logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ja si te keni nje kujtese te forte
Autor Arsen - 10 febbraio 2012 09:07
  

Me poshte mund te lexoni shtate menyra te thjeshta per te forcuar kujtesen tuaj me pak sforco. Gjithēka eshte vertetuar shkencerisht. Ushtrimet jane shume te lehta, mjafton te keni deshire dhe kohe.
Shkruani
Nje prej mekanizmave kryesor-

e te kujteses eshte e ashtuquajtura kujtesa e punes. Kjo gje konsiston ne aftesine e te imagjinuarit dhe te ndryshuarit perkohesisht te informacioneve, si dhe lidhjes mes perceptimit dhe veprimit te kontrolluar. Nje kujtese pune efikase ndihmon per te mesuar, per te bere plane dhe per te logjikuar me mire. Nje menyre tjeter per rritur aftesine e kujteses se punes eshte edhe te shkruarit. Keshtu, dy ose tri here ne jave mund te uleni ne tavoline dhe te shkruani per 20 minuta ngjarjet e bukura ose te hidhura qe ju kane ndodhur. Shume eksperimente kane vertetuar se ky ushtrim eshte ne gjendje te forcoje edhe me shume kujtesen pas pese javesh.
Shihni nje peizazh ne natyre
Natyra mund te kete efekte magjike mbi ne. Te gjithe e dime, por shkencetaret i kane hyre me ne detaj ketij fenomeni dhe kane zbuluar se nje prej ketyre fakteve eshte forcimi i kujteses. Nga nje eksperiment qe u bene disa subjekteve, studiuesit vune re se duke bere shetitje ne nje kopsht botanik, kujtesa e t-

yre ishte forcuar 20% me shume se personave qe nuk kishin marre pjese ne eksperiment. Nese nuk keni mundesi te shetisni ne nje park botanik, mund te hapni dritaren e shtepise dhe te shihni larg ne horizont. Nga eksperimentet e ndryshme eshte zbuluar se edhe te shohesh natyren ka efekt per kujtesen.
Te folurit me ze te larte
Kjo eshte metoda me e lehte: nese doni te kujtoheni per diēka te veēante, kur keni shume informacione ne koke, thojeni disa here me ze te larte. Duke u bazuar te perfundimi i nje studimi, kujtesa forcohet me 10% duke i perseritur gjerat e rendesishme me ze te larte, ose duke i peshperitur me te ulet.
Meditimi (edhe pak fare)
Meditimi permireson funksionet njohese, perfshi ketu edhe kujtesen. Cila eshte koha e mjaftueshme per te medituar? Mos valle duhet shume sforco dhe praktike? Jo domosdoshmerish. Ne nje studim te koheve te fundit, disa subjekte qe kane medituar 4 here per 20 minuta, nje here ne dite, u eshte permiresuar ndjeshem kujtesa dhe humori. Ju do te pyesni se ē’lloj meditimi duhet te perdorni? Sot ne mode eshte i ashtuquajturi “mindfulness”, por edhe format e tjera te meditimit jane po aq efikase.
Imagjinoni se si do te jete performanca juaj
Thjesht duke e pyetur veten nese do te kujtohemi ose jo per diēka, forcojme kujtesen. Kjo gje funksionon si per te kujtuar gjerat qe kemi mesuar, ashtu edhe per te kujtuar ato qe do te bejme ne te ardhmen.
Perdorni trupin tuaj per te kodifikuar kujtimet…
Nuk mendojme vetem me mendje, por edhe me trup. Per shembull disa shkencetare amerikane kane vertetuar se e kuptojme me mire gjuhen e folur kur shoqerohet me gjeste. Po ashtu, gjestet mund t’i perdorim edhe per te kodifikuar kujtimet. Ne nje eksperiment ku kerkohej per te mesuar fjale japonisht, u vu re se duke bere gjeste me duar gjate mesimit i ndihmonte subjekte te fiksonin sa me shume gjera. Nje jave pas eksperimentit, subjektet qe perdornin gjeste me duar per te folur, ishin te afte te kujtonin dyfishin e fjaleve.
…dhe per te kujtuar
Qe nga momenti qe trupi eshte i rendesishem per te kodifikuar kujtimet, mund te na ndihmoje edhe per te kujtuar, dhe per t’i grupuar. Psikologet kane vene re se mund t’i kujtojme me mire ngjarjet e kaluara kur jemi ne te njejtin humor dhe pozicion fizik.

Burimi: Gazeta Shqip





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 44665, stampe 9 ©


Meemira.com