosto 2012 11:53
  

Çka duhet te beni e çka jo qe rritesh gjasat dhe si te mbetesh shtatzene me shpejte.
Jeni e gatshme te ngeleni shtatzene. Natyrisht se tash ju duhet ti rrekeni kesaj qeshtje me te njejten force sikur se ju ke rrekur puneve tjerave dhe gjerave -

qe ke dashte dhe deshiron te besh ne jeten tende. Mbasi je gati te fillosh familje, pritja nuk eshte zgjedhje per ju, apo jo?

Por, profesoresha e obstetrikes dhe gjinekologjise ne Stanford University School of Medicine ne Palo Alto, Calif, thote keshtu “keshilla e pare eshte te mos i thoni vetes ‘duhet te ndodh tash menjehere’… kjo eshte gjeja e pare qe shume gra ballafaqohen me konceptin se nuk mund te kontrollojne gjithçka”.

Sidoqofte, ka disa gjera qe ju mund te beni – apo te mos beni – qe te rrisni gjasat te mbeteni shtatzene sa me shpejte qe eshte e mundur. Lexo 7 keshilla si te mbeteni shtatzene, keshilla te aprovuara nga ekspert.

1. Bej kontroll para se te mbeteni shtatzene.

Para se te filloni te provosh te mbetesh shtatzene, beni nje vizit mjekut. Pyet mjekun per vitaminat per shtatzana qe permbajne acid folik, i cili zvogelon gjasat qe te keni femij me defekte sikur e spina bifida. Beje kete para se te fillosh te prov-

osh te ngelesh shtatzene. Kjo eshte per shkak se nese keni ndonje problem ai problem duhet te vihet nen kontroll para se te mbeteni shtatzene sigurt.

2. Njih ciklin tuaj

“Grate duhet qe vertete te kuptojne ciklin e tyre dhe se kur me se shumti ka gjasa qe ato te mbeten shtatzene”, thote Dr. Hillard. Koha me e mire qe te mbeteni shtatzene eshte koha e ovulimit.

“Te qenit e vetedijshme per simptomat e ovulimit (ketu perfshihen) ndryshimet ne mukozen te zverkut te qafes se mitres qe jane te ujshme te holluara (menstruacionet e bardha)” thote Dr. Hillard. Shenje tjeter i ovulimit jane dhimbje anesore (ngerçe). “Kjo eshte koha qe te fokusoni ne marredhenie seksuale.”

Pakot e parashikimit te Ovulimit munden qe gjithashtu te ju ndihmojne qe me se miri te parashikoni kohen qe te mbeteni shtatzene, thote Dr. Goldfarb, drejtore i sherbimit te sterilitetit prane klinikes Cleveland ne Cleveland. “Ato pako sigurojne pacientet qe apo ovuloni a jo dhe nese ju keni marredhenie jo te rregullta, kjo ju tregon se kur duhet te keni dhe beni me shpesh ne menyre qe te rrisni gjasat qe te mbetesh shtatzene.”

Dita e pare e periodave (menstruacioneve) llogaritet dita e pare e ciklit 28 ditesh. “Fillo testimin nga dita e nente dhe vazhdo deri sa te keni rezultat pozitiv te testimit,” thote Dr. Joanne Piscitelli, profesor asistente e gjinekologjise ne Qendren e Mjeksise pran DUKE UNIVERSITY ne Durham, New York. Grat me cikel 28 ditesh anojne te ovulojne ne diten e 14, por shume gra kane cikel me te gjate apo me te shkurte, keshtu qe per tu siguruar duhesh ta rrokesh me gjere… me fjale tjera te provosh te mbetesh shtatzene nga dita e 11 deri ne diten e 18.

Ështe krejt ne rregull te fillosh te provosh te mbetesh shtatzene menjehere pasi te keni nderprere pilulat per kontroll shtatzenie. “Para shume vite eshte besuar se duhet te pritet nje kohe pas ndalimit te perdorimit te pilulave kunder shtatzenis por kjo me nuk eshte e vertete. Ju mund te filloni te provoni te mbeteni shtatzene menjehere pasi te ndaloni,” thote Dr. Goldfarb. Arsyeja perse disa presin eshte per shkak se mund te ndodh te mos keni fare menstruacione pasi te nderpresesh perdorimin e pilulave dhe kjo e bene me te veshtire te gjeni kur ndodh ovulimi.

3. Mos u merakos rreth pozites me te mire qe te mbetesh shtatzene

Ka shume thashetheme (fjale grash) rreth pozites per te mbet shtatzene, por ato nuk jane asgje me shume se thashetheme. Kur behet fjale per rritjen e gjasave maksimalisht per te mbetur shtatzene nuk ka asnje deshmi shkencore qe thote se pozita misionare (perfundi) eshte me e mire se sa ajo e gruas permbi.

Dr. Goldfarb thote, “Rralle ndodhe qe zverku i nje gruaje te gjinden ne pozite te pazakonte e qe nje pozite tjeter do te kishte bere ndryshimin”.

Por, disa pozita sikur ajo e te qendruarit ne kembe apo e ulur mbi partnere e bejne me te veshtire qe sperma te udhetoj perpjete. Kjo eshte pune graviteti dhe sigurisht qe ju nuk do te deshironit qe i gjithe sperma te rrjedh jashte, keshtu thote Dr. Hillard. “Te besh seks ku partneri (burri) eshte permbi (pozita misionare) me se miri lejon spermen te tubohet brenda tje,” sugjeron Dr. Hillard.

4. Qendro e shtrire pas mardhenieve

Sigurisht se ke degjuar per kete edhe me pare – qendro e shtrire ne shtrat me kembe perpjete pas mardhenieve seksuale ne menyre qe te rritesh gjasat qe te mbetesh shtatzene. Vendimi? Nuk eshte plotesisht e vertete. “Ështe keshille e mire qe qendroni e shtrire ne shtrate per 10 deri 15 minuta pas mardhenieve por kembet perjet nuk te duhen dhe eshte e tepert,” thote Dr. Goldfarb. “Legeni (pelvisi) juaj nuk leviz fare kur i ngrini kembet perpjete,” thote Dr. Goldfarb. Mos shko as ne banje (WC) pas mardhenieve, thote ajo. “Nese prisni 10 deri 15 minuta sperma qe ka per te hyre ne legen veç do te jete aty.”

5. S’ke nevoje ta teprosh

Te besh mardhenie shume shpesh gjate ovulimit nuk do te thote qe do t’i rrisni gjasat qe te mbeteni shtatzene. Ndoshta duket si ide e mire, por numri i spermadozoideve tek disa meshkuj zvogelohet dukshem pas ejakulimit te shpeshte, thote Dr. Goldfarb. “Ne pergjithesi mardheniet çdo te dyten nate gjate kohes se ovulimit ndihmon qe te rrisni gjasat tua qe te mbetesh shtatzene”, thote Dr. Goldfarb. Sperma mund te jetoj deri ne 72 ore pas mardhenieve. Por, nese ju dhe partneri juaj deshironi te keni mardhenie me shpesh, ai mund te bej analiza te spermes pas ejakulimit disa here te njepasnjeshem. Ky test mund te tregoj nese kualiteti dhe sasia e spermes se tij zvogelohet me ejakulime te shpeshta. Nese jo, atehere jeni te lire te keni mardhenie sa do shpesh qe deshironi.

Kur flasim per spermen, “veshja e rrobave te ngushta mundet qe negativisht te ndikoj ne numrin e spermadozoideve,” thote Dr. Piscitelli. Te njejten gje e ben edhe te qendruarit e gjate ne banje (vaske) te nxehte apo Jakuzi. Telefoni mobil (celulari) dhe veset me celular te tij munden qe gjithashtu te ndikojne ne gjasat qe ju te mbeteni shtatzene. Nje studimi i fundit ne Gazeten e Pjellshmerise dhe Sterilitetit tregon se meshkujt qe perdornin pajise hands-free te celulareve dhe e mbanin celularin afer testiseve (00) kishin zvogeluar kualitetin e spermes. Dhe perderisa i tregoni partnerit tuaj ku ta mbaj e ku mos ta mbaj celularin (mobilin) ju gjithashtu mund ti thoni ati qe te mos te haj ushqime nga soja. Meshkujt qe han shume ushqime nga soja mund te kene koncentrim me te vogel te spermes se sa ata qe nuk hane ushqim nga soja, kjo eshte sipas nje studimi te publikuar online ne Human Reproduction.

6. Largo Stresin ne cilendo menyre qe mundesh

Ndoshta duke u munduar te mbetesh shtatzene eshte stresuese, dhe stresi sigurisht mundet qe te prish ovulimin, thote Hillard. Stresi gjithashtu mundet te shkaktoj çrregullim seksual dhe shqetesim ne tek meshkujt. “Ka ca deshmi se akupunktura mund te ndihmoj ne lirimin e stresit dhe te rris gjasat tua te ngeleni shtatzene,” thote Dr. Goldfarb. Perderisa perdorimi i tepert i alkoolit nuk eshte gje e mire kur provoni te ngeleni shtatzene, nje gote e vogel me vere para mardhenieve mund te ndihmoj te relaksoni. Fundi i fundit, çka do qe ndihmon te largoni stresin dhe presionin ndihmon qe te rrisni gjasat te mbetesh shtatzene. Meso si te largohet stresi ketu.

7. Bej Jete Te Shendetshme

Ushtrimet jane te mira, por kur provon te mbetesh shtatzene, duhet ndalur paksa, thote Goldfarb. “Ushtrimet e teperta mund te ju bejne te mos ovuloni fare,” thote Dr. Goldfarb dhe sqaron se ushtrimet e teperta mund te ndaloj gjendren pituare te ju thote vezoreve qe te ovulojne.

Kjo nuk do te thote se ju duhet te ndaloni dhe te mos ushtroni fare ne momentin qe provon te mbetesh shtatzene. Goldfarb shton se menyra me e mire qe te shtoni gjasat te mbetesh shtatzene perderisa gjithashtu merrni dobite e ushtrimeve eshte te merreni me ushtrime jo te veshtira sikur gjysme ore aktivitet aerobik si ecja per tri here ne jave. Kontrollo gjithashtu se çka po hani. “Nese jeni e shendosh (trashe) dhe humbni peshe, ndoshta ju kthehen menstruacionet, por nese je shume e holle dhe nuk po keni menstruacione, ju duhet te shtoni peshe qe te mbetesh shtatzene, thote Dr. Goldfarb.

Lere duhanin qe te rrisesh gjasat tua qe te mbeteni shtatzene. Perveç te gjitha efekteve tjera negative qe ka duhani, ky ves i keq gjithashtu zvogelon pjellshmerine (fertilitetin). Duhani ndikon ne nivelet e estrogjenit dhe ovulimin tuaj.

85 perqind e grave mbeten shtatzene duke provuar brenda nje viti. Nese ju merr me shume se nje vit, konsultohu me mjekun per ndonje terapi ndihmese. Per grat me te moshuara se 35 vjet, disa mjeke rekomandojne qe te konsultoheni me mjekun pas gjashte muajve qe provoni te mbetesh shtatzene.



(sherohu.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 64756, stampe 21 ©


Meemira.com