logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Banka e Shqiperise ka konfirmuar uljen e ēmimit te banesave
Autor Roni - 30 December 2010 02:28
  

Banka e Shqiperise ka konfirmuar uljen e ēmimit te banesave te pakten me 0.8 per qind. Tregu i ndertimit, ndryshe nga parashikimet, paraqitet ne krize kete fundvit. Edhe ardhja e emigranteve nuk ka ndryshuar asgje ne kete treg.
Sipas te dhenav-

e te Bankes se Shqiperise qe i perkasin tremujorit te trete dhe parashikimeve deri ne fund te vitit tregojne se, niveli i ēmimit te banesave ka rene ne masen 4.1 % ne krahasim me nje vit me pare, raporton sot gazeta “Mapo”.

Ndersa duke iu referuar statistikave te tremujorit te trete te 2010-es, niveli i ēmimeve te shitjes se banesave ka rezultuar me 0.8 per qind me pak, duke vijuar prirjen ngadalesuese te ndryshimeve vjetore, te nisur qe nga tremujori i trete i
vitit 2009.

Banka e Shqiperise gjykon nga analizat e bera se renia e ēmimeve te banesave vleresohet te jete shkaktuar nga kontraktimi i kerkeses ne nje shkalle me te larte sesa oferta. Duke filluar nga tremujori i trete i vitit 2009, ecuria e ngadalte e kerkeses private ne ekonomi ne pergjithesi, sipas institucionit financiar, eshte shoqeruar edhe me renien e kerkeses per blerje banese dhe burimet e financimit te kesaj te fundit nga remitancat dhe nga kredia per blerje banese, kane ardhur ne -

renie.

Sipas Bankes se Shqiperise, oferta per banesa eshte kushtezuar nga renia e numrit te lejeve te ndertimit si dhe nga kushtet e shtrenguara te kreditimit te aplikuara nga bankat e nivelit te dyte. /Telegrafi/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 10170, stampe 5 ©


Meemira.com