logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Albpetrol, ofertat do paraqiten me 7 shtator
Autor Giusi - 20 July 2012 15:56
  

Ofertat e kompanive te interesuara per privatizimin e Albpetrolit do te paraqiten me date 7 shtator. Ministria e Ekonomise, ashtu sikurse pritej, ka shtyre daten e paraqitjes se ofertave duke e lene kete pas veres, njelloj sikurse ka vepruar edhe me -

privatizime te tjera. “Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes njofton se data e paraqitjes se ofertave, e specifikuar ne Dokumentet Standarde te Tenderit per privatizimin e kompanise ‘Albpetrol’ Patos, shtyhet nga 26 korriku 2012, ora 12:00 me 7 shtator 2012, ora 12:00″, thuhej ne nje njoftim te METE-s. Shtyrja e dates se paraqitjes se ofertave per Albpetrolin nen ze u be me dije 10 dite me pare, dhe kjo, edhe pse e argumentuar se eshte kerkuar nga kompanite, me shume tingellon si nje strategji e qeverise per ta “kuotuar” shtrenjte Albpetrolin nen ndikimin e kohes dhe rritjes se numrit te kompanive pjesemarrese. Perfaqesues te Ministrise ditet e fundit kane deklaruar se numri i kompanive pjesemarrese qe kane shprehur interes per privatizimin e Albpetrolit eshte rreth 14, nderkohe qe deklarimi i nje numri kaq te larte flet per nje pritshmeri te larte te ardhurash te gjeneruara nga ky privatizim. Albpetroli mbetet aktualisht “shpresa” e qeverise per te ardhura te maj-

me, pasi cilesohet si nje privatizim strategjik, por kjo mbetet per t’u pare. Vala e privatizimeve pritet te filloje ne muajin shtator, duke u hapur me Albpetrolin e duke vazhduar me pas, me date 10, me hidrocentralet Ulze, Shkopet dhe me date 13 me hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Kete vale pritet qe ta mbylle privatizimi i paketes qe ka qeveria te Albtelekomi, e lene per paraqitje ofertash me 10 dhjetor.



(panorama.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 650, stampe 3 ©


Meemira.com