logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

BERZH: Borxhi publik, kembane alarmi per Shqiperine
Autor Giusi - 19 August 2012 08:40
  

Nje studim analitik per ecurine e ekonomive te vendeve te Europes Juglindore, realizuar nga ekspertet e Bankes Europiane per Rindertim e Zhvillim, BERZH, evidenton fenomenin e ngadalesimit te rritjes ekonomike ne Shqiperi. Nuk eshte vetem faktori i k-

rizes globale dhe veēanerisht dy fqinjeve kryesore te saj, Greqi dhe Itali, por ka dhe nje sere arsyesh qe lidhen drejtperdrejte nga shkaqe te brendshme.

Me kryesoret jane niveli i larte i borxhit publik ne raport me produktin e brendshem bruto, si dhe rritja e numrit te te ashtuquajturave ‘kredi te keqija’ ne bankat e nivelit te dyte. Duke iu referuar nivelit te borxhit publik, raporti i BERZH e pershkruan ate si ne kuoten prej 60 perqind te produktit te brendshem bruto, qe kufizon hapesiren per autoritetet per te realizuar manovra fiskale.

Kapja e “tavanit”

Ky ngadalesim mund te shihet si nje goditje tjeter per ekonomine shqiptare, aktualisht me e varfra ne rajon sa i takon nivelit te te ardhura per fryme. Drejtori i kerkimeve ne Institutin “Axhenda” ne Tirane Dr. Gjergj Filipi, shpjegon ne bisede me Deutsche Welle-n efektet negative te borxhit te larte publik per Shqiperine.

Instrumenti i borxhit publik, sipas tij, zakonish-

t perdoret ose si nje amortizator ne rastin e valeve goditese qe vijne nga krizat, ose kur shoqeria ne momente te caktuara kupton se potenciali zhvillues eshte ne nje nivel te larte se sa mundesite dhe atehere tenton marrjen e borxhit ne permbushjen e dinamikave zhvilluese. “Nese do t’i referohemi Shqiperise, vitet e fundit eshte perdorur aspekti i dyte, por qe mendoj se nuk eshte kalkuluar drejt duke mos i qendruar atij koncepti qe ne masen e gjere te publikut njihet si “shtrirje e jorganit sa ke kembet”.

Shqiperia, si gjithe rajoni i Ballkanit eshte nen ndikimin e nje perspektive te zymte ekonomike, shpjegon Gjergji Filipi dhe nuk ka me mundesi zgjerimi te borxhit publik. “Kete ne nuk e bejme dot, sepse kemi arritur te kapim ‘tavanin’ nese e quajme keshtu, te cilin disa e konsiderojne si masen 60 perqind, por qe une e konsideroj se ‘tavani’ duhet te ishte 50 perqind. Pra, per nje vend si Shqiperia ne duhet te ishim ne permasat e borxhit publik nga 40 deri 50 perqind.”

Borxhi publik i Shiqperise, nder me te lartit ne rajon

Sipas ekspertit te ekonomise dr. Gjergj Filipi, borxhi publik ne Shqiperi eshte me i larti krahasuar me vendet e tjera te rajonit. Ne te njejten kohe sipas tij eshte shqetesues dhe raporti mes nivelit te borxhit publik dhe buxhetit vjetor te shtetit. “Ne momentin aktual Shqiperia ka te deklaruar borxh sa dy buxhete e gjysme vjetore, ne nje kohe qe vendet e tjera kane edhe me pak borxh ndaj produktit te brendshem bruto, por njekohesisht ky nivel eshte me i ulet ne raport me buxhetet e tyre vjetore. Ndaj dhe them se kjo eshte nje situate relativisht alarmante per Shqiperine dhe ne duhet te synonim te ishim te pakten tek 40 perqindshi qe t’i krijonim vetes opcionin e amortizatorit ne kete rast”.

Aspekte problematike te ekonomise shqiptare

Ne raportin e fundit te BERZH preket si aspekt problematik ne ekonomine shqiptare edhe rritja e nivelit te ‘kredi te keqija’ ne sistemin bankar te Shqiperise qe e ka tejkaluar 20 perqindshin. Eksperti i ekonomise, Gjergj Filipi terheq vemendjen ne interpretimin e shifres se rritur te ‘kredive te keqija’. Sipas tij ato kane nje trend rritjeje per shkak te nje stopimi te kreditimit te pergjithshem ne treg. “Perderisa shifra qe raportohet e nivelit te ‘kredive te keqija’ eshte ndaj kredive ne total, atehere nese nuk do te kete rritje te kredive ‘te mira’ me ritmin qe duhet, atehere vetvetiu shifra e kredive te keqija do te dale gjithnje e me e larte.”

Pozitive ne keto kushte eshte fakti se bankat e nivelit te dyte jane te mirekapitalizuara dhe e shikuar ne krahasim me vendet e rajonit ky perben nje tregues pozitiv, pra ne rajon jemi te mirekapitalizuar. Ne favor te sistemit bankar eshte raporti i kredive ndaj depozitave, akualisht me i ulti, ne krahasim me vendet e tjera perreth. Per Gjergj Filipin, ky eshte nje tregues qe ekonomia shqiptare nuk ka ditur te aksesoje sistemin bankar vendas per t’i dhene vetes spuntot qe i takonte te kishte ne treg, spuntot e ngjashme me vendet e tjera perreth. “Ne fakt bankat ne Shqiperi nuk e kane patur kaq skrupuloz kontrollin ne portofolin e kreditimit te tyre ne vitet e fundit. Kjo nuk vjen nga mungesa e profesionalizmit nga ana e bankave, por nga nje amulli shifrash qe prodhohet ne vendin tone, amulli qe per fat te keq dirigjent ka qeverine”.

Perballja me fenomenin e ‘kredive te keqija’ ka dy rrugezgjidhje kryesore. Se pari, kur nje kosto te ketyre kredive i merr persiper nje operator i madh ne kohen kur ato behen te rrezikshme per sistemin e bankave te nivelit te dyte.“Shpresoj te mos shkojme ne kete pike, por ama po shkuam i takon Bankes Kombetare qe te mbuloje nje pjese te demit te shkaktuar nga keto kredi te keqija. Se dyti, menyra me e shendetshme per te perballuar situaten eshte nxitja e nivelit te kreditimit nga bankat e nivelit te dyte. E kam fjalen per nje kreditim me ‘kembe ne toke’ dhe me llogari te mira dhe te shendosha. Personalisht Banken Kombetare nuk e shoh ne rolin dhe ndikimin e duhur qe duhet te kete ne kete proces”.



(gazetatema.net)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 1155, stampe 8 ©


Meemira.com