logo meemira.com

     

 
0 Page Total:0 post
Dreams HOME FORUMS Poker mania ne Shqiperi Si te luajme poker online - Mania e pokerit online
Si te luajme poker online - Mania e pokerit online - 09 04 2010 - 22:18
  Dreams



Profili per: Dreams    

Foto Albumi Dreams   

Miqte e Dreams  

Forumi juaj Dreams   

Mania e pokerit online, joshja nga misteri dhe fitimi. Loja qe mbledh ne nje tavoline njerez nga vende dhe kombesi te ndryshme. "Fiksimi" i Manjola Sopikut


Nese bashkemoshataret e saj do te jene duke qendisur pajen per martese, ajo eshte duke "luftuar" per te fituar šipsat e radhes ne lojen e pokerit. ╦shte dashuria me e fundit e Manjoles, vajzes se diplomuar per Histori ne vitin 2007. Bionde, syte ngjyre ulliri, e shpenguar ne veprime e ne te folur. Aktualisht punon ne nje kompani private qe nuk ka lidhje me studimet qe ka perfunduar. Ndersa jeta e rremben ne perditshmerine e saj, diška tjeter ka filluar t'i "haje" shume kohe, pasioni per te marre sa me shume šipsa pas vetes. E ka filluar si loje, por ja qe tashme eshte kthyer ne mani qe zor te shkeputet me nga ajo. Madje, i eshte bere si vakt buke, pa "dozen" e se ciles nuk ben dot asgje. Pasioni per pokerin ka filluar me shoqerine, ka vazhduar duke luajtur ne internet dhe tani tundimi shkon me tej. Ku? Aty ku jane kazinote dhe hidhet milionat! Ajo qe e tundon Manjolen te "hape" deren e fatit eshte nje karakteristike qe ajo i ka vene re vetes, por qe nje gje te tille ia kane vene ne dukje edhe te tjeret. 23-vješar-ia ka shume fat ne loje! "Jam njeri me fat, kete e kam kuptuar por edhe jam habitur me veten here pas here".
Ajo na tregon fillimet e saj ne lojen e pokerit: "Para dy vitesh ne fundin e studimeve ishte koha e ekspeditave qe zhvillonte departamenti i Historise ne Universitetin e Tiranes. Nisi si shaka, por qe ambicia qe kam une per te fituar vete me beri te rrija me ore te tera me miqte e mi me deshiren per t'i mposhtur ata ne loje". Dhe jo vetem poker... tavull, xhol, 31-ish, murlan. Duke folur me pasion per lojerat e saj te preferuara, Manjola na rrefen edhe faktin se eshte tip bixhozxhie. E kam te trasheguar nga familja shprehet ajo, im ate luan shume dhe eshte i zoti ne lojerat e bixhozit. Ndersa tani gjerat kane evoluuar. Ate mund ta gjesh ne pese te mengjesit para kompjuterit duke luftuar me nje Avganistranas apo Bullgar e me šfare do lloj kombesie per šipsat e radhes. Dhe te gjithe keto behen ne internet. Manjola eshte lojtare e rregullt ne keto faqe dhe nuk bene mungesa. Kombesite e miqve te saj lojtar jane nga me te ndryshmet dhe nga e gjithe bote. Per sa i perket preferencave. Me me qejf ka te luaj me Italianet, pasi jane me te qete. Fakti qe je femer ta veshtireson pak punen, por po dite t'ia tregosh vendin nuk e ke aspak te veshtire thote ajo. E vešante e kesaj loje eshte se ti mund te luash me persona te kombesive te ndryshme qe ne te njejten kohe kane te njejtin mendim si ti. Ndersa i kerkojme personazhit tone nje foto te sajen, kundershton, duke pranuar te jete vetem ne profil. Eh, ja dhe nje kompleks.
"Se fundmi jane te shumte miqte e mi qe me nxisin te futem ne kazino, pasi me thone qe kam shans. Une shkoj shume rralle dhe kur shkoj nuk luaj me shume te medha lekesh. Por, te them te drejten me tundon ai ambient misterioz ne dhomat e pokerit ku luhet per miliona. Nga ana tjeter eshte i vertete fakti qe kam fat, pasi shpesh kam fituar. Nuk dua te abuzoj me kete pjese, me duket e rrezikshme", pohon Manjola. Kur e pyesim, nese e ka pare ndonjehere kete si humbje kohe? Nuk e prish shume terezine. Me pelqen dhe kaq thote ajo. ╦shte diška qe me ngre adrenalinen dhe argetohem pa mase. E di qe mund te jem ndryshe nga te tjerat, po kjo nuk do te thote asgje. Ate e kap ora 5 e mengjesit duke luajtur para kompjuterit. Ne fjalorin e saj fjalet me te reja jane šipsa, te gjithe numrat na 2-shi e deri tek As-i.

Poker Online
Pokeri online eshte bere nje nga lojerat me te popullarizuara vitet e fundit. Pjese e mire e poker-it ne internet eshte se lojtaret qe duan te luajne ate vetem per argetim mund ta bejne kete pa investuar para te verteta. Kjo loje tani eshte nje nga industrite me fitimprurese online. Operatoret kane investuar miliona dollare per zhvillimin e softwerave e me keto ritme dhe etje qe kane njerezit, duket se ia kane arritur qellimit.

Rregullat
Loja poker luhet ne shume forma, por ajo me e luajtura ne bote eshte "Texas Holdem". Synimi i lojes eshte te fitosh ato para qe investohen ne nje pot te perbashket. Loja luhet me dy letra permbys dhe me pese letra te perbashketa. Gjithsej ka kater raunde te bastit. Lojtari me pese letra me te mira e fiton potin. Te gjitha aksionet zhvillohen ne drejtim te akrepave te ores.s

Nga Shekulli.
  Share on FaceBook
njoftime

   01 01 1970 (01:00)
Pages     Key     0 Page Total:0 post