logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Europianeve u soset durimi
Autor Giusi - 12 July 2012 18:26
  

Komiteti i peste nderparlamentar BE-Shqiperi, qe po zhvillohet ne Bruksel, u ēel me ate qe Eduard Kukan e cilesoi si «nxehje» e debatit. Kreu i delegacionit europarlamentar per Ballkanin beri konstatimet dhe thirrjen e radhes per klasen politike shqi-

ptare.

Eduard Kukan, Kreu i delegacionit per Ballkanin ne PE:

"Ne kete faze kam kurajon te them se e njohim njeri-tjetrin, e madje e njohim mjaft mire. Ne u familjarizuam me skenen politike ne Shqiperi, veēantite e saj, sukseset dhe deshtimet. Ne i njohim udheheqesit tuaj dhe aftesite e tyre. 100 vjetori i pavaresise tuaj po afrohet dhe ne ketu ne Bruksel duam me te vertete shume te kontribuojme ne kete ngjarje, por per kete na
Integrimi
Berisha takon Lajcak
"Nuk ka bilete falas per ne BE"
Schultz: Statusi? Eshte heret
duhet te na ftoni me nje nje mesazh shume te shkurter telegrafik ku te shkruhet: 12 prioritetet u permbushen".

Pas nje prezantimi te gjate nga Ministrja e Integrimit, te permbushjes sipas saj te prioriteteve te ndryshme, Komisioni Europian kerkoi serish rezultate konkrete ne pak javet qe kane mbetur para publikimit te raporit te progresit ne tetor.

Majlin-

da Bregu, Ministre e Integrimit :

"Ne besojme fort se perparimi yne drejt permbushjes se 12 prioriteteve kyēe te Opinionit te fundit te Komisionit, kerkon perpjekje te verteta kombetare : nga qeveria, opozita, institucionet e perforcimit te ligjit, nga gjyqesori, qytetaret dhe nga organizatat e shoqerise civile. Por ne fund, ne nuk mund t’ia arrijme nese ju nuk besoni dhe nuk na ndihmoni me kete".

Stefano Sanino, Drejtor i Pergjithshem ne Drejtorin e Zgjerimit, KE :

"Me 3 maj, ne Parlamentin Shqiptar, Komisioneri Fyle tha se nuk ka vend per vetekenaqesi dhe as kohe per te humbur, pasi megjithe progresin mbetet ende shume pune per t’u bere dhe duhen arritur rezultate konkrete. Qellimi juaj i deklaruar eshte statusi kandidat dhe kjo kerkon perpjekje te medha te cilat duhet te bindin jo vetem institucionet europiane, Komisionin dhe Parlamentin, por edhe vendet anetare qe ne fund jane pergjegjese per vendimin perfundimtar".

I pranishem ne takim ishte edhe Drejtori per Ballkanin ne Sherbimin e Jashtem te BE-se, i cili kujtoi se vendet anetare do te shqyrtojne me shume vemendje rekomandimet e Komisionit per Shqiperine ne keshillin e dhjetorit.

Jonnas Jonson, Drejtor per Ballkanin ne Sherbimin e Jashtem te BE, EEAS :

"Per Keshillin, siē eshte thene disa here edhe ne konkluzionet e vendeve anetare, eshte e nje rendesie te stermadhe qe vemendje politike t’i jepet edhe pjeses tjeter te prioriteteve kyēe te percaktuara ne Opinionin e vitit 2010, dhe vendet anetare do te shqyrtojne serish, me shume vemendje rekomandimet e Komisionit ne kuader te Keshillit te dhjetorit. Me lini gjithashtu te theksoj se nuk ka kohe per te humbur dhe se ne presim rezultate konkrete qe do t’ju ēonin me afer qellimit tuaj kombetar".

Ndersa lajmi se reforma zgjedhore eshte afer fundit u prit me shume kujdes, debatet e parlamentareve shqiptare dhe atyre europiane, gjate dy diteve ne Bruksel vijojne per reformen parlamentare, per ekonomine, gyqesorin, te drejtat e njeriut dhe lirine e shtypit.



(top-channel.tv)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 669, stampe 8 ©


Meemira.com