logo meemira.com

     

 
0 Page Total:0 post
Dr.RONI HOME FORUMS Poker mania ne Shqiperi Si te luajme poker online - Mania e pokerit online
Si te luajme poker online - Mania e pokerit online - 09 04 2010 - 22:18
  Dr.RONI



Profili per: Dr.RONI    

Foto Albumi Dr.RONI   

Miqte e Dr.RONI  

Forumi juaj Dr.RONI   

Mania e pokerit online, joshja nga misteri dhe fitimi. Loja qė mbledh nė njė tavolinė njerėz nga vende dhe kombėsi tė ndryshme. "Fiksimi" i Manjola Sopikut


Nėse bashkėmoshatarėt e saj do tė jenė duke qėndisur pajėn pėr martesė, ajo ėshtė duke "luftuar" pėr tė fituar ēipsat e radhės nė lojėn e pokerit. Ėshtė dashuria mė e fundit e Manjolės, vajzės sė diplomuar pėr Histori nė vitin 2007. Bionde, sytė ngjyrė ulliri, e shpenguar nė veprime e nė tė folur. Aktualisht punon nė njė kompani private qė nuk ka lidhje me studimet qė ka pėrfunduar. Ndėrsa jeta e rrėmben nė pėrditshmėrinė e saj, diēka tjetėr ka filluar t'i "hajė" shumė kohė, pasioni pėr tė marrė sa mė shumė ēipsa pas vetes. E ka filluar si lojė, por ja qė tashmė ėshtė kthyer nė mani qė zor tė shkėputet mė nga ajo. Madje, i ėshtė bėrė si vakt buke, pa "dozėn" e sė cilės nuk bėn dot asgjė. Pasioni pėr pokerin ka filluar me shoqėrinė, ka vazhduar duke luajtur nė internet dhe tani tundimi shkon mė tej. Ku? Aty ku janė kazinotė dhe hidhet milionat! Ajo qė e tundon Manjolėn tė "hapė" derėn e fatit ėshtė njė karakteristikė qė ajo i ka vėnė re vetes, por qė njė gjė tė tillė ia kanė venė nė dukje edhe tė tjerėt. 23-vjeēar-ia ka shumė fat nė lojė! "Jam njeri me fat, kėtė e kam kuptuar por edhe jam habitur me veten herė pas here".
Ajo na tregon fillimet e saj nė lojėn e pokerit: "Para dy vitesh nė fundin e studimeve ishte koha e ekspeditave qė zhvillonte departamenti i Historisė nė Universitetin e Tiranės. Nisi si shaka, por qė ambicia qė kam unė pėr tė fituar vetė mė bėri tė rrija mė orė tė tėra me miqtė e mi me dėshirėn pėr t'i mposhtur ata nė lojė". Dhe jo vetėm poker... tavull, xhol, 31-ish, murlan. Duke folur me pasion pėr lojėrat e saj tė preferuara, Manjola na rrėfen edhe faktin se ėshtė tip bixhozxhie. E kam tė trashėguar nga familja shprehet ajo, im atė luan shumė dhe ėshtė i zoti nė lojėrat e bixhozit. Ndėrsa tani gjėrat kanė evoluuar. Atė mund ta gjesh nė pesė tė mėngjesit para kompjuterit duke luftuar me njė Avganistranas apo Bullgar e me ēfarė do lloj kombėsie pėr ēipsat e radhės. Dhe tė gjithė kėto bėhen nė internet. Manjola ėshtė lojtare e rregullt nė kėto faqe dhe nuk bėnė mungesa. Kombėsitė e miqve tė saj lojtar janė nga mė tė ndryshmet dhe nga e gjithė botė. Pėr sa i pėrket preferencave. Mė me qejf ka tė luaj me Italianėt, pasi janė mė tė qetė. Fakti qė je femėr ta vėshtirėson pak punėn, por po dite t'ia tregosh vendin nuk e ke aspak tė vėshtirė thotė ajo. E veēantė e kėsaj lojė ėshtė se ti mund tė luash me persona tė kombėsive tė ndryshme qė nė tė njėjtėn kohė kanė tė njėjtin mendim si ti. Ndėrsa i kėrkojmė personazhit tonė njė foto tė sajėn, kundėrshton, duke pranuar tė jetė vetėm nė profil. Eh, ja dhe njė kompleks.
"Sė fundmi janė tė shumtė miqtė e mi qė mė nxisin tė futem nė kazino, pasi mė thonė qė kam shans. Unė shkoj shumė rrallė dhe kur shkoj nuk luaj mė shumė tė mėdha lekėsh. Por, tė them tė drejtėn me tundon ai ambient misterioz nė dhomat e pokerit ku luhet pėr miliona. Nga ana tjetėr ėshtė i vėrtetė fakti qė kam fat, pasi shpesh kam fituar. Nuk dua tė abuzoj mė kėtė pjesė, mė duket e rrezikshme", pohon Manjola. Kur e pyesim, nėse e ka parė ndonjėherė kėtė si humbje kohe? Nuk e prish shumė terezinė. Me pėlqen dhe kaq thotė ajo. Ėshtė diēka qė mė ngre adrenalinėn dhe argėtohem pa masė. E di qė mund tė jem ndryshe nga tė tjerat, po kjo nuk do tė thotė asgjė. Atė e kap ora 5 e mėngjesit duke luajtur para kompjuterit. Nė fjalorin e saj fjalėt mė tė reja janė ēipsa, tė gjithė numrat na 2-shi e deri tek As-i.

Poker Online
Pokeri online ėshtė bėrė njė nga lojėrat mė tė popullarizuara vitet e fundit. Pjesė e mirė e poker-it nė internet ėshtė se lojtarėt qė duan tė luajnė atė vetėm pėr argėtim mund ta bėjnė kėtė pa investuar para tė vėrteta. Kjo lojė tani ėshtė njė nga industritė mė fitimprurėse online. Operatorėt kanė investuar miliona dollarė pėr zhvillimin e softwerave e me kėto ritme dhe etje qė kanė njerėzit, duket se ia kanė arritur qėllimit.

Rregullat
Loja poker luhet nė shumė forma, por ajo mė e luajtura nė botė ėshtė "Texas Holdem". Synimi i lojės ėshtė tė fitosh ato para qė investohen nė njė pot tė pėrbashkėt. Loja luhet me dy letra pėrmbys dhe me pesė letra tė pėrbashkėta. Gjithsej ka katėr raunde tė bastit. Lojtari me pesė letra mė tė mira e fiton potin. Tė gjitha aksionet zhvillohen nė drejtim tė akrepave tė orės.s

Nga Shekulli.
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
Pages     Key     0 Page Total:0 post