logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Erkand Qerimaj, Kampion i Europes
Autor Giusi - 15 April 2012 17:48
  

Erkand Qerimaj u shpall mbreme Kampion i Europes ne Kampionatin Europian te Peshengritjes, qe po zhvillohet ne Antalia te Turqise. Shqiptari 24-vjeēar, i drejtuar nga trajneri Zef Kovaēi, ngriti 348 kg ne dygaresh, duke zene vendin e pare dhe duke ma-

rre medaljen e arte ne peshen deri ne 77 kg. Qerimaj ngriti 190 kg ne stilin e shtytjes, duke vulosur titullin, ndersa mori medaljen e arit edhe ne kete stil. Ne stilin e pare, ate te shkeputjes, shkodrani ngriti 158 kg, duke zene vendin e dyte dhe duke marre medaljen e argjendit. Peshengritesi tjeter shqiptar, Hysen Pulaku, zuri vendin e 6-te ne dygaresh, pasi ngriti 336 kg. Pulaku doli i 7-ti ne shkeputje dhe i 7-ti ne shtytje, duke ngritur perkatesisht 151 e 185 kg, duke realizuar gjithsej vetem dy prova te suksesshme. Nenkampion i Europes ne dygaresh u shpall rumuni Razvan Martin, qe ngriti nje kg me pak sesa Qerimaj, pra 347 kg. Martin doli i pari dhe mori medaljen e arte ne shkeputje me 159 kg, por deshtoi ne dy prova ne shtytje, duke ngritur 188 kg. Ne vendin e trete ne Europe doli peshengritesi nga Moldova, Aleksandru Dudoglo, me 344 kg ne dygaresh, ndersa ngriti 158 kg ne shkeputje (po aq sa Qerimaj, por zuri vendin e trete per peshe trupore me te madhe), ndersa ngriti 186 kg -

ne shtytje. Qerimaj behet i pari peshengrites shqiptar qe fiton medaljen e arte dhe titullin e Kampionit te Europes ne dygaresh ne historine e ketij sporti.


(panorama.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 970, stampe 8 ©
Precedente
Dhimbja e Qafės


Meemira.com