logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ne Shqiperi mungon prodhimi vendas, tregjet mbushen nga importi
Autor Roni - 04 gennaio 2011 13:01
  

Mungesa e infrastruktures dhe politikat tregtare pengojne hyrjen ne treg te prodhimit vendas

TIRANĖ - Ėshte bere zakon tashme qe perime, si qepet dhe patatet, te cilat mund te prodhohen lehte ne vend, ne t'i importojme nga sht-

etet perreth, madje edhe nga zemra e Europes, si Franca. Por, tashme, ne tregun tone gjenden produkte nga shtete pertej oqeanit, si Brazili, Argjentina, Kina, Kili etj.

Mjafton nje vezhgim ne tregje dhe duke komunikuar me tregtaret meson se ne kete sezon, shqiptaret hane qershi nga Argjentina e Brazili, Kajsi nga Kili, Patellxhane nga Turqia, e Speca nga Bullgaria. Sigurisht, nje pjese e tyre ne kete sezon nuk i perkasin mallrave te shportes, pasi edhe ēmimet jane teper te kripura. Nje kilogram kajsi kiliane shiten me rreth 1 200 leke kilogrami ne tregjet e Tiranes. E njejta gje, ne lidhje me ēmimet verehet edhe per perimet apo frutat e tjera, te cilat nuk jane te sezonit dhe tregtaret i importojne edhe nga pertej oqeanit.

Megjithate, ka edhe prodhime si qepa e thate dhe patatja, per te cilat zona te ndryshme te vendit njihen per kapacitetet e tyre prodhuese, por qe ne jemi te detyruar t'i importojme. Kukesi dhe Kosova kane prodhim te konsideruesh-

em te ketij produkti, por per shkak te mungeses se infrastruktures ato nuk arrijne te hyjne ne tregun
mbareshqiptar duke ia lene vendin patateve te vendeve perreth, perfshire edhe Serbine. Ne lidhje me kete, disa muaj me pare prodhues kosovare te patates akuzuan autoritetet shqiptare se po favorizonin me politikat e tyre doganore patatet e Serbise kundrejt atyre te Kosoves. Thuajse e njejta situate eshte edhe per qepen. Tregtaret tregojne se ajo importohet masivisht nga Maqedonia./shekulli





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 22291, stampe 16 ©


Meemira.com