logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Mark Zuckerberg eshte njeriu me me ndikim ne bote
Autor E. Ēiloti - 06 settembre 2010 21:54
  

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook eshte shpallur si “Njeriu me me ndikim ne bote”. Pas tij radhiten Steve Jobs i Apple, dhe treshja e Google, Sergey Brin, Larry Page dhe Eric Schmidt.
Kete vit, revista amerikane Vanity Fair, e ka vendosur-

ne vendin e pare themeluesin e Facebook, ne mesin e 100 personave me me ndikim ne bote, qe kryesisht jane njerez te epokes se internetit.

Sipas te dhenave te fundit, Facebook kete vit ka arritur ne mbi 500 milion anetare, ndersa te hyrat vjetore te ketij rrjeti social arrijne ne 2 miliarde dollare.

Ne anen tjeter, shefi i kompanise Apple, Steve Jobs, gjendet ne vendin e dyte. “Pasi ka shpetuar industrine e muzikes dhe ka krijuar industrine e telefonave te zgjuar, Jobs tani ka nisur nje mision te ri, mbrojtjen e industrise se mediave permes tabletin e saj, iPad”, thuhet ne tekstin e revistes Vanity Fair.



Mirepo, njera nder arsyet se pse Jobs gjendet ne vendin e dyte, eshte pikerisht problemi me antenen e modelit te fundit te telefonit te saj te zgjuar, iPhone 4.

Ndersa, treshja e Google - Brin-Page-Schmidt, eshte shume afer me rivalin e tyre Jobs, kompanine e te cilit thuhet se Google do ta kaloje deri ne 2012,-

me sistemin e saj operativ, Android. / foto: wikimedia / Telegrafi /





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 21134, stampe 19 ©


Meemira.com