logo meemira.com

     

 Vetem FORUM OWNER mund te hapi tema te reja
1 Page 1 Total:1 post
-ARDI- HOME FORUMS Shoqeria shqiptare! Emigracioni
Emigracioni - 25 02 2010 - 22:12
  -ARDI-



Profili per: -ARDI-    

Foto Albumi -ARDI-   

Miqte e -ARDI-  

Forumi juaj -ARDI-   

Nuk dihen shifrat e sakta,por flitet qe sot te rregjistruara brenda kufirit shqiptar jane 4milion njerez,nga te cilet parashikohet qe 1.5milion jatojne jashte shtetit si emigrante,nje nder te cilet jam edhe une.Duke menduar arsyet pse jemi larguar dhe gjerat pozitive qe te sjell emigracioni,po te mendosh thelle me ne brendesi gjerat negative jane akoma me te medha.
Nje nder keto eshte asimilimi i shqiptareve jashte shtetit.

Po ju sjell nje shembull:
Hebrejt kane 2000 vjet qe jetojne si emrigrante neper bote por edhe sot e kesaj dite ato ruajne traditat gjuhen dhe kulturen e tyre
.Krejtt ndryshe ndodh me shqiptaret......eshte per te ardh turp qe edhe pse ne angli skane me shumese 20 vjet edhe gjen femije shqiptare 10-15 vjecare qe sdine te flasin shqip,edhe pseprinderit tyre kane lindur e rritur ne shqiperi,edhe pse ato vet shkojne cdo vere ne shqiperi per pushime.Kur kjo gjeneratte e pare e lindur jashte shtetit sdine shqip ,,cfare do themi per gjeneratate dyta apo treta?
Doja lejoni nje gje vetes tuaj nese neser do beheni me femije?
Ju qe keni femije jashte shtetit keni bere te pamunduren qe femijet tuaj te flasin shqip?
Keni menduar qe nje dite do ktheheni ne vendin tuaj?
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
  ricco

ricco


Register: 26 01 2007
From: Macedonia
Points: 559
http://zeripress.com/?p=1056


Shperngulja Masive nga Kumanova-Termet per Shqiptaret!

Modifikimi i fundit ne Sunday, 21 February 2010 12:23 Publikuar nga zeripress Sunday, 21 February 2010 12:23

Reagim i Shoqates Shqiptaro-Amerikane ne Çikago te SHBA-ve
Diaspora Shqiptare ne Amerike e ka marre lajmin e hidhur te botuar sot ne te perditshmet tona ne Kosove dhe Maqedoni, per dukurine rrenqethse dhe me dhimbje te nismes se shpernguljes masive te shqiptareve nga Kumanova me rrethine. Qe ne fillim po theksojme se mergimi nuk eshte parajse. Kush po luan me fatin e shqiptareve ne Kumanove, qe kinse ne emrin e liberalizimit te vizave me Europen, ne heshtje dhe me skenaret e koridoreve te Gligorovit dhe te buzeqeshjes” demokratike” te Nikolla Gruevskit, po zbrazet toka, konaku, shkolla, livadhi, abetarja, xhamija dhe i tere shpirti i kombit tone!

Pse po niseni ne kete udhe te veshtire jete…?

Ka kohe qe e kemi veneruar se pozita e kombit shqiptare ne Maqedoni sa po vjen e po behet edhe me e rende. Shkaku-pasoje i ngecjes se zhvillimit ekonomik dhe te prespektives sidomos per te rinjte. Kete e kemi te qarte sot e gjithditen. Dhe, si rrjedhoje e gjithe kesaj eshte edhe mosangazhimi i subjektit politik shqiptare ne Maqedoni, qe tash e sa vjet, me shume po merret me “problemet e politikes se holle” (!) duke i qendruar besnik koalicioneve politike me regjimin maqedonas ne Shkup dhe rreth tij. Ne kete udhetim, politika shqiptare e ka harruar popullin e vet dhe, ku me shume e ku me pak, problemin e tij ajo e shikon vetem me shpine mbrapa…!

Ishte plot dhimbje lajmi qe mori dhene se si djelmenia shqiptare ne Kumanove po shet si thuhet tere pasurine e nuset e reja edhe stolite prej ari per te marre udhen e mergimit, qe po e themi me plot goje se ne token e huaj as dielli nuk do t’ju ngrohe me rrezet e veta, ndonese do te jeni per tere jeten lume NJERËZ TË HUAJ. Ky eshte “ liberlaizimi i vizave” per shqiptaret ne Kumanove…?!! Gjate historise, regjimet serbe te Nikolla Pashiqit, te Rakoviqit, skenaret e Akademise se Shkencave Serbe, te Qubolloviqit, te Andriqit, te Qosiqit dhe te Kishes Artodokse Serbe ne Beograd, Shkup, Athine e gjetke kishin te benin po me kete udhe te dhimbjes dhe te ndarjes nga Toka, Gjuha dhe Flamuri Shqiptar! Pse po niseni ne kete udhe te dhimbjes?A keni menduar mire se shkuarja juaj ne qendrat Europiane nuk do te jete zgjidhje e mire ashtu si keni menduar ne emrin e “liberlizimit te vizave” qe regjimi i Nikolla Gruevskit po e realizon tash pas njeqind vjet te luftes dhe te rezistences se kombit shqiptare per te qendruar ne token e vet, me nje heshtje e besa me skenaret e “demokracise” qe nje dite kjo pjese jona shqiptare ne Maqedoni do te mbetet si e shkrete panjeri…!!!

Njeqind vjet lufte e gjak per lirine e Kombit Shqiptare. Njeqind vjet lufte pajada nder breza per lirine dhe pavaresine e Kosoves martire. Ku po shkoni ne kete udhe te dhimbjes dhe jo te shpetimit, ju themi ne emrin e Zotit, ne emrin e Tokes, ne emrin e Flamurit dhe te Djepit te Ninullave tona te Nenlokeve Shqiptare! Mos u nisni ne kete udhe qe nuk do te jete shpetimi juaj. Mos u nisni se edhe ne Kumanove, me shekuj nder brezat e kombit qe kane pasur edhe me te rende jeten se sa ju, ata nuk e leshuan dhe nuk jane shperngulur perkunder dhunes dhe te sakrificave te pushteve te egra serbo-sllave dhe maqedonase…! Ata mbeten ketu ne Kumanove dhe gjithandej Tokes se Ilirides Shqiptare deri ne amshim! Edhe me keq kur degjon njeriu se si nuset e reja ne Kumanove po e shesin arin (stolite e nuserise) per te marre nje bulete udhetimi nje drejtimshe per ne Europe.


Per ju o bij shqiptare, ju nuset e reja qe Kombi dhe Atdheu Shqiptare priste ne djepin lulet me te mira per jeten, ju po e beni gati si ne aktin e nje tradhetie per t’ia kthyer shpinen Atdheut dhe Kumanoves. Diaspora Shqiptare ne Amerike, tash e pesedhjete vjet ka bere aktivitet kombetar per Kombin dhe Atdheun Shqiptare. Edhe kafshaten e bukes qe me shume mund e lot malli e ka ndare vetem e vetem Kombi dhe Atdheu yne te jetoje i lire dhe ne vete si Komb i barabarte me te tjeret. Per kete me mburrje e sakrifice e benin per Kosoven martire dhe per Kumanoven me rrethine dhe gjithandej tokave shqiptare…

Ne Çikago te Amerikes, Grate Shqiptare i hoqen stolite prej ari per ti bere plumba per Lirine e Kosoves…!

Kur pushka dhe kushtrimi per Liri i Adem Jasharit, erdhi nga Drenica heroike, Grate Shqiptare ne Çikago te Amerikes i hoqen stolite prej ari per t’i bere plumba per luften per Liri, Demokraci dhe Shtet te Pavarur te Kosoves. Ne kete lufte per Lirine e Kosoves, Kushtrimit te Drenices se Adem Jasharit, iu pergjegj Komandant Kumanova-Ismet Jashari. Ai e pati lane Zvicren dhe erdhi per te vdekur si vdesin burrat e Kombit Shqiptare per Lirine e vet. E nuset e reja ne Kumanove, sa me dhimbje po e themi, po e shesin tash arin per te marre udhe gyrbeti dhe ne token e huaj…! Ndaluni, pra, e mendoni mire se ku ju qete kjo udhe pa udhe, qe dikush ne Maqedoni do ti ferkoje duart nga gezimi. Ate qe nuk e bene pushteti sllavo-komunist serbo-maqedonas per shfarosjen e shqiptareve dhe te shpernguljes se tyre ne Anadoll (Marreveshja sekrete e Titos ekziston edhe sot), kete po e bene kabineti i Nikolla Gruevskit dhe koalicionisti Ali Ahmeti me BDI-ne e tij qe per “sukseset dhe perspektiven” shqiptare ne Maqedoni ai po e mbane pallton kriheve dhe me nje thuper prej thane po i shkund pantollanat (!!!!).

Nje shembull rrenqethes per jeten ne mergim…

Ne udhetimin e dhimbjes per ne bote kemi shume shembuj rrenqethes. Po ua rrefejme ne menyre qe te keni ne mendje se kah do t’ia mbani…? Nje bashkvendas yni shqiptar nga Maqedonia (…), kishte lene Token, Vendlindjen, Pasurine e vet qe ia kishte ruajtur nder vite babe e babgjysh dhe kishte shkuar ne nje qytet te Europes. E dini se çfare i ndodhi shqiptarit qe shkoj per te jetuar ne token e huaj? Atij, ne ate vend iu besua puna me e ndyet ndonjehere ne jeten e tij per te punuar ne ruajtjen e derrave (!!!). Dhe, kjo udhe mergimi, sigurisht do t, ju bezdis edhe juve o djelmeni shqiptare e Kumanoves.

Permes ketij Reagimi, Shoqata Shqiptaro-Amerikane ne Çikago te SHBA-ve ju bene thirrje te gjitha isnstitucioneve demokratike shqiptare ne Maqedoni: Mesuesit, profesoret, studentet e Universitetit ne Tetove, udheheqesit e Pushtetit Lokal, Xhamite Shqiptare, Bashkesine Islame ne Shkup, Deputetet e gjithe spektrit politik shqiptare, sportiste, kengetare, shkrimtare, etj
qe sa me pare te kordinojne aktivitetin politiko-kombetar ne Kumnove dhe ne te gjitha mjediset shqiptare ne Maqedoni per parandalimin e shpernguljes masive te njerezve tane e sidomos te brezit te ri, qe ne keto rrethana te renda jete, po kerkojne” shpetim” rrugeve te Europes dhe botes.

Ne kete nisme te Shqotes Shqiptaro-Amerikane, Jo Shperngulje te Shqiptareve nga Toka e tyre, po e japim lajmin e dhimbshem se sot na eshte konfirmuar se duke kaluar kufirin Meksiko-Amerikan jane vrare kater te rinje shqiptare nga Kosova! Edhe ata, sikurese edhe ju djelmenia shqiptare e Kumanoves kishin marre kete udhe te dhimbjes dhe te vdekjes per te gjetur “shpetimin” larg Atdheut Shqiptar!

Edhe njehere, bashkohuni me Shoqaten Shqiptaro-Amerikane ne Çikago: Jo Shperngulje Masive nga Toka Jone, ku edhe Dielli, edhe Zoti do te jene me ne! Edhe ne Kumanove ka jete per ju! Jo sherbetore te derrave neper shtallat evropiane dhe pastrues rrugesh dhe pa asnje vlere!








http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3397.html
 
     04 03 2010 (11:01)
Pages     Key     1 Page 1 Total:1 post