logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Bie interesi i bonove, qeveria borxh te lire
Autor Giusi - 14 August 2012 11:16
  

Ulja e normes baze te interesit te lekut nga Banka e Shqiperise mund te mos jete percjelle ne normat e kredise per qytetaret, por fakt eshte qe pas 25 korrikut borxhi i qeverise ka kushtuar me lire. Nese ky eshte vetem nje efekt rastesor apo ulja esh-

te transmetuar, kjo mbetet te shihet ne ankandet ne vijim, por ne ato te fundit te zhvilluara nga qeveria me date 31 korrik borxhi eshte me i lire. Qe nga shkurti bonot 12- mujore nuk kane qendruar mbi 7.3 per qind, duke arritur gati 7.4 per qind, por ne fund te korrikut bonot me afat 1- vjeēar kane pasur nje norme 7.2 per qind. Nje ulje e lehte eshte reflektuar edhe te bonot 3-mujore, por kjo me 0.03 per qind. Nga 5.26 qe ishin ne ankandin e fundit te zhvilluar me 26 qershor te ketij viti, tashme ato jane emetuar me nje interes 5.23 per qind. Banka e Shqiperise uli ne date 25 korrik normen e interesit per lekun nga 4.25 per qind ne 4 per qind, duke e lene ate ne nivelin me te ulet historik. Uljet e vazhdueshme me argumentin e nxitjes se ekonomise kane mundur te kontribuojne here pas here edhe tek borxhi i qeverise.



(panorama.com.al)-





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 409, stampe 7 ©


Meemira.com