logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Semundja misterioze qe po vret femijet
Autor Giusi - 09 July 2012 22:41
  

Nje semundje misterioze po u merr jeten dhjetra femijeve ne Kamboxhia. Mjeket thone se pothuajse te gjithe pacientet qe paraqiten me sindromat e kesaj semundje, nderrojne jete brenda nje ose dy diteve pasi shtrohen ne spital.

Shenjat -

e para te semundjes misterioze u shfaqen para kater muajsh dhe qe prej momentit te pare te pikasur nga doktoret qe nuk kishin te benin me viruse normale te stines se shirave ne vendin aziatik, eshte perhapur me ritme te shpejta.

Semundja prek vetem femijet dhe zyrtarisht jane raportuar 66 raste dhe bilanci eshte tragjik, ne 64 raste te infektuarit kane gjetur vdekjen dhe dy rastet mbetura jane ende ne trajtim intensiv.

Perfaqesues te Organizates Boterore te Shendetesise qe bashkepunojne me autoritetet kamboxhiane thane per BBC se te gjithe te prekurit nga semundja misterioze vijne kryesisht nga provincat e jugut te vendit, i perfshire nga reshjet e dendura dhe temperatura relativisht te larta.

Ne kete periudhe te vitit, rreziqet perhapjes se epidemive ne Kamboxhia jane te medha, pasi kushteve te renduara dhe ne shumicen e provincave mungeses se spitaleve, u shtohet edhe mushkonja, faktorit kryesor i perhapjes se semundjeve ne vend.
-


Perfaqesuesit e Organizates Boterore te Shendetesise thone se jane duke studiuar virusin dhe se jane prane identifikimit edhe te kures, por per kete nevojiten testime me te thella.



(top-channel.tv)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 932, stampe 5 ©


Meemira.com