logo meemira.com
njoftime pune

Original news    English    Italian    Albanian   

Informaliteti, nga sot nisin kontrollet per tatimpaguesit e medhenj
Autor Roni - 23 September 2015 00:12
  

Nga dita e sotme, aksioni kunder informalitetit do te perqendrohet edhe tek bizneset e medha. Burime nga Ministria e Ekonomise bejne te ditur se do te kaloje ne site grupi i pare i kompanive te medha qe do te auditohen.

Nga 780 kompani-

te me te medha ne vend jane perzgjedhur sipas modulit me baze risku 50 prej tyre. Ato i perkasin tre sektoreve, tregtise me shumice, ndertimit dhe hidrocentraleve.

Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomise, eshte vleresuar qe 59% e riskut vjen nga bizneset e medha. Keto te fundit sjellin rreth 80% te te ardhurave ne buxhet.

Aksioni kunder informalitetit eshte fokusuar ne javet e para te tij te bizneset e vogla, duke pare dhe mbylljen e 20% te subjekteve te kontrolluara sipas deklarimeve ne Komisionin e Ekonomise nga Ministri i Financave. Kjo nenkupton se nga 36 mije kontrolle, jane mbyllur 7200 biznese.

Nderkohe, te dhenat e 8 mujorit, treguan se te ardhurat nga tatimet e doganat vijuan te ishin edhe poshte planit te rishikuar ne gusht nga ana e financave, me 1.8 miliarde leke, apo 1.1% me pak se plani.

Financat kane raportuar rritje me 33 miliarde leke te xhiros se deklaruar, por mbetet per te pare te dhenat e shtatorit, se sa-

ky shtim deklarimi eshte perkthyer ne rritje te te ardhurave ne buxhet.

/ Monitor /








Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 8485, stampe 4695 ©


Meemira.com