logo meemira.com

     

 
3 Page 1  2   3  Total:28 post
Dr.RONI HOME FORUMS Festat Kombetare Shqiptare 28 NENTORI - 1912 - PAVARESIA E SHQIPERISE
28 NENTORI - 1912 - PAVARESIA E SHQIPERISE - 28 11 2012 - 11:27
  Dr.RONI



Profili per: Dr.RONI    

Foto Albumi Dr.RONI   

Miqte e Dr.RONI  

Forumi juaj Dr.RONI   

Me 28 nentor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin nė Vlore dhe shpalli pavaresine e Shqiperise.

Ismail Qemali - Shpallja e pavarsisė
28 nėntor, 1912
U kthye me bashkėpunėtorėt e tij nė Shqipėri nga Trieste pėr nė Durrės e mė tej pėr nė Vlorė. Nė Vlorė kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombėtar[3] qė shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912, ku ndėr Burrat e fortė erdhėn Isa Boletini, Mehmet Pashė Deralla, Dedė Gjo Luli dhe Sali Butka. U caktua kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme.

Nė politikėn e brendshme dhe tė jashtme tė qeverisė kombėtare u tregua i prirur pėr kompromise me ēifligarėt, pėr tė pėrfituar nga ndikimi qė gėzonin kėta nė shtresat e pasura e tė mesme, por edhe i vendosur pėr demokratizimin e jetės sė vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonėse nė kushte shumė tė vėshtira tė brendshme e tė jashtme, mori njė varg masash nė fushėn e ekonomisė, tė ndėrtimit shtetėror dhe tė kulturės kombėtare qė hapnin rrugėn e zhvillimit demokratik tė atdheut. Mbrojti pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit dhe pranė kancelarive tė Fuqive tė Mėdha tė drejtat e ligjshme tė popullit shqiptar, tėrėsinė territoriale tė vendit. Me politikėn e tij ngjalli kundėrshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti pėrplasje edhe nga bejlerė brėnda familjes sė tij.

Por munguan pėrfaqsues nga Ēamėria e nga Labėria. Nga tėrheqja e trupave nė mėnyrė spontane nga fronti mes Meēovės e Bezhanit me urdhėr tė oficerėve, ēoj nė masakrimin e 4,500 trupave shqiptare,- tė marrė nizamė. Nga ky ekzekutim i dezertorėve me urdhėr tė Xhavit Pashės, shifėr qė ca burime e ēojnė deri nė 7,000 djem, u humb njė pjesė e madhe e djalėrisė sė jugut me njė manovėr tė ēuditshme e njėkohėsisht fodulle, qė ushqehet me idenė se mes mbretit Jorgji e Ismail Qemali kishte njė plan, nga i cili andartet greke do merrnin gjithė jugun.

Me vendim tė kėtij Kuvendi u emėrua kryeministri i parė i Shqipėrisė, dhe ushtroi pushtet simbolik nė njė pjesė tė vogėl tė vendit pasi pjesa mė e madhe ishte pushtuar nga hordhitė serbo‑malazeze dhe greke. Dha dorėheqjen mė 22 janar 1914 pas tė ashtuquajturit komplot tė Beqir Grebenesė[5] dhe pushtetin ia "dorėzoi" Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Pas kėsaj u largua nga Shqipėria pėr nė Nicė tė Francės, pėr t`u kthyer disa muaj mė pas e pėr t'u larguar sėrish nė Itali. Vdes nė rrethana tė dyshimta nė Peruxhia tė Italisė mė 24 janar 1919.








  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
  Dr.RONI

Dr.RONI


Register: 25 10 2004
From:
Points: 1554
100 Vjetori i Shpalljes se Pavarsise

http://www.meemira.com/53/community-show/19/1331/100%20Vjetori%20i%20Shpalljes%20se%20Pavarsise.html

Nė fillim, do doja tė theksoja se viti 2012 shėnon 100-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, njė ngjarje e rėndėsishme historike qė do tė festohet gjėrėsisht nga kombi shqiptar. Ne u jemi mirėnjohės popujve dhe kombeve, ku Rumania zė njė vend tė veēantė, qė mbėshtetėn dhe pėrkrahėn pėrpjekjet dhe sakrificat e mėdha tė shqiptarėve pėr liri dhe pavarėsi. Pėr kėtė qėllim, me rastin e 100-vjetorit, sė bashku me institucionet rumune dhe shoqatat e shqiptarėve, do tė organizojmė njė sėrė aktivitetesh tė rėndėsishme shkencore, kulturore, artistike etj.

Ky pėrvjetor, do tė pėrkujtohet nga populli dhe kombi shqiptar, nė njė moment tė rėndėsishėm politik, ekonomik e social. Republika e Shqipėrisė ka shėnuar progres tė dukshėm dhe ėshtė shumė afėr realizimit tė objektivave tė saj strategjike dhe kombėtare. Shqipėria ėshtė sot njė vend modern evropian me institucione demokratike dhe tė zbatimit tė ligjit, vend i fjalės sė lirė, zgjedhjeve tė lira, respektimit tė plotė tė tė drejtave tė minoritetit dhe tolerancės fetare tė shkėlqyer. Shqipėria po dėshmon se pėr individin, shoqėrinė dhe kombin, nė tėrėsi, liria ėshtė nje pasuri e pazevendėsueshme.



Sot, Shqipėria ėshtė anėtar i NATO-s dhe kontribuon denjėsisht pėr paqen e stabilitetin nė rajon e mė gjerė, si dhe punon me vendosmėri pėr integrimin europian.Shqiptarėt lėvizin pa viza nė mbarė Europėn, duke respektuar plotėsisht procedurat dhe raportet e deritanishme janė pozitive.Numri i qytetarėve tė huaj qė kanė vizituar Shqipėrinė si turistė apo qėllime tė tjera vitin e kaluar arriti nėmbi 3.5 milion.

Shqipėria ka demonstruar njė stabilitet makro-ekonomik dhe njė rritje ekonomike tė vazhdueshmė pozitive, pavarėsisht krizės finaciare botėrore. Shqipėria ėshtėvendi me barrėn fiskale mė tė ulėt nė Europė, ku aplikohet taksa e sheshtė 10 pėrqind, si dhe ku ėshtė vendosur njė sistem efikas dixhital, “One Stop Shop”, pėr regjistrimin e bizneseve, pėr lejet dhe licencat. Prokurimet publike bėhen 100 pėr qind nė mėnyrė elektronike.Potencialet turistike tė zonave bregdetaredhe malore janė tė jashtėzakonshme.Shqipėria pėrveē pozitės sė saj gjeografike, klimės dhe bukurive natyrore, dallohet dhe pėr trashėgiminė e pasur historike e kulturore.Shqipėria ofron njė ambient miqėsor dhe tėrheqės pėr bizneset, ivestitorėt e huaj dhe pėr turistėt.Gjej rastin tė ftoj investitorėt e huaj qė tė konsiderojnė investimet nė Shqipėri.

Pėr vitin 2012, objektivi madhor kombėtar pėr Shqipėrinė mbetet integrimi nė Bashkimin Europian. Shndėrrimi nė realitet i ėndrrės sė shqiptarėve – “Shqipėria, vend i Zhvilluar”,- ėshtė njė tjetėr objektiv madhor. Shqipėria ėshtė gjithashtu e angazhuar tė prodhojė 100 pėrqind energjinė e rinovueshme nė vend nė njė tėardhme tė afėrt. Objektiva tė rėndėsishme mbeten vazhdimi i pėrpjekjeve pėr thellimin e dijes, si dhe kujdesi i vazhdueshėm pėr shėndetin e qytetarėve. Shqipėria nė moshėn dixhitale ėshtė objektivi tjetėr mė madhor dhe mė ambicioz i Qeverisė shqiptare. Shqipėria synon gjithashtu qė brenda dy viteve tė ardhshme, tė arrijė tė ketė rrjetin rrugor mė tė ri e mė modern, i cili do t’u mundėsojė qytetareve shqiptarė, vizitorėve e investitorėve tė huaj tė udhėtojnė lehtėsisht nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė.

Konstatojmė se tė gjithė vendet e rajonit flasin me njė gjuhė, atė tė integrimit europian.Vendet e Ballkanit Perėndimor kanė bėrė progres tė dukshėm dhe tė konsiderueshėm nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė BE. Shqipėria ėshtė gjithashtu pjesė e rėndėsishme e kėtij progresi, e kėsaj rrjedhe pozitive drejt Evropės.Nė kėtė kontekst, ėshtė me shumė rėndėsi qė perspektiva europiane e vendeve tona tė vazhdojė tė mbetet nė krye tė axhendės evropiane dhe qė dyert e Bashkimit Evropian tė mbeten tė hapura.

Pranimi i Shqipėrisė dhe Kroacisė nė Aleancė do tė pasohet sė shpejti nga anėtarėsimi i gjithė vendeve tė tjera tė rajonit, pėrfshirė dhe shtetin e ri tė Kosovės. Shqipėria beson fuqimisht se shtrirja e NATO-s nė Ballkan, nė thelb, ėshtė shtrirje, zgjerim i hapėsirave tė lirisė, stabilitetit e sigurisė.Politika e dyerve tė hapura tė NATO-s ėshtė e vetmja politikė e drejtė dhe realiste, me pėrfitim tė ndėrsjellė, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si pėr NATO-n, ashtu edhe pėr vetė vendet qė aspirojnė pėr t’u integruar nė tė.

Shqipėria ka marrėdhėnie tė shkėlqyera me fqinjėt e saj tė drejtpėrdrejtė dhe nė tėrėsi me vendet e rajonit dhe ka vullnet tė plotė pėr konsolidimin mė tej tė kėtyre marrėdhėnieve. Shqipėria ka aktualisht njė vend tė rėndėsishėm pėr sigurinė, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Evropės, si dhe ėshtė e vendosur tė rrisė kėtė rol dhe kontribut, pėr tė garantuar stabilitet politik dhe ekonomik rajonal. Ajo kurrė nuk ka rreshtur sė promovuari integrimin rajonal pėrmes krijimit tė infrastrukturės sė pėrbashkėt rajonale dhe heqjes e tė gjitha barrierave kufitare pėr tė siguruar lėvizjen e lirė tė personave, mallrave dhe kapitalit. Pėr kėtė qėllim, Shqipėria jo vetėm qė ka hequr vizat me tė gjitha vendet e rajonit, por me njė pjesė tė tyre qarkullimi i qytetarėve bėhet vetėm me karta identiteti, si dhe po punon intesivisht qė kjo mėnyrė lėvizjeje tė bėhet me tė gjitha vendet.

Progres tė konsiderueshėm pėr integrimin europian po bėn dhe shteti mė i ri i Europės, Republika e Kosovės qė, mė 17 shkurt 2012, kremtoi 4 vjetorin e pavarėsisė. Ky pėrvjetor e gjeti Republikėn e Kosovės nė fazėn e pėrmbylljes sė pavarėsisė sė mbikqyrur dhe tė funksionimit si shtet i pavarur e sovran. Jam i bindur se kjo do tė shėrbejė si njė motivim i shtuar pėr njohje tė reja dhe pėrshpejtimin e proceseve integruese tė Kosovės, qė tashmė kanė nisur me hapjen zyrtare tė procesit tė dialogut pėr liberalizimin e vizave nė hapsirėn Schengen. Kosovės i janė shtuar miqtė dhe partnerėt kudo nė botė, ėshtė njohur nga rreth90 shtete dhe po ecėn e sigurtė nė rrugėn pėr t’u bėrė pjesė e familjes sė madhe tė Kombeve tė Bashkuara.Shqipėria mbėshtet njohjen e mėtejshme tė shtetit tė pavarur tė Kosovės, pasi ėshtė e bindur se ēdo njohje e re ėshtė kontribut nė forcimin e paqes, sigurisė e stabilitetit nė rajon e mė gjėrė.

Marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Rumanisė janė shumė tė mira, me lidhje historike e miqėsore midis dy popujve tanė dhe me bashkėpunim aktual tė shtrirė nė tė gjitha fushat. Rumania ėshtė aleate e Shqipėrisė nė kuadėr tė NATO-s dhe njė partner i rėndėsishėm nė rrugėn e saj drejt integrimit nė Bashkimin Europian.

Marėdhėniet miqėsore fillojnė qė nga fundi i shekullit tė 19-tė, kur Rumania u bė shtėpia e Rilindasve tanė, duke dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė pėrgatitjen dhe shpalljen e pavarėsisė. Kėto marrėdhėniet vazhduan traditėn dhe rrugėn e tyre tė konsolidimit, duke arritur pikėn kulmore me nėnshkrimin e Traktatit tė Miqėsisė midis dy vendeve tona, nė vitin 1994. Nė memorjen e tė dy popujve tanė janė skalitur emrat e personaliteteve tė shquara si Elena Gjika (Dora D’Istria),Viktor Eftimiu, Nicolae Iorga, e shumė tė tjerė. Shqiptarėt kujtojnė dhe ngjarje tė tjera tė rėndėsishme qė po ashtu lidhen me Bukureshtin, shtatorin e vitit 2006, ku nė Bukuresht, Shqipėria bėhet anėtare e Organizatės Botėrore tė Frankofonisė dhe Samitin e Bukureshtit, prill 2008, ku Shqipėria mori ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO.

Rumania ka mbėshtetur anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe procesin e liberalizimit tė vizave pėr shqiptarėt nė zonėn Schengen. Pėr mė tepėr, mjaft personalitete tė larta rumune qė kam takuar mė kanė konfirmuar se Rumania do tė tė mbėshtesė Shqipėrinė gjatė procesit tė integrimit nė BE dhe pėr kėtė shprehim mirėnjohjen tonė tė veēantė. Nė kontekstin e kėtyre marrėdhėnieve, synojmė thellimin mė tej tė gjithė spektrit dypalėsh tė bashkėpunimit, si dhe mbajtjen hapur tė dialogut politik tashmė shumė tė mire.

Midis dy vendeve tona janė nėnshkruar tė gjitha dokumentet qė rregullojnė bashkėpunimin dypalėsh, duke pėrfshirė edhe Traktatin e Miqėsisė. Nė kėtė drejtim, luan njė rol tė rėndėsishėm dhe komuniteti shqiptar nė Rumani, i cili, sigurisht, ėshtė shndėrruar nė njė urė nė mes tė dy vendeve tona. Shqipėria ėshtė e angazhuar pėr zgjerimin e kėtyre marrėdhėnieve, sidomos ekonomike, por edhe tė kontakteve institucionale midis strukturave tregtare dhe ekonomike, nė mes tė Dhomave tė Tregtisė, forumeve tė biznesit, agjensive turistike etj.
 
     28 11 2012 (11:27)
  Dr.RONI

Dr.RONI


Register: 25 10 2004
From:
Points: 1554
Xhamadani vija vija (Proud to be Albanian) - Iliret Kenga Origjinale

 
     19 11 2012 (12:24)
  Dr.RONI

Dr.RONI


Register: 25 10 2004
From:
Points: 1554
URIME FESTEN E FLAMURIT PAVARSIA E SHQIPERISE 1912
 
     19 11 2012 (12:23)
  Dr.RONI

Dr.RONI


Register: 25 10 2004
From:
Points: 1554
 
     25 11 2011 (19:58)
  PRIDE

PRIDE


Register: 28 01 2010
From: Albania
Points: 197
Divine e ke kthyer pergjigjen sot,se mbrem kishe frike tiiiiiiiii
se ishin te dy badigardet,a ti ti thua qe je trime


Une po qe jam trime,se me ka vene Roni me forcat speciale te Shqiperise,
dhe kembe gjermani nuk kam lene



Ps// Na fal kusuret o Roni,se nje here ne kaq kohe del c'do kush nga natyra e vet.
Megjithese per Shqiperine po flasim.
 
     01 12 2010 (14:01)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
PRIDE ka thene me pare:
Divine ka thene me pare:
PRIDE ka thene me pare:
Divine e sigurt qe ish gjerman Nga lumi apo nga deti
PRIDE-56|Data:30 11 2010 -18:51|post:31635|


he mi se nga mocionet e bera lumit po ishte bashku deti me lumin e ishte buze oqeanit
Divine-302|Data:30 11 2010 -18:55|post:31638|


Kemi oqean ne,ku kemi oqean



Ps//Une kur bashkohem me ty i nxjerim temat jash orbite,na griu Roni
PRIDE-56|Data:30 11 2010 -18:57|post:31643|


e kemi Ronin astroanout i fut ne orbit prap po he mos e vrit mendjen
 
     01 12 2010 (11:12)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
-ARDI- ka thene me pare:
O goca keni tema te chit-chatit sa te doni qe te beni shaka
-ARDI--17|Data:30 11 2010 -19:00|post:31647|


Ja Pride ku qeka gjermani
 
     01 12 2010 (11:08)
  Mice

Mice


Register: 01 03 2010
From:
Points: 998
-ARDI- ka thene me pare:
O goca keni tema te chit-chatit sa te doni qe te beni shaka
-ARDI--17|Data:30 11 2010 -19:00|post:31647|


u bezdise ti kshu??
 
     01 12 2010 (11:05)
  -ARDI-

-ARDI-


Register: 14 07 2005
From:
Points: 3835
O goca keni tema te chit-chatit sa te doni qe te beni shaka
 
     30 11 2010 (19:00)
  PRIDE

PRIDE


Register: 28 01 2010
From: Albania
Points: 197
Divine ka thene me pare:
PRIDE ka thene me pare:
Divine e sigurt qe ish gjerman Nga lumi apo nga deti
PRIDE-56|Data:30 11 2010 -18:51|post:31635|


he mi se nga mocionet e bera lumit po ishte bashku deti me lumin e ishte buze oqeanit
Divine-302|Data:30 11 2010 -18:55|post:31638|


Kemi oqean ne,ku kemi oqean



Ps//Une kur bashkohem me ty i nxjerim temat jash orbite,na griu Roni
 
     30 11 2010 (18:57)
Pages     Key     3 Page 1  2   3  Total:28 post