logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Gjuha e zeze me qime
Autor Roni - 02 gennaio 2011 18:00
  

Emri gjuhe e zeze me qime eshte vertet i frikshem por kjo gje nuk eshte aspak e rrezikshme. Gjuha nxihet dhe duket si me qime nga bakteriet ne goje te cilat i japin kete pamje. Mund te rregullohet shume lehte nga nje higjene e mire gojore.

/> ǒfare e shkakton gjuhen e zeze me qime

Zakonisht shkaktohet nga nje numer i madh bakteriesh ose myku ne goje. Bakteriet formojne shtrese ne kokrrat e vogla qe gjenden ne gjuhe te quajtura papilla. Ato jane te perhapura gjate gjithe siperfaqjes se gjuhes. Ne vend qe te keputen ato fillojne te zgjaten dhe krijojne nje pamje te ngjashme me qimet. Ne disa raste rriten deri ne 15 here te gjatesise normale.

Zakonisht , papillat kane ngjyre roze ne te bardhe por kur zgjaten, pigmente nga ushqimet dhe pijet mundesisht edhe vete bakteria dhe myku ngjiten pas tyre duke i dhene ngjyre gjuhes.Shpesh kjo ngjyre eshte e zeze prandaj i jep edhe emrin ketij fenomeni, por gjuha mund te kthehet edhe ne kave, e verdhe , jeshile ose nje kombinim tjeter ngjyrash.

Di sa zakone te njeriut mund te ndikojne ne formimin e gjuhes se zeze:

Higjene gojore e varfer
Pirja e duhanit
Pirja me shumice e kafes ose cajit
Pirja e ant-

ibiotikeve (qe mund te prishin balancen e bakterieve ne goje)
Mungesa e lengjeve ne trup
marrja e disa medikamenteve
mosprodhimi i mjaftueshem i peshtymes
larja e shpeshte e gojes me solucione qe permbajne peroksid ose mente
Berja e terapise me rezatime ne koke ose qafe.
Gjuha e zeze ndodh zakonisht tek personat qe perdorin lloje te ndryshme drogash me injekson dhe tek personat e infektuar me HIV-SIDE

Cilat jane simptomat?
Pervec paraqitjes se gjuhes, shume veta nuk kane simptoma te tjera ose nuk ndjejne shqetesim. Perjashtimi i vetem eshte kur nje person ka zhvillim te shumte te mykut Candida albicans, i cili u jep nje ndjene te djeguri ne gjuhe. (glossopyrosis)

Disa njerez ankohen nja nje ndjene ngacmuese ne fund te gojes, nje ndjenje dickaje metalike, ose u perzjehet. Ne rastet me te renda kjo ndjene provokon te vjella. Disahere ushqimi ngecet tek papillat e zgjatura dhe shkakton ere te keqe te gojes.

Si mund te luftohet gjuha e zeze me qime?
Menyra me e mire eshte duke mbajtur nje higjene te mire gojore. Lani dhembet te pakten dy here ne dite me nje furce te bute. Lani edhe gjuhen me furce. Pini shume uje gjate dites per ta mbajtur gjuhen paster. Keshilla te tjera jane ne qofte se pini duhanm, lereni. Shtoni ushqime te ashpra ne diete, ushqimet e buta nuk e pastrojne gjuhen.

Ne qofte se problemi nuk permiresohet kontaktoni mjekun ose dentistin. Mjeku mund tju veje neantibiotike per te kontrolluar mykun ose bakteriet. Shpeshhere mund tju jepen kremera dhe ne qofte se problemi nuk permiresohet papillat e gjata mund te prihen me lazer ose me impulse elektrike.

shendetionline.com





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 77954, stampe 15 ©


Meemira.com