logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Infertiliteti tek femrat
Autor Roni - 02 agosto 2010 11:55
  

Ne ditet tona jane te rralla problemet e infertilitetit qe nuk kane zgjidhje.Kesaj i thone sterilitet. Me rritjen e teknologjise edhe mundesite jane rritur. Gjeja e pare qe duhet bere kur nje ēift kontakton me mjekun eshte nje kontroll i imet i te dy-

ve sepse problemi mund te jete tek organet gjenitale por mund te jete edhe ndonje semundje tjeter.Kurimi ndryshon sipas shkakut.

Infertiliteti tek femrat

1) Problemet me ovulacionin:

Keto jane shkaku me i shpeshte. Ovulacion d.m.th shkeputja e nje qelize (veze) nga vezorja per tu fertilizuar.Problemet me menstruacionet mund te jene nje shenje e problemit me ovulacionin.Por edhe grate qe nuk kane probleme me menstruacionet mund te kene probleme me ovulacionin.

2) Demtimi i kanaleve te mitres (tuba uterina):

Nese keto kanale jane te bllokuara plotesisht apo pjeserisht pengojne takimin e sperms me vezen. Prej problemeve qe demtojne kanalet mund te permendim infeksionet e organeve gjenitale, endometriozis, operacionet e kesaj zone, shtatzania ektopike etj.

3) Endometriozis:

Endometriozis eshte ekzistenca jashte mitres e indit qe rrethon pjesen e brendshme te mitres.

4) Fa-

ktoret e mitres dhe e qafes se mitres (serviksit):

Polipet (copeza mishi qe dalin prej mitres ao qafes se saj ), problemet me formen e mitres, enfeksoinet e ndryshme, cilesia e mukusit (sekrecion qe prodhohet prej gjendrave qafes se mitre).

5) Mioma :

Ėshte tumor i mire i cili ne varesi te vendodhjes, numrit apo madhesise mund te behet shkak per infertilitet.

6) Problemet imunologjike:

Keto probleme kane lidhje me antikorpet (antitrupat) qe sulmojne qelizat e sperms apo te vezeve dhe i demtojne ato. Kurimin e kane te veshtire.

7) Shkaqet e panjohura:

Ne nje pjese te ēifteve nuk gjendet asnje shkak i cili te shpjegoje infertilitetin. Megjithate edhe ne keto raste mundohet te krijohet shtatzani me ane te IVF ose inseminacionit.

Diagnostikimi

Per diagnostikimin e infertilitetit duhet bere nje vizite dhe disa teste si Eko-ja, matja e hormoneve, nese duhet pamja e kanaleve duke dhene lende opake, histeroskopi, laparoskopia etj.

Kurimi

Kurimi ndryshon sipas shkakut. Ka kura me ilaēe dhe deri tek IVF (fertilizimi me epruvet) apo inseminacioni (injeksioni i qelizave te spermes ne miter).

Dr.Nurian Ohri

Nga Mjeku 24.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 98377, stampe 46 ©


Meemira.com