logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Cana, kontakti me Pandev i kushton 25 mln euro Napol
Autor Giusi - 09 April 2012 15:30
  

Lacio-Napoli ishte nje ndeshje teper e rendesishme per vendin e trete te renditjes (qe te ēon ne Ligen e Kampioneve), e cila ne fund pa fitues te zotet e shtepise me rezultatin 3-1. Gjithsesi, takimi mund te kishte perfunduar ndryshe, nese ne pjesen -

e pare arbitri Maxoleni do te kishte pasur guximin per te akorduar nje penallti ne minuten e 42-te te pjeses se pare per Napolin, nderkohe qe takimi ishte ne shifrat e barabarta 1-1. Episodi pa protagonist mesfushorin shqiptar te Lacios, Lorik Canen, i cili shkaktoi nje nderhyrje te ashper kundrejt sulmuesit te Napolit, Goran Pandev. Moviola tregon qarte se Cana nuk interesohet per topin, por godet drejtperdrejt kundershtarin e tij dhe nuk ka dyshime qe ky vendim duhej ndeshkuar me karton te verdhe, por edhe me 11-metersh per Napolin. Dhe ka mjaftuar kaq qe faulli i 28-vjeēarit kosovar te shnderrohet ne nje ēeshtje te madhe, e cila ka xhindosur te gjithe pjesetaret e klubit te Napolit, duke filluar nga trajneri Valter Maxarri, per te kaluar te mesfushori Marek Hamshik e deri te drejtori sportiv, Rikardo Bigon. Me faullin e tij Lorik Cana rrezikon t’i kushtoje 25 milione euro dem Napolit, ndonese gabimin me te madh e ka bere arbitri Maxoleni dhe jo mesfushori shqiptar, i cili pati fatin-

qe te mos ndeshkohej vete dhe mbi te gjitha, te mos ndeshkonte skuadren e tij.
Eurogol i Bulkut, Azali barazon me 9 lojtare
Ervin Bulkut, mesfushorit te Kombetares se Shqiperise, i kane mjaftuar 7 minuta loje per t’u shnderruar ne nje hero per ekipin e tij te Azal Bakuse. Ne sfiden e luajtur ne stadiumin e tij, 31-vjeēari ka zbritur ne minuten e 80-te ne fushe kunder ekipit te Sumqavit, qe deri ne ate moment po fitonte 1-0, edhe pse Azal kishte mbetur me 9 lojtare, pas kartoneve te kuq te Ibekoji dhe Nabijev. Por Bulku ka rezultuar zevendesimi perfekt per trajnerin Sadiqov, pasi futbollisti shqiptar ka leshuar nje bombe nga distanca e larget dhe ka barazuar shifrat ne 1-1, qe do te ishte edhe rezultati final i ndeshjes. Media azerbajxhanase e ka ngritur ne qiell Bulkun, duke theksuar se me kete gol ai ka shperblyer te gjitha shpenzimet e bera per te.

(panorama.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 646, stampe 5 ©


Meemira.com