logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Bajerni mund Realin
Autor Giusi - 18 April 2012 20:25
  

Mario Gomez i mban gjalle shpresat e Bajern Mynich per nje kualifikimi te mundshem ne finalen e Champions, sfide kjo qe do te luhet me 19 maj pikerisht ne stadiumin e tyre “Allianz Arena”. Gjermanet fitojne 2-1 ndaj Real Madrid qe dha pamjen e nje sk-

uadre shume te lodhur ose te paorganizuar sidomos ne pjesen e pare.

Vendasit zhbllokuan rezultatin ne minuten e 17’ me francezin Ribery. Bavarezet kishin edhe nje tjeter rast me Gomez ne fundin e pjeses se pare, por Casillas devioi topin duke mos e lejuar te pefundoje ne rrjete.

Ne fillimin e te dytes, Reali pas nje kundersulmi te shpejte gjen dhe golin e barazimit. Mesut Ozil e pati te lehte te dergoje ne porte nje asisit te Ronaldos. Pas ketij momenti, Mourinho i cili mendonte se ia arriti qellimit beri disa ndryshime ne mbrojtje te rezultatit.

Bajerni u tregua me kerkues, por Gomez u tregua i pasakte para portes kundershtare. Bavarezet qe shquhen per disiplinen gjermane mbajten nen presion madrilenet deri ne fund, atehere kur dhe u shenua goli i fitores me autor Mario Gomez.

Nderkohe mediat spanjolle, shkruajne ne faqet e tyre online se para ndeshjes, ne kohen kur skuadrat kane qene duke bere dhe nxehjen nje hajdut esht-

e futur ne dhomat e zhveshjes se skuadres madrilene dhe ka vjedhur kepucet e Ronaldos, Ozil dhe karim Benzemas.

Sipas gazetes Marca, klubi madrilen ka bere nje denoncim ne UEFA per kete gjest te shemtuar.


(top-channel.tv)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 600, stampe 4 ©


Meemira.com