logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Iva Mera: Nje zedhenese seksi
Autor Giusi - 18 July 2012 23:13
  

Nga televizioni dhe spektaklet, ne zyren e zedheneses se nje klubi sportiv. Eksperienca me “Tiranen”, efekti zbutes i imazhit femeror, por edhe pozicioni komod i vajzes se bukur dhe seksi ne nje ambjent krejtesisht mashkullor. Dimensionet e reja te I-

va Meres.
Deri ne pese dite, me shume nuk mundi t’a shtynte momentin e prezantimit ne pune, Iva Mera. Megjithese çelesin e zyres ia kishin dorezuar me kohe ne dore, ne oren tete te çdo mengjesi ulej para kompjuterit dhe pavaresisht se lajmi se per here te pare nje klub futbolli do te kishte nje zedhenese femer kishte dale zyrtarisht, prezantuesja bukuroshe nuk e gjente guximin. Ajo bindja e nje ambjenti te eger mashkullor, ku lojtare, tifoze e arbitra shahen e rrihen pa sebep, ku kemba e femrave zor se shkel ne stadium e jo me ne fushe, e trembte. Nje zot e dinte se si do te reagonin lojtaret e klubit, te cilit do t’i jepte ze, kur ta kishin perballe. Mund te qellonte ta injoronin, t’i hidhnin ndonje fjale te papelqyeshme, tek e fundit mund te ndodhte edhe te mos i pelqente fare ajo qe do te gjente aty. Pse i mendonte te gjitha keto, mengjesin e çdo dite, Iva i lutej administratorit te klubit “Tirana” ta shtynte per te nesermen zbritjen ne fushe. I gezohej çdo dite kur kjo ndodh-

te edhe pse ishte e bindur se sidoqofte kjo nuk mund te zgjaste pergjithmone.
Pasi numeron te gjitha keto, eshte lehtesisht e imagjinueshme skena e takimit te pare te Ives me futbollistet e Klubit Tirana. Pasi i ishte dorezuar pa kushte nje tradite qe duhej permbushur, i kishte shkuar nga pas shefit te zyres per t’u gjendur balle per balle me lojtaret kur ende nuk kishte filluar stervitja, zedhenesja, e para dhe e vetmja ne llojin e saj, ishte pergatitur per te gjitha. Gjithçka perveçse asaj qe gjeti realisht aty. “Rastesisht ate dite kisha veshur nje fustan te kuq. I shkova nga pas administratorit dhe rrija pak e ndrojtur perballe tyre, por ne fakt nuk ishte ambjent aq i eger sa perceptohet nga jashte. Perkundrazi. Me priten shume mire, me uruan pune te mbare dhe pati shume batuta gazmore ne ate takim te pare”, thote Iva kater muaj pas asaj dite, kur tanime ia ka marre doren punes, por edhe marredhenieve qe ka ndertuar me secilin prej emrave qe shohim te luajne ne fushen e blerte. Akulli u shkri brenda nje minute dhe ajo qe u shkrua me pas ne shtyp eshte e vertete: per here te pare futbollistet kishin qene te sjellshem dhe te bute ne nje takim. Te rrjeshtuar, siç tradicionalisht ndodh me nje skuader futbolli, secili kishte dhuruar buzeqeshje, urime e pergezime per kete zgjedhje te dale nga zyra me e larte e bashkise se Tiranes, aktualisht aksionerja e vetme e Klubit te Futbollit “Tirana”.
Gjithça shkoi mire me pak fjale. Me perjashtim te nje “incidenti” te vogel: fustani i kuq i Ives. E ardhur nga nje shkolle shkencash politike, specializuar per marredhenie me publikun dhe e njohur si prezantuese spektaklesh dhe emisionesh televizive, futbolli ishte nje fushe krejt e re per Iven. Aq e panjohur sa zor t’i shkonte ndonjehere nder mend se koleget e saj te rinj nuk do t’u pelqente edhe aq ngjyra e kuqe, e zgjedhur per ate dite. “As nuk e mora vesh ne fillim se ç’lidhje kishte ngjyra e fustanit tim. Ku ta dija une se ngyrat e klubit ishin blu”, shton ajo me te qeshur pasi kujton batuten e njerit prej lojtareve qe e kishte thene hapur se ky “provokim nuk duhej lejuar”. “Megjithate gjithçka ishte ne kuader te shakase, te kuptohemi”, kerkon te sqaroje me pas. U premtoi se nuk do te ndodhte me dhe mori te kthehej ne zyre e lehtesuar nga nje peshe e panevojshme. Dhe si per te vene qershine mbi torte, vizitoret i kishte percjelle trajneri Rubio, i cili pasi kishte asistuar takimin, edhe pse nuk e kuptoi gjuhen dhe batutat, kishte marre vesh aq sa ta porosiste me vete administratorin: “Iva duhet te vije ketu pas stervitjes. Do te jete e veshtire te fus ne pune futbollistet tani”.
Nje hall qe i duhej qare trajnerit meqe edhe Iva nuk eshte nje zedhenese dosido. Duket sikur eshte bere e modes keto kohe puna e zedhenesve, veçse deri tani me te preferuarit i perkasin politikes. Ben lajm e ndonjehere te bujshem kur kryeministri, nje force e re politike apo edhe organizate çfaredo prezanton personin qe komunikon deklaratat per shtyp para mediave. Diskutohen hiret e vajzave qe zene vendpas foltoree, veshur me kostume te erreta e kemishat e bardha, imazhe qe perderisa perzgjidhen me kujdes e promovohen bujshem, godasin ne publik. Nje politike te tille duket se ka ndjekur edhe kryetari i bashkise Lulzim Basha, i cili i ka bere oferten per pune bijes se humoristit Behar Mera. Dhe Iva i plotesonte te gjitha kushtet: ka mbaruar master per kete pune, puna si prezantuese i ka zhvilluar aftesite komunikuese, eshte vajze e bukur, linja seksi, floke bionde e sy jeshile. Çka perkthehet ne nje zedhenese te mire.
“Ështe e vertete qe tani duket sikur eshte bere e modes puna e zedhenesve, por keto muaj me kane mesuar se kjo eshte nje pune e rendesishme. Ështe imazhi i institucionit qe perfaqeson”, thote 25 vjeçarja. “Nga kjo nuk besoj se gabohem nese them qe zedhenesit duhet te jene femra. Me pamje te kuruar, por mbi te gjitha te zonjat ne punen qe bejne. Ka tjeter efekt kur nje komunikate e prezanton per mediat dhe publikun nje femer dhe tjeter nje burre”.
E ka te provuar tashme kete pune. Sepse diten e pare kur hapi deren e zyres edhe Iva nuk ia kishte idene gazetareve te sportit, futbollit dhe aq me pak asaj pjeses se marredhenieve me publikun qe perfshin deri tek organizimi i darkave, pritjeve per ekipet qe vijne nga jashte dhurata, por edhe imazhin e vete futbollisteve qe detyra ia do t’i promovoje. Ne klubin e futbollit “Tirana” asgje nuk ndodh pa miratimin e saj. Brenda atyre zyrave vendoset se cili do te jete emri i sportistit qe shfaqet ne nje ekran, arsyeja per te cilen do te jete prjese e forumeve mediatike, por edhe veshja, deri ne detaje, me te cilen duket te prezantohet.
“Fillimi ishte i veshtire sigurisht, sepse nuk njihja askend dhe me duhej te merresha me te gjitha. Zgjodha te prezantohesha me secilin prej gazetareve, por edhe te kerkoja ndihmen e tyre. Isha e re dhe ia kisha nevojen”.
E ka marre kaq per zemer kete pune sa tani Iva Mera po e mendon seriozisht investimin afatgjate ne karriere si specialiste e marredhenieve me publikun. Tani me shume se kurre ka filluar te kuptoje edhe arsyet pse dikur i ati, humorist i njohur, ngulte kembe qe te mos lidhej me televizion aq sa t’i behej pengese per shkollen dhe profesionin e vertete, ose kembenguljen e se emes qe sidomos oreve te studimit te mos u hynte ne hak per asnje arsye, qofte edhe per nje spektakel te rendesishem, ose ndonje oferte te mire pune. Edhe pse fale mbiemrit qe mban, Ives mund t’i ishin hapur shume dyer, ka ndodhur e kunderta. Sa i takon televizionit, ato spektakle qe ka prezantuar dhe qe tek e fundit e kane bere nje emer te njohur ne fushen e show biz-it, i ka arritur vete, madje me te atin, ne nje fare menyre, pengese. Si rrjedhoje shkollen e ka perfunduar me rezultate qe ia vlejne te krenohet dhe televizionin e ka mbajtur si nje pune te dyte me te cilen argetohej dhe i plotesonte vetes sa mundej endrren per te qene pjese e tij.
“Kjo nuk do te thote se do te heq dore edhe tani. Kur mora oferten e punes si zedhenese isha e angazhuar ne Televizionin Publik, me prezantimin e Perform Fest. Nje projekt tre mujor ku femije te talentuar konkurojne per me te mirin e ne te njejten kohe, artiste te njohur, te ftuar gjykojne e mbi te gjitha i mesojne ata femije se si te behen artiste te vertete. Ështe nje lloj shkolle impenjative, por me besoni qe te fal shume kenaqesi dhe nje eksperience ndryshe si prezantuese”. Thene ndryshe po te kishte ne dore te zgjidhte do te merrej gjithmone me spektakle qe kane te bejne me femijet. Per nje prezantues kjo do te thote te jesh i pergatitur per çdo lloj surprize ne nje transmetim live, por qe tek e fundit te stervit per skenen me shume se asgje tjeter. “Sepse ndodh qe mbaron kenga, por femija nuk do te ike nga skena, ndodh te harroje tekstin, te kerkoje mamin dhe babin ose te te punojne çdo lloj rrengu ne nje transmetim te drejteperdrejte. Duhet te jesh i pergatitur per te gjitha”.
I ka provuar secilen prej ketyre eksperiencave, madje edhe ato lojrat e vogla te paparashikueshme gjate Perform Fest, per dy vjet me radhe, e ndoshta kjo duhet te jete arsyeja qe edhe si prezantuese nuk i ka ecur keq. Dikur Iva ka bere edhe modelen, ka qene imazh i shume kompanive te njohura ne Tirane dhe spektaklet kane ardhur vetem pas ketij lloj promovimi. Ne fillim ne televizionin Klan me Nacional Bingo e me pas ne Vizion Plus me emisionin “Tuborg Grin Beat” e me vone me “Next”.
“Kete te fundit e lashe sepse ndjeva qe nuk bente per mua, nuk e gjeta veten. Nuk u pershtata dot me frymen e punes qe ekzistonte aty”, shton. Por nuk mbeti gjate e paangazhuar meqe transmetimet live te emisionit “Tuborg Grin Beat”, lidhjet e drejteperdrejta dhe intervistat ne terren ishin te mjaftueshme per te rene ne sy te producenteve, siç ishte Zana Çela, qe i besoi produksionin e fundit te saj. “Televizioni do te mbetet pasion im. Sado qe babai im nuk ka dashur qe ta kem objektivin kryesor te jetes, kam marre prej tij. Pastaj ne fund eshte dorezuar edhe ai dhe me ka mesuar ato truket e vogla te shfaqjes ne ekran, mimiken, te folurit e rrjedhshem, mbi te gjitha te llogjikshem te çdo lloj teksi qe eshte per t’u prezantuar”.
Vetem se tani diçka e re ka dale ne horizont. Kjo puna e specialistes ne marredheniet me publikun i duket njesoj interesante dhe e perditshmja ne zyrat e klubit i ka mesuar te tjera truke per te qene e zonja. “Tani qe ne flasim çunat jane ne Luksemburg per ndeshje. Duhet te ndjek lojen e tyre dhe te pergatitem per konferencen e radhes”, thote ajo. Çunat jane futbollistet e klubit dhe nuk jane i vetmi angazhim sepse projekti me afatgjate eshte ngritja e nje akademie futbolli per mosha te ndryshme, te gjitha ne dispozicion dhe funksion te skuadres se te rriturve. Por kjo ndeshje duket te jete kryesore perderisa ne prag eshte Euroliga 2012 dhe keto dite varet fati i skuadres, nese do te kualifikohet ose jo. Nese deri kater muaj me pare futbolli as i interesonte dhe as i kishte idene se ç’ndodhte ne fushe tani Iva i di mire levizjet e secilit, konkurentet dhe perfitimin nga fitoret. Prandaj pret rezultatin per te pare se çdo te ndodhe dhe nderkohe i duhet te lidhet me secilin prej gazetareve sportive per te sqaruar nje deklarate te Rubios te botuar ne gazetat spanjolle. Tani kjo eshte e perditshmja e Iva Meres, e para zedhenese qe theu tabu dhe qe betohet se ne fakt bota e futbollit nuk eshte aq e eger sa perceptohet. Te pakten perballe nje femre si ajo ndodh qe futbollistet te jene edhe te sjellshem.



(vipat.info)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 2334, stampe 6 ©


Meemira.com