logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ekonomia shqiptare:TVSH, efektet tek biznesi per ndryshimet e bera
Autor Roni - 04 gennaio 2011 17:43
  

Ndryshimet e bera ne legjislacionin fiskal gjate vitit 2009, ne shume raste jane kundershtuar nga komuniteti i biznesit dhe shume syresh kane deklaruar se u eshte rritur barra fiskale. Kjo ngarkese, sipas tyre, ka ardhur si nga administrata tatimore,-

ashtu edhe nga ajo tatimore. Ne dogana, çmimet e references mbeten shqetesimi i kahershem i komunitetit te biznesit. Ndersa per sa u perket tatimeve, ndryshimeve apo shtesave te bera ne ligjin “Per procedurat tatimore”, sidomos per TVSH-ne, ka pasur shume polemika.

Megjithate, per qeverine keto jane pjese e reformes se thelle qe po shoqeron sistemin fiskal ne Shqiperi. Por sipas biznesit, ne shume raste, keto ndryshime te bera dhe me udhezim te Ministrise se Financave, kane hyre ne fuqi dhe shume prej tyre ende nuk jane te qarte se si do te interpretohen, pasi po vene re se kostoja e tyre po rritet.

Referencat doganore, referencat tatimore, shumefishimi i gjobave administrative per kundervajtje te vogla, si shitje malli pa fature fiskale, mosdeklarimi i numrit te punonjesve per efekt te sigurimeve shoqerore, mosperdorimi i kases fiskale apo se fundmi, taksimi i kapitalit te kompanive dhe ndryshimi i skemave ligjore te amortizimit, kane sjelle qe te gjitha-

rritjen e taksave reale qe do te paguajne shqiptaret ne vitin 2010. Sipas biznesit, te gjitha ndryshimet e bera, sidomos kohet e fundit, nuk jane menduar mire se çfare pasojash do te japin tek biznesi dhe ne pergjithesi tek ekonomia.

Kreditimi i TVSH-se se paguar per blerjen e gazoilit

Ështe bere gjithashtu nje ndryshim i rendesishem qe ka te beje me kreditimin e TVSH-se se paguar per blerjen e gazoilit, i cili perdoret per nevoja biznesi. Aktualisht, TVSH-ja e paguar per blerjen e karburantit eshte e kreditueshme me kushtin qe karburanti te perdoret per nevoja teknologjike te biznesit. Per kete, shoqeria duhet te njoftoje Drejtorine Rajonale te Tatimeve, ku shoqeria eshte regjistruar, duke i bashkengjitur njoftimit te dhena te natyres teknike si karten teknologjike etj. Shoqerite e ndertimit, transportit, ato te pastrimit te qyteteve apo dhe shoqerite tregtare kane te percaktuar nje peshe specifike te perdorimit te karburantit, per te kryer veprimtarine e tyre ekonomike. Ne baze te saj, llogaritet kreditimi i TVSH-se sipas kompanive perkatese dhe aktivitetet e tyre, qe do te thote se njihet si i zbritshem ky shpenzim nga fitimi i tyre. Deri me sot, sasia e harxhuar e karburantit i lihej ne dore vete shoqerise ta deklaronte. Por duke menduar qe nje sere kompanish mund te abuzonin mbi sasine reale te karburantit te harxhuar per nje veprimtari te caktuar, specialistet e financave kane percaktuar kuota fikse per aktivitete te ndryshme. Tashme shteti ka percaktuar sasine e gazoilit, qe njihet si i zbritshem per aktivitete te veçanta. Por per disa aktivitete te tjera, qe kane te detyrueshem ne kryerjen e sherbimeve te tyre perdorimin e karburanteve, nuk eshte percaktuar normativa e saj. Nje pikepyetje e madhe ka lindur per shume biznese, prej me se nje muaji, kur ka hyre ne fuqi nje udhezim i Ministrise se Financave lidhur me ndryshimet qe ka bere ne udhezimin “Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar”. Nje nga pikat e ketij udhezimi eshte edhe shtesa qe i eshte bere atij pas pikes 19.4, duke u shtuar pika 19.5 me permbajtjen si me poshte: “Raste te veçanta per trajtimin e te drejtes per kreditimin e TVSH-se”, e cila thote: “Kreditimi i TVSH-se ne blerje te gazoilit te kryera per qellime te veprimtarive ekonomike te ndertimit, transportit dhe tregtise te kategorizuara si me poshte eshte i lejueshem deri ne normativat e percaktuara mbi bazen e treguesit te percaktuar sipas peshes specifike qe blerjet per gazoil zene ne raport me qarkullimin e kryer per qellime te aktivitetit” (qarkullimi eshte perkufizuar ne udhezimin e ministrit te Financave “Per TVSH”). Ne kete pike jane te percaktuara dhe normativat e harxhimit te karburantit sipas sektoreve. Keshtu, ne sektorin e ndertimit, sipas llojeve te tij, ne prodhim materiale inerte, norma e harxhimit te karburantit eshte deri me 25%, ne ndertim shtrim rrugesh deri me 20%, ndertim banesash dhe objektesh te ndryshme deri me 6%, prodhim betoni deri me 14%. Ne fushen e transportit eshte percaktuar per transport udhetaresh deri me 18%, per transport mallrash deri me 15%. Ne sektorin e tregtise, shteti i njeh shoqerise si te zbritshem harxhimin e karburantit ne nje nivel deri me 3%. Nderkaq, per te gjitha aktivitetet e tjera jo te listuara ne kete pike, udhezimi i Ministrise se Financave njeh si te zbritshem nje nivel karburanti qe shkon deri ne 2%.

Por per nje sere biznesesh te perfshira ose jo, ne kete pike ka lindur nje dileme e madhe. Shume syresh mendojne se ne te ardhmen do te kete nje sere problematikash lidhur me zbatimin e ketij udhezimi, pasi ne te nuk eshte percaktuar sasia per nje sere aktivitetesh qe perdorin nje peshe specifike te karburantit ne zhvillimin e aktivitetit te tyre.

Sipas ndryshimit te tanishem ne udhezimin e ministrit te Financave “Per TVSH”, kreditimi i TVSH-se per blerje gazoili, i cili perdoret per qellime te veprimtarise ekonomike, lejohet, sipas kushteve te percaktuara me siper, deri ne kufirin e normatives se percaktuar ne udhezim, sipas peshes specifike qe zene blerjet e gazoilit ndaj qarkullimit gjithsej. E thene ndryshe, shoqerite kane te drejte te kreditojne TVSH-ne e blerjes se gazoilit vetem per sasine, vlera totale vjetore e te ciles nuk e kalon perqindjen e mesiperme ndaj te gjithe volumit te qarkullimit qe ato kryejne (xhiros). Pra, edhe ketu kemi te bejme me vendosje referencash, qe si gjithmone shoqerohen me probleme per biznesin.

Ndryshim tjeter, futja e tatimpaguesve te vegjel ne TVSH

Qeveria mori vendimin qe rregullave te Tatimit mbi Vleren e Shtuar t’i nenshtrohen edhe tatimpaguesit e biznesit te vogel, qe arrijne te realizojne nje volum qarkullimi me te madh se 5 milione leke ne vit. Kalimi ne kete skeme te re te taksimit me TVSH dhe tatimin mbi fitimin, te bizneseve te vogla behet ne nje moment kur administrimi i tatimpaguesve te regjistruar aktualisht ne TVSH dhe qe paguajne per rrjedhoje edhe tatimin mbi fitimin, eshte jashtezakonisht problematik. Nga numri total i tyre, prej rreth 17,000 tatimpaguesish, mesatarisht 25-30% e tyre nuk paraqesin deklaratat mujore te TVSH-se, 35-40% deklarojne teprica kreditore (pra, nuk paguajne TVSH) apo deklarojne se nuk kane kryer fare aktivitet dhe vetem 30-40% paguajne realisht TVSH.

Metodologjia e caktimit te çmimeve ne ndertim

Ështe miratuar ndryshimi ne udhezimin e ministrit te Financave “Per TVSH”, sipas te cilit, percaktimi i kostos reale per efekt te llogaritjes se detyrimeve tatimore ne sektorin e ndertimit, te investimeve private apo publike, do te percaktohet ne baze se metodologjise se dhene ne vendimin e Keshillit te Ministrave “Per perdorimin e manualit teknik te çmimeve te punimeve te ndertimit”. Ne kete rast, vendimi i Keshillit te Ministrave kerkon hartimin e nje manuali çmimesh, te centralizuara dhe te fiksuara, mbi bazen e te cilit te behet llogaritja e detyrimeve tatimore per te gjitha shoqerite e ndertimit. Por kete vendim e kane kundershtuar ndertuesit, pasi sipas tyre, ky vendim, i cili ben te detyrueshem zbatimin e manualit per llogaritjen e kostos dhe te çmimeve te punimeve te ndertimit, ne kushtet e ekonomise se tregut, eshte kthim mbrapa dhe centralizim.

Ndertuesit thone se per nje vend qe synon te instaloje ekonomine e tregut te lire, ideja per fiksimin e centralizuar te çmimeve dhe mbi kete baze per percaktimin e detyrimeve tatimore dhe kontrollin e ketyre detyrimeve, qe ne koncept eshte plotesisht e gabuar dhe pa kuptim. Sipas tyre, normativat e harxhimit te materialeve te ndertimit jane tejet te ndryshme dhe ato varen nga shume faktore qe kane te bejne me shumellojshmerine e tyre ne treg, me teknologjine qe perdoret, me shkallen e mekanizimit te proceseve te punes, me cilesine e materialeve etj. Numri i punonjesve dhe rendimenti i punes se tyre per çdo volum punimi eshte gjithashtu i ndryshem ne shoqeri te ndryshme dhe kjo lidhet me faktin qe çdo biznes sot ben te gjitha perpjekjet per uljen e numrit te punonjesve, duke mekanizuar sa me shume te jete e mundur proceset e punes, duke rritur specializimin e ngushte etj., te cilat ne fund te fundit çojne edhe ne rritjen e rendimentit.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 33022, stampe 15 ©


Meemira.com