logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Kriza ekonomike - Shtete e Bashkuara te Amerikes drejt falimentimit
Autor Roni - 29 ottobre 2010 19:46
  

Qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes po kalojne nje prej periudhave me te veshtira ne histori, eshte nje fakt i pranuar publikisht. Ajo qe ende eshte e veshtire te thuhet ne rruge zyrtare, e pranojne te dhenat publike te viteve te fundit, qe te ojne t-

ek perfundimi se Amerika eshte drejt falimentimit. Borxhi publik total i SHBA-ve, ai i shtetit, i kompanive dhe familjeve tashme ka arritur ne 360% te Pbb. Kujtoj ketu qe ne vitin 1929, periudhe e cila ne histori njihet si depresioni i madh, arriti ne 303% te Pbb (Prodhimit te Brendshem Bruto). Sipas sitit online amerikan usatoday, me shume se 40% e te punesuarve ne sektorin e sherbimeve, aktualisht kalojne ditet e tyre me rroga me te paktat sesa ato normale dhe gjate kesaj renieje ekonomike, ne sektorin privat jane fshire, ne tre semestrin e pare te 2010-tes, 8 milione vende pune, fare do te thote se pjesa e varfer e amerikaneve po rritet nga dita ne dite. Rreth 40% e personave me te ardhura me te pakta, perfaqsojne me pak se 1% te te mirave kombetare. Kjo krize ka nxjerre pah dhe anen e erret te Amerikes, organizatat kriminale. Sipas te dhenave nga autoritetet e policise, me shume se nje milion persona jane te lidhur me krimin e organizuar, nje numer qe eshte rritur ne krahasim me n-

je vit me pare, dhe qe eshte i destinuar te rritet.

Por le ti kthehemi perseri sektorit ekonomik te vendit. Gazeta online Smirkingchimp ne nje artikull me titull amerikan race to the bottom, (gara e Amerikes drejt fundit), shkruan se; nese ne vitin 1950 rroga e nje drejtuesi ishte 30 here me e larte sesa ajo i nje punetori me rroge te mesme; nje raport i tille nga viti 2000 e ketej, eshte 300/500 here.
Dhe ketyre te dhenave i shtohen disa shifta te tjera po kaq depresive. Rreth 40 mln amerikane perfitojne nga programi per asistencen ushqimore dhe nje shifer e tille, sipas Departamentit te Agrikultures Amerikane eshte e destinuar te rritet ne me shume se 43 milione brenda vitit 2011.

Rreth 40% e shpenzimeve luksoze realizohet nga 20% e familjeve me te pasura ne Amerike dhe rreth 75% e rritjes se te ardhurave, nga viti 2002 ne 2007 kane perfunduar ne xhepat e 1% te popullsise me te pasur te SHBA-ve. Sistemi sanitar amerikan aktualisht vuan nga nje defiit prej 150.000 mjekesh; dhe nje numer i tille, mund te rritet ne disa qindra mijera ne vitet e ardhshme.

Sektori me i goditur ne SHBA eshte padyshim ai i imobiliares. Vlera e pasurive te paluajtshme ne krahasim me 2007-ten eshte minimizuar me 40% dhe 18% e zyrave te agjensive jane te boshatisura per shkak se nuk arrijne te shesin dhe as te leshojne me qera asgje, shkruan vancouversun ne nje publikim. Gjate vititi 2009, kredite bankare per privatet jane ulur ne nivelet me te uleta qe nga viti 1942.

Qendrojme perseri tek ky sektor. Ne tre semestrin e pare te vitit 2010, jane rritur ato borxhe te cilat jane ne vonesa prej te pakten tre muaj me pagesen e kredive. Dhe per te 16-tin, 3semester me radhe vazhdon te rritet numri i atyre qe nuk jane me te rregullt me pagesat.

Perve kesaj ne 2009-ten jane rritur ne 775 bankat me probleme, e thene ndryshe 10% e bankave amerikane kane probleme. Numri i amerikaneve qe nuk arrijne te paguajne me kredite e marra nga bankat po rritet do dite e me shume. Gjate 3semestrit te pare te 2010-tes, bankat kane marre prapa rreth 258.000 pasuri te paluajtshme nga kliente qe nuk ishin te afte ta paguanin me kredine. Kjo eshte nje rritje prej 35% ne krahasim me 2009-ten.

Sot, bankat, per here te pare ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, kane kuota me te larta rezidenciale ne posedim nga ato private. Siti online cnnmoney ne nje artikull te dates 24 shkurt 2010, me titull Nearly 25% of all mortgages are underwater, (25% e pasurive te paluajtshme jane nen uje fare thote qarte se nje e katerta e te gjithe pasurive te paluajtshme te blera me kredi ne SHBA, duke filluar qe nga fundit i vitit 2009 jane 'underwater', pra vlejne me pak sesa kredia e marre per blerjen e tyre.

Per kredimarresin behet me e leverdi(s)shme heqja dore nga pagesa e kredise dhe humbja e shtepise. Per te qene me e qarte dua te jap nje shembull te thjeshte. Supozojme se kemi blere nje shtepi me nje vlere prej 200.000 dollare, ndaj te cilave 190.000 me kredi. Nese vlera e kredise, nga 200.000 qe ishte fillimisht, zbret ne 100.000, do te thote se aktualisht po paguan 190.000 per nje shtepi qe ne fakt vlen 100.000. Nuk eshte aspak e leverdi(s)shme, perkundrazi eshte me e favorshme t'i komunikohet bankes se ne fakt nuk ke me ndermend te paguash per nje shtepi qe vlen shume pak dhe ia kthen ate.
Ne SHBA tashme kjo eshte situata, qe prej fundit te vitit 2009 dhe qe perfshin te gjitha pasurite e paluajtshme te blera me kredi. Prandaj kriza duket se po rendohet gjithnje e me teper per shkak se kredimarresi duke hequr dore nga pagesa per shtepine, humbet pasurine, qe i kthehet bankave. Keto te fundit e hedhin perseri ne treg, me nje vlere tashme shume me te ulet.

Ne nivelin lokal, ne administraten shteterore dhe komunale, situata nuk eshte me e mire, perkundrazi duket se eshte perkeqesuar me shume. Ne shtetin e Kalifornias, qe ekonomikisht eshte me i rendesishmi nga te gjitha shtetet e Amerikes dhe e vetme mund te perfaqsoje ekonomine e peste boterore, papunesia eshte me e larte se 20% ne 8 konte; ne Sacramento, per shkak te krizes nje kompani ne 6 eshte mbyllur. Lajmi u dha ne sitin online http://www.facebook.com/l/90708iyuuHYsfdxrtufX0sh2utw;Sacbee.com.

E perditshmja articles.latimes shkruan se aministrata e Detroit, k/qendra antike e makinave, per shkak te defiitit te bilancit, ka hedhur ne treg bono komunale 20 vjeare, per 250 milione dollare.
Dhe ne kete shtet, shifrat flasin per nje perkeqesim te situates. Kalifornia mund te shpalle falimentimin nga dita ne dite, ashtu si dhe pjesa tjeter qe flet per nje Amerike, depresioni real i se ciles shihet jo shpesh ne media e qe gjithsesi ndodhet aty.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 18514, stampe 13 ©


Meemira.com