logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Zbulohet sistemi diellor i ngjashem me tonin
Autor Ardi - 02 febbraio 2011 20:09
  

Agjensia Amerikane e Hapesires, “NASA”, njoftoi gjate dites per zbulimin e nje sistemi diellor shume te ngjashem me Token.
Sistemi ka nje yll si Dielli, rreth te cilit qarkullojne gjashte planete, dy me pak se sistemi yne diellor. Ky sistem d-

iellor eshte quajtur Kepler-11 dhe ndodhet brenda galaksise sone.

Pese planetet e para kane nje orbite shume te afert me diellin dhe kryejne nje rrotullim te plote ne 10-47 dite. Planeti i gjashte ka nje orbite shume me te ndryshme dhe qendron shume me larg.

Grupi i pese planeteve prane yllit te Kepler-11, eshte nder me te vegjlit e zbuluar ndonjehere dhe dimensionet e tij jane te ngjashme me ato te Tokes.

Vleresimet e mases se tyre mund te ēojne ne perfundimin se planetet jane te mbeshtjelle nga gaze te lehte, pra nje lloj atmosfere. Ky rezultat, nese konfirmohet, do te thote se eshte bere hapi me i mire drejt zbulimit te nje planeti te ngjashem me tonin.

Zbulimin e madh e beri nje satelit i quajtur Kepler, te cilin NASA e ka ndertuar pikerisht me qellim qe te zbuloje planete te tjere te ngjashem me Token.

I leshuar ne hapesire ne vitin 2009, sateliti ne fjale ka arritur te zbuloje mbi 700 planete qe me pare n-

uk njiheshin, duke konfirmuar faktin se sistemet diellore jane shume te perhapura dhe jo nje rastesi sporadike, siē mendohej me pare.

Deri tani jane zbuluar ne total 258 sisteme te ndryshme diellore, shumica te perbere nga vetem nje ose dy planete. Ishte gjetur vetem nje sistem diellor me nga kater planete dhe nje me pese, prandaj zbulimi i Kepler-11, perben sistemin diellor me te madh te njohur, pas Tokes.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 31760, stampe 16 ©


Meemira.com