logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Kure per floket - 20 keshilla per floke te bukura dhe te shendosha
Autor Roni - 03 gennaio 2011 13:08
  

Deshiron qe te te shkelqejne floket, fillo te kujdesesh per to qe tani!

1. Sa me shume qe t'i lash floket, ato do te jene me te shendetshme. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojne ne floket tuaja me shume seē mendon. Flo-

ket laji se paku dy here ne jave.

2. Ne qofte se floket i lan pothuajse ēdo dite, permbaju keshilles se eksperteve te cilet thone se shamponin duhet qitur ne zverk, ne temth dhe ne balle: tri pikat me te rendesishme te cilat nder te parat krijojne yndyre. Pastaj ngadale formo shkumen me uje te vaket ne qofte se ke floke normale apo te yndyrshme, perkatesisht me uje te ftohte ne qofte se floket i ke te thata. Shamponin lere te veproje disa minuta dhe pastaj floket krihi me kreher me dhembe sa me te gjere. Vetem pasi t'i kesh bere keto veprime laji floket.

3. Harroje shprehine e vjeter te ferkimit te tepert te flokeve me peshqir pas larjes. Do te ndjehesh me komode, por edhe per floket do te jete me mire ne qofte se i mbeshtjell vetem me nje peshqir te thare. Peshqiri i mbledh pjesen me te madhe te lageshtise nga floket. Pas nje kohe merr edhe nje peshqir te thare dhe ferkoji me te bute floket.

4. Intervali kohor per tharjen e flokev-

e me fen eshte midis 25 dhe 30 minutash. Ne kete menyre majat e flokeve nuk do te pesojne.

5. Floket me minival thaji me fen vetem pjeserisht. Pjesen tjeter te tharjes lerja ajrit. Vetem pas tharjes mund t'i krehesh dhe te besh frizuren.

6. Kunder pelcitjes se majave te flokeve ilaēi me i thjeshte eshte regjeneratori shtepiak nga te kuqte e vezes dhe vaji i ricines. Qe te besh regjeneratorin te nevojitet vetem nje veze dhe vaji i ricines. Vajin ngrohe pak dhe perzieje pike per pike me vezen, deri sa te krijohet si majoneze e vertete. Floket mos i laj, por me regjenerator ferkoji majat e flokeve dhe mbeshtilli ne nje foli alumini, ne koke ver nje kapele plastike dhe mbaji sa me gjate te jete e mundshme. Pastaj floket laji mire!


7. Ne qofte se floket i ke te ndara ne mes, kij kujdes qe kohe pas kohe vijen ta levizesh per nje centimeter majtas apo djathtas, ne menyre qe te mos behet nje vije e theksueshme pa floke.

8. Ne qofte se floket te "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrenja por nga majat, sepse ne ate menyre me pak demtohen.

9. Ne qofte se shfrytezon llakun per floke, para se te shkosh ne gjume perhere duhet ta eliminosh nga floket, duke i krehur mire.

10. Ne qofte se deshiron qe frizura te jete e shkelqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtperdrejt ne floke, por ne kreher apo ne duar dhe me to sperkati floket.

11. Ne qofte se nuk mundesh apo nuk arrin qe t'i lash floket, nderkaq nuk deshiron qe te duken te yndyrshme, qitu flokeve beby puder dhe pastaj krihi mire. Gjithsesi kjo keshille vlen vetem per ato qe kane floke te shkelqyeshme.

12. Ne qofte se deshiron qe floket tuaja ngjyre geshtenje te duken me te shkelqyeshme dhe me te bujshme, laji ne uje ne te cilin me pare ke zier levore arre (jo levozhga). Levoret ziej gjysme ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e levoreve te cilat i ke perdorur varet nuanca e ngjyres se flokeve.

13. Ne qofte se deshiron ta nderrosh ngjyren e flokeve vete ne shtepi, perhere me perpikeri permbaju udhezimeve. Sasine e pashfrytezuar te ngjyres hidhe, sepse ate nuk do te mund ta shfrytezosh heren tjeter.

14. Ne qofte se tashme ke perdorur kene, flokeve mundesh vetem t'u japesh nje ngjyre me te erret, por jo edhe t'i shkelqesh. Derisa te mos rriten floket, mos mendo per zbardhjen e zylyfeve.

15. Kurre mos e tepro me prodhimet te cilat i qet ne floke - qofte fjala per shamponet, regjeneratoret, shkumen apo xhelin. Nje here qit nje sasi me te vogel, dhe ne qofte se te duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesen tjeter.

16. Ngjyren e flokeve mos e qit ne dhome teper te ngrohte. Preparati mund te shkrihet dhe te rrjedhe ne lekure.

17. Ne qofte se ke floke bionde qe anojne nga ngjyra e zeze, shmangiu shamponeve te cilet mund t'i shkelqejne floket. Ata, flokeve ngjyre te erret, u japin ngjyre te kuqerremte.

18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biēikletes apo shetia ndikojne mire ne rritjen dhe shendetin e flokeve.

19. Ne qofte se frizuren e formeson me brushe, shfrytezoje ate qe i pershtatet me mire flokeve tuaja: per karfica te buta jane te pershtatshme brushat e holla, te rrumbullaketa, nderkaq per floke te gjate brushat me te mira jane ato te gjera.


20. Provo qe sa me pak t'i ngarkosh floket me karfica dhe me llastike, sepse kur jane te lira, me lehte marrin fryme dhe jane me te shendosha.

Miqte e flokeve

• Krehrit me dhembe te medhenj
• Brushat e buta per floke
• Balsamet dhe regjeneratoret
• Mbrojtesit nga nxehtesia
• Nenqethja e rregullt.

Armiqte e flokeve


• Ekspozimi ndaj rrezeve te diellit
• Ajri i ndotur
• Ngjyrosja
• Feni i papershtatshem
• Llastiket elastike per floke
• Dietat e papershtatshme, posaēerisht ato ne te cilat shmanget ushqimi i pasur me vitaminen B, qe eshte me se e domosdoshme per floke.

KĖSHILLĖ + USHQIMI PĖR FLOKĖT


Menyja per floket te shendoshe

Sa here ke pasur rast te degjosh fjalen e urte: "Bukuria buron nga brenda!? Kjo vlen edhe per bukurine flokeve, sepse ate qe e hame (apo nuk e hame) ndikon ne pamjen e flokeve. Floket patjeter duhet te furnizohem me sasi te mjaftueshme te materieve ushqyese dhe ndertuese qe jane teper te domosdoshme per rritjen dhe cilesine e tyre. Burimet me te medha te elementeve te tilla te rendesishme gjenden ne vitaminat dhe mineralet. Andaj, kujdes te plote kushtoji ushqimit tend!

Cilat vitamina dhe minerale ndikojne ne shendetin dhe bukurine e flokeve:

• Vitamina B5: vezet, mishi, mish peshku, dritherat, tharmi
• Vitamina H: te kuqte e vezes, kerpudhat
• Vitamina A: melēia, gjalpi, vezet, karota, spinaqi, kajsia
• Vitamina C: magdanazi, lule lakra, patatja, molla, spinaqi, domatja, limoni, portokalli
• Sulfuri: peshqit e detit dhe guacat, bizelja, spinaqi
• Zinku: guacat, peshqit, mishi
• Bakri: bananet, dardhet, kumbullat, tharma e birres, kakaoja
• Hekuri: pemet e thara, spinaqi, vezet.

A E DINI SE?
- Floket tona permbajne mesatarisht 120 mije qime, nderkaq eshte e natyrshme qe ne dite te bien deri ne 100 sosh.

- Brenda nje muaji floket rriten mesatarisht gjysme centimetri - me shpejt rriten veres sesa dimrit.

- Floket ngjyre te erret perhere duken me te shkelqyeshme, nga ato ngjyre te ēelet, sepse ngjyra e erret eshte me e dendur dhe thith me shume drite.

- Frizeri nga distanca prej nje kilometri mund te zbuloje femren qe pi shume duhan, jo vetem nga aroma e flokeve por edhe nga pamja e tyre. Pirja e duhanit i than floket dhe i ben me pak te shkelqyeshme.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 163819, stampe 47 ©


Meemira.com