logo meemira.com

     

 
1 Page 1 Total:3 post
SOLE HOME FORUMS Kultura Kombetare dhe Boterore Historia Boterore
Historia Boterore - 03 05 2011 - 17:02
  SOLE



Profili per: SOLE    

Foto Albumi SOLE   

Miqte e SOLE  

Forumi juaj SOLE   

Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende te ndara sovrane dhe te pavarura me monarket e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli i 9-te . Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nen kontroll te monarkeve Anglez nga Statuti i Rhuddlanit me 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Angline nen dy "Ligjet e Uellsit" te vitit 1535 dhe 1542.

Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u be edhe mbreti i Anglise me 1603, duke krijuar keshtu "union personal" mes dy mbreterive, Anglia (me gjithe Uellsin) dhe Skocia mbeten te ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua nje shekull me vone dhe u ve ne zbatim nga "Aktet e Unionit 1707". Aktet e Unionit, te miratuara nga Parlametet e Anglise dhe Skocise respektivisht, krijuan nje union politik ne formen e nje Mbreterie te Bashkuar te Britanise se Madhe. Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbreterine e Britanise se Madhe me Mbreterine e Irlandes, e cila gradualisht ishte vene nen sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar keshtu Mbreterine e Britanise se Madhe dhe Irlandes me 1801.

Gjate shekullit te ardhshem Britania e Madhe luajti rol te rendesishem ne zhvillimin e ideave perendimore te Demokracise Parlamentare si dhe duke bere kontribute te rendesishme ne Literature , Art dhe Shkence. Revolucioni Industrail i drejtuar nga Britania e Madhe transformoi vendin. Gjate kesaj periushe, ashtu si edhe Fuqite e tjera boterore , Britania e Madhe u angazhua ne eksplotime koloniale, perfshire tregtimin e skllaveve, megjithese miratimi i Aktit te tregtimit te skllaveve i vitit 1807 e beri Britanine e Madhe vendin e pare ne bote qe ndalonte tregtimin e skllaveve.

Pas humbjes se Napoleonit ne "Lufterat Napoleonike", Brtiania u be fuqia kryesore detare e shekullit te 19-te. Ne maje te saj, Perandoria Britanike kontrollonte territore te medha ne Azi, Afrike, Oqeani dhe Amerike .

Ne fund te "Eres Viktoriane" Britania e Madhe humbi lidershipin e saj industrial, vešanterisht tek Perandoria Gjermane, e cila e kaloi Britanine ne prodhimin industrial dhe tregti ne vitet e 1890-ta, dhe tek Shtetet e Bashkuara. Britania mbeti fuqi e larte dhe perandoria e saj arriti madhesine maksimale ne vitin 1921, duke marre mandatin e Liges se Kombeve nga ish kolnite Gjermane dhe Otomane pas Luftes se Pare Boterore.

Tensionet ne Irlande šuan deri te ndarja e Ishuli me 1920, percjelle nga pavarsia e "Shtetit te pavarur Irlandez" me 1922. Gjashte nga nente komunat e krahines Ulster mbeten ne Britanine e Madhe, te cilat pastaj ndryshuan emrin nga "Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe dhe Irlandes" ne "Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe dhe Irlandes Veriore" me 1927.

Pas Luftes se Pare Boterore, rrjeti i pare transmetues internacional, BBC, u krijua . Ne vitin 1924 Levizja laburiste, e cila po forcohej qysh me 1890, formoi qeverine e pare laburiste. Britania luftoi Gjermanine Naziste ne Luften e Dyte Boterore, me aleatet e saj te Kommonwealthit, perfshire ketu Kanada, Australia, Zelanda e Re, Afrika Jugore dhe India, me vone duke u bashkuar me aleate te tjere si Shtetet e Bashkuara. Lideri i kohes se Luftes Uinston Churchill dhe pasardhesi i kohes se paqes Clement Atlee ndihmuan ne krijimin e botes post-lufte si pjese e "Treshes se Madhe" . Lufta e Dyte Boterore e la Britanine financiarisht te demtuar. Marrjet hua gjate Luftes se dyte boterore nga Kanada dhe Shtetet e Bashkuara ishin te shtrenjta ekonomikisht por, se bashku me "Ndihmat Marshall" te post-luftes , Britania e Madhe nisi rrugen e sherimit.
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
  User-0202204533

User-0202204533




osh nje teme shume konkrete dhe shume e vertet per nje titull te tille..
 
     03 05 2011 (17:02)
  User152128

User152128




[u][i][b]poppoopopop
 
     19 01 2011 (17:41)
  SOLE

 SOLE


Register: 28 01 2010
From:
Points: 2054
Ne ekonomine dhe politiken e saj, Greqia qe vendi i Planit Marshall me i ngjashem me vendet e varfera sot nga kendveshtrime te ndryshme: ne popullsi, ekonomi dhe politike

PLANI MARSHALL dhe GREQIA

Lufta kunder varferise, ndihma apo kurthe?

R. Glenn Hubbard

William Duggan

Mund ta kuptojme me mire sesi t'i adoptojme detajet teknike te Planit Marshall me shqyrtimin e rastit te Greqise. Ne ekonomine dhe politiken e saj, Greqia qe vendi i Planit Marshall me i ngjashem me vendet e varfera sot nga kendveshtrime te ndryshme: ne popullsi, ekonomi dhe politike. Shembulli i Greqise na jep idete konkrete per te huazuar dhe shpresuar se mund te funksionoje serish.

Greqia eshte me e vogla e vendeve te medha te Europes. Popullsia e saj ne ate kohe ishte 7.5 milione banore kundrejt pothuajse 50 milioneve secili per Britanine, Francen, Gjermanine dhe Italine. Nga te 16 vendet e Planit Marshall, Greqia qe i treti me i varfer dhe me i paqendrueshmi ne ate kohe. Vetem Portugalia dhe Turqia qene me te varfer, por te dyja i shpetuan pjeses me te madhe te luftimeve te Luftes se Dyte Boterore. Greqia vuajti pushtimet e Italise dhe Gjermanise, ne te cilat nje rezistence aktive greke u krye me ndihmen e ushtrise britanike. Pas lufte, rezistenca u perša dhe beri nje lufte civile: komunistet greke me ndihmen ruse perballe mbreteroreve dhe demokrateve greke me ndihmen britanike. Keshtu, midis vendeve te demtuara nga lufta, Greqia qe me i varferi dhe ai qe qendroi me gjate ne lufte, si dhe ai qe me pak se nje demokraci e plote perpara, gjate dhe menjehere me pas Planit Marshall: Mbreti grek qendroi ne pushtet ne nje mase te caktuar gjate viteve Dyzet dhe Pesedhjete.

I vogel, i demtuar nga lufta dhe gjysmedemokratik: kjo tingellon shume si puna e vendeve te varfera sot, vešanerisht ne Afrike. Sigurisht, Greqia nuk i pati 40 vjet ndihma per t'u zhbere dhe megjithese toka e kultivuar e saj qe me e varfera ne Europe, ajo serish kishte avantazhet e vjetra te saj te nje gjuhe te vetme te shkruar, porteve te shkelqyera dhe nje pozicioni ideal ne qender te tregtise mesdhetare. Nuk mund te shpresojme qe shumica e vendeve te varfera te imitojne ne mase te plote suksesin e Greqise, por fakti sesi Plani Marshall, ne menyre graduale dhe ne shpejtesi, ndihmoi ja vlen qe te mesohet dhe te imitohet dhe te imitohet pjeserisht.

Plani Marshall fillestar harxhoi nje sasi te ndryshme per fryme ne te 16 vendet dhe i ri do te duhet te beje te njejten gje. 3 perqind e fondeve te Planit Marshall shkuan per Greqine: 366 milione dollare ne nje total prej 12.7 miliardesh. Kjo eshte rreth 50 dollare per fryme per Greqine ose 400 dollare e korrigjuar me kursin e sotem. Ne krahasim, ne kapitullin e fundit ne vleresuam nje buxhet 10-vješar prej rreth 100 miliard dollaresh per ECA-n dhe ECA Foundation marre sebashku, per 10 vjet: i ndare midis 1.5 miliard njerezve te varfer ne vendet e varfera te botes. Kjo do te ishte 67 dollare per fryme ose rreth nje e gjashta e asaj ška Plani Marshall shpenzoi ne Greqi. Sikur vetem gjysma e vendeve te varfera te perfshiheshin, kjo shume do te dyfishohej. Dhe sikur ECA te kish dyfishin e fondeve qe ne vleresuam, kjo shume do te dyfishohej serish.

Ne njefare kuptimi, Plani Marshall filloi me Greqine. Ne Europen e pasluftes, komunizmi kercenonte qe te perhapej ne perendim ne shume vende, por sidomos France dhe Greqi. Ne France, Partia Komuniste mund te fitonte zgjedhjet. Ne Greqi, luftetaret komuniste mund te merrnin Athinen. Ne shkurt te vitit 1947 erdhi kriza: mungesa e fondeve e Britanise per vete rimekembjen e saj e detyroi ate qe ta nderpriste ndihmen ushtarake per Greqine. Amerikanet nxituan te futeshin, fillimisht me ndihme te drejtperdrejte ushtarake dhe me pas, fale Gjeneralit George C. Marshall, me nje plan rimekembjeje jo vetem per Greqine, por per te gjithe Europen Perendimore.

Nje muaj perpara krizes greke, ne janar te vitit 1947, Presidenti Truman e emeroi Marshall, Sekretarin e Shtetit te tij. Ne muajin prill, Marshall u takua me ministrat e Jashtem te Europes ne Moske per te arritur nje traktat final per Gjermanine dhe Austrine. Atje ai e pa me syte e tij sesi Bashkimi Sovjetik donte te vazhdonte te zgjerohej ne Perendim dhe sesi kolapsi ekonomik i Perendimit po ndihmonte ne kete drejtim. Marshall i kerkoi George Kennan te Sherbimit te Jashtem qe te krijonte nje grup pune dhe te propozonte nje program ndihme ekonomike per Europen. Kennan e dorezoi raportin e tij me 23 maj. Kater dite me pas, nje raport i dyte erdhi nga William Clayton, Nensekretari i Shtetit per ăeshtjet Ekonomike i Marshall, nje ish-biznesmen nga industria e pambukut. Marshall i diskutoi te dyja raportet me stafin dhe bashkepunetoret e tij. Nje jave me vone, me 5 qershor, Marshall e shpalli planin e tij ne nje fjalim ne diplomimet e Harvard. Keto jane pjeserisht fjalet e tij: "Prishja e struktures se biznesit te Europes gjate luftes qe e plote... Ringritja apo ruajtja ne vendet evropiane e parimeve te lirise individuale, institucioneve te lira dhe e pavaresise se vertete mbeshtetet me se shumti ne vendosjen e kushteve te mira ekonomike, marredhenieve ekonomike nderkombetare te qendrueshme dhe implementimit ne vendet evropiane te nje ekonomie te shendetshme te pavarur me asistence te huaj te jashtezakonshme. Arritja e ketyre objektivave kerkon nje plan rimekembjeje evropiane, te hapur ndaj vendeve te tilla qe bashkepunojne ne nje plan te tille, bazuar mbi nje perpjekje te fuqishme prodhimi, ekspansioni te tregtise se huaj, krijimit dhe ruajtjes se stabilitetit te brendshem financiar dhe zhvillimit te bashkepunimit ekonomik, perfshi te gjitha hapat e mundshme per te vendosur dhe ruajtur kurse te mira shkembimi dhe per te realizuar eliminimin progresiv te barrierave tregtare".

Marshall saktesisht nuk i rendit te dhjete elementet e Doing Business, por jep nje fillim te mire. Nga raporti i Kennan dhe i Clayton, nepermjet fjalimit te Marshall dhe me tej ne planifikimin e detajuar te asaj vere dhe vjeshte, detajet e menyres se si te mbeshtetej sektori i biznesit te Europes Perendimore u bene te qarta. Nga fillimi deri ne fund, Plani Marshall synoi ndaj biznesit, jo ndaj bamiresise. Shume agjenci ndihmash po punonin tashme ne Europe, vešanerisht United Nations Relief and Rehabilitation Administration (UNRRA) nga viti 1943 deri me 1947, e cila ju dorezua International Relief Organization ne vitin 1948. Me pas, ne Europen e pasluftes mbeshtetja e biznesit pasoi mbeshtetjen e refugjateve. Krahasoje kete me dekadat e fundit ne vendet e varfera, ku OJQ-te kane hyre per emergjence humanitare dhe me pas e kane vazhduar kete me projekte bamiresie, jo biznesi.

Nuk kishte asgje ne kurrikulumin personal te Marshall, qe ta bente ate probiznes ne menyre te vešante. Babai i tij kishte kompanine e tij qe shiste qymyr ne Pennsylvania, por i biri nuk punoi asnjehere ne te. Kompania vuajti ne recensionin e vitit 1893, keshtu qe nuk dukej se ofronte nje te ardhme imediate per djalin. Ne vitin 1897, ne moshen 17-vješare, George u fut ne nje kolegj shteteror, Virginia Military Institute. U diplomua prej tij ne vitin 1901 dhe ju bashkua forcave te armatosura. Nga ketu ai i ngjiti rangjet e ushtrise, per t'u bere nje oficer planifikimi kyš per trupat amerikane Luften e Pare Boterore dhe me pas Gjeneral ne vitin 1936. Tri vjet me pas, Presidenti Roosevelt e beri Shef te Shtabit te Ushtrise. Kjo e beri ate komandantin ushtarak me te rendesishem te Amerikes gjate Luftes se Dyte Boterore. Ai nuk luftoi asnjehere drejtpersedrejti ne kete lufte: Eisenhower ne Europe dhe MacArthur ne Paqesor i raportonin Marshall ne Washington.

Ne asnje rast gjate ketyre viteve te ushtrise Marshall nuk pati me shume kontakt apo nuk tregoi ndonje interes me te madh ndaj biznesit se oficeret e tjere amerikane. Truman e emeroi ate Sekretar Shteti per shkak se qe diplomat dhe planifikues i mire, jo per ndonje qendrim te dalluar probiznes dhe Truman vete qe demokrat. Republikanet qene partia me shume probiznes. Fjalimi i Marshall dhe plani qe e pasoi dolen jo nga ndonje njohuri apo angazhim ndaj biznesit e pazakonte, por nga mentaliteti i rendomte mbizoterues amerikan se biznesi qe burimi i begatise se mases. Deri ne ditet e sotme, dy partite kryesore politike amerikane akoma jane dakord lidhur me kete pike dhe ka gjasa se do te jene gjithmone keshtu.

Shpejt pas ketij fjalimi, Marshall i ftoi te gjitha vendet e Europes, perfshi Bashkimin Sovjetik, per t'u takuar ne Paris nga 12 tetori e me pas per te perpunuar detajet. Sovjetiket dhe vendet e Europes Lindore refuzuan, megjithese ăekosllovakia fillimisht pranoi dhe te tjerat, si puna e Hungarise, do te kishin marre pjese sikur sovjetiket t'i kishin lejuar. Clayton kryesonte delegacionin amerikan. Me 21 korrik, Kennan i raportoi me nje memorandum Marshall rezultatet e mbledhjes se Parisit: "Ne nuk kemi asnje plan". Ne alternative, europianet propozuan struktura, programe dhe shifra te ndryshme per planin ne pergjithesi dhe per secilin vend. Pati pak unanimitet, megjithate Marshall u kenaq. Europianet kishin fjalen e pare ne detaje. Ai donte prej tyre qe te hartonin programet e tyre sa me shume te ishte e mundur. Konferenca e Parisit realisht nuk perfundoi asnjehere. Ajo perfundoi gradualisht ne pune dhe raporte nga ana e komiteteve, me stafin e Marshall perkrah. Raporti final doli ne shtator.

Menjehere ne shikojme nje element te transferuar ne ECA-n [Economic Cooperation Association] tone te re. Qeveria e šdo vendi te varfer duhet te bjere dakord me punen e ECA-s atje. Keshtu, nje hap i pare per ECA-n eshte qe te ftoje vendet e varfera ne nje samit si konferenca e Parisit e korrikut 1947. Ata qe nuk pranojne e humbasin shansin e tyre per t'iu bashkuar dhe influencuar ne rezultat. Gjate muajve ne vazhdim delegatet e vendeve dhe stafi i ECA-s punuan sebashku per te perpunuar detajet lidhur me menyren sesi do te funksionoje programi.

Por presim gjithashtu edhe disa diferenca. Delegatet europiane ne korrik 1947 e kuptonin te gjithe sektorin e biznesit, por nuk eshte keshtu per shume vende te varfera sot. ECA do te duhet te negociioje me secilin vend perberjen e delegacionit te tyre per te perfshire sektorin legjitim te biznesit. Keto biznese ka gjasa do te perfshijne firma vendase dhe te huaja. Plani Marshall kishte nje sponsor te vetem: ECA ka gjasa do te kete shume sponsore. Keshtu keta sponsore do te duhet ta modelojne edhe vete strukturen e tyre gjate samitit. Kjo do te jete e gjitha e komplikuar, por Plani Marshall sherben si busull.

Tri llojet e komiteteve qe dolen nga konferenca e Parisit qene: Se pari, nje Committee of European Economic Co-operation (CEEC) perfshinte te gjitha vendet pjesemarrese evropiane si anetare. ECA jone e re mund te beje te njejten gje qofte ne mbare boten, qofte rajonalisht, te tille si Amerika Latine dhe Karaibet, Lindja e Mesme dhe Azia. Ne fund te fundit, Europa eshte rajon. Se dyti, nje Komitet Ekzekutiv prej 5 vendesh mblidhte CEEC-ne dhe mbikqyrte komitetet teknike qe bene punen e detajuar nga korriku deri ne shtator. Marshall dhe stafi i tij zgjodhen peseshen. Per arsye te ndryshme politike, specifike per kohen dhe vendin, ato qene Britania, Franca, Italia, Holanda dhe Norvegjia. Sigurisht, disa vende e kundershtuan. ECA jone e re do te kishte nevoje per nje Komitet Ekzekutiv ekuivalent, ne menyre te ngjashme te zgjedhur nga vete ECA, dhe komitetet teknike qe do te transportohen krejtesisht ne ECA-n e re.

Komitetet ekzekutive dhe teknike i shkrine ne shtator. Roli i tyre ishte te ndihmohej te hartohej nje plan, jo implementimi i tij. CEEC-a u be Organization for European Economic Co-operation (OEEC) e perhershme, per te vazhduar si trupe koordinuese rajonale per planin. Nga tetori deri ne mars, amerikanet mbeshtetes te Planit Marshall ia shiten ate publikut dhe Kongresit te tyre. Committee for Economic Development (CED), i themeluar ne vitin 1942, luajti nje rol kryesor. Ai qe nje grup biznesmenesh drejtues qe dolen nga Keshilli Keshillues i Biznesit i Departamentit te Tregtise per te punuar me departamentet qeveritare si zeri i sektorit privat ne politiken ekonomike te kohes se luftes. Presidenti i pare i CED-it qe Paul Hoffman, kreu i shtepise prodhuese te automobilave Studebaker. Kongresi amerikan e miratoi Planin Marshall ne mars te vitit 1948. U krijua ECA, duke zevendesuar Komitetin e Ekzekutiv te Parisit dhe vete stafin planifikues te Marshall. Presidenti Truman emeroi Hoffman si kreun e ECA-s.

Jemi goxha larg nga Greqia, por te gjitha keto detaje kane rendesi per menyren sesi funksioni Plani Marshall atje. Greqia mori pjese ne šdo hap ne anen evropiane. Programi filloi ne prill te vitit 1948. Ne ate kohe, Greqia kishte nje plan njevješar per gjerat qe kish nevoje te blinte dhe šfare donte te bente me parate qe do te paguanin bizneset greke. Stafi i Marshall e miratoi planin. Per vitet e ardhshme, stafi i ECA-s se Hoffman mori drejtimin. ădo vit, Greqia nenshkruante nje plan te ri njevješar. Kjo rutine njevješare mund te transportohej tek ECA e re.

Le te kthehemi tani ne menyren sesi Plani Marshall funksionoi per Greqine. Plani njevješar grek perfshinte detaje kontraktimi dhe afate dorezimi. ECA ua dorezoi kete bizneseve amerikane nepermjet kanaleve normale te tregtise se eksport - importit: Departamentit te Tregtise, deklarimeve per shtyp dhe zhornaleve industriale. Nje biznes amerikan e kontaktonte drejtpersedrejti biznesin grek. ECA siguroi qe šmimet normale te tregut te mbizoteronin dhe nenshkroi nje leter angazhimi per nje banke amerikane, e cila nga ana e saj rendiste letrat e kreditit me banken greke te biznesit grek. Banka amerikane jepte nje kredi per biznesin grek nepermjet pagimit te fatures bankes greke. Me pas, ECA e rimbursonte banken amerikane ne dollare, te marra nga nje fond xhirues per Greqine ne Thesarin amerikan. Sasia e fondit te pergjithshem dhe e perdorimit vjetor te tij perbenin pjese te planit vjetor grek qe ECA e miratonte.

Ne Greqi, fermeri ose fabrika e paguanin banken greke ne dhrahmi, zakonisht keste si nje kredi. Ne vend qe te paguanin banken amerikane, banka greke i dergonte parate ne fondin homolog te Thesarit grek. Pastaj, qeveria greke e perdorte 95 perqind te ketyre fondeve per projekte brenda Greqise, siš ishte miratuar nga ECA ne planin njevješar. 5 perqindeshi tjeter i shkonte ECA-s per shpenzime administrative.

Por kishte edhe mekanizma te tjere pagimi. Greqia mund te paguante me dollare nga vete shkembimi i jashtem i saj, per rimbursim te mevonshem nga ana e ECA-s; te nenshkruante nje draft te ECA-s nepermjet Federal Reserve amerikane ne favor te furnizuesve amerikane ose t'i kerkonte ECA-s te nenshkruante nje leter angazhimi per furnizuesin, duke premtuar pagim te drejtperdrejte pa banke. Keto mekanizma alternative qene kryesisht per furnizime te medha mallrash, te tilla si gruri, nafta apo šeliku, per biznese greke shume te medha.

ECA e re ka nevoje te adoptoje te njejtin lloj financimi fleksibel si ECA e vjeter. Ideja themelore eshte njelloj: ta ktheje ndihmen ne mbeshtetje efektive per te gjithe sektorin e biznesit te brendshem ne vendet e varfera. Shume elemente mund te transportohen te paprekura, per shembull, fondi xhirues per vend. Pagesat ne avance te bankave amerikane per produkte amerikane ka gjasa qe nuk do te nevojiten, pasi sot te gjitha vendet kane akses te lehte ne tregtine boterore dhe format e ndryshme te financimit per šfaredo gjeje qe kane nevoje te blejne. I gjithe financimi do te jene grante apo kredi per firma dhe organizata vendore, jo kontrata te ECA-s qe keto entitete implementojne. Krahasoje kete me projektin tipik te ndihmes, ku organizata vendore eshte nje nenkontraktor qe dorezon fatura pagese pas pagese per nje projekt qe menaxhon agjencia e ndihmes. Nen ECA-n, bizneset dhe organizatat e tjera menaxhojne drejtpersedrejti dhe raportojne te ardhura e shpenzime nga procedura llogaritjeje normale biznesi.

Gjate kater viteve te Planit Marshall, Greqia shpenzoi me pak se gjysmen e fondeve te homologut te saj (45 perqind), duke lene keshtu nje balance te shendoshe per te ardhmen. Si shumica e vendeve te tjera te Planit Marshall te demtuara nga lufta, ajo ška Greqia shpenzoi shkoi me se pari per rindertim fizik: shtepi, ndertesa publike, rruge, hekurudha dhe porte (31 perqind). Ndryshe nga vendet e tjera te Planit Marshall, per shkak te luftes se saj civile ne vazhdim, Greqia shpenzoi nje sasi te mire te fondeve te homologut te saj ne ndihme per refugjatet (29 perqind). Si vend i varfer, ajo shpenzoi gjithashtu nje pjese te mire ne bujqesi (13 perqind), vešanerisht hapjen e tokave te reja, blerjen e bagetive dhe nje sistem kerkimor dhe zgjerimi., si dhe dha kredi te metejshme per bizneset private greke te te gjitha llojeve (7 perqind). Pastaj vinin higjiena dhe shendeti publik (3 perqind), perfshi nje fushate malarieje.

Kjo ligjesi shpenzimesh e fondeve homologe tregon se pjesa me e madhe e parave ndihmoi biznesin: infrastrukturen bujqesore dhe tregtare, perfshi nje program rihuazimi te drejtperdrejte per bizneset. Plani Marshall jo vetem qe e ktheu ndihmen ne financim efektiv per te gjithe sektorin e biznesit grek, por e beri parane publike greke te varur ne vellimin e biznesit. Neqoftese biznesi grek lulezonte, ai do te sillte me shume inpute dhe do te paguante me shume para ne fondin homolog qeveritar. Nga ana e tij, ky fond e shpenzonte pjesen me te madhe te parave per ta mbeshtetur me shume biznesin. Te gjithe keta elemente transportohen te paprekur ne ECA-n e re.

Plani Marshall perfshinte nje program asistence teknike, te ndare nga programet e vendeve, ku eksperte amerikane keshillonin bizneset dhe agjencite qeveritare evropiane, si dhe europianet qe te shkonin ne Shtetet e Bashkuara per te studiuar bizneset amerikane. I gjithe programi zinte vetem 1.5 perqind te buxhetit te pergjithshem te Planit. Greket moren pjese dhe kerkuan edhe me shume. Lufta civile zgjati deri ne vitin 1949, por edhe me pas paqendrueshmeria vazhdoi. Vetem ne vitin 1950, pati pese qeveri te ndryshme. Kjo beri kerdine ndaj administrates se Planit Marshall, ndersa stafi i agjencise qeveritare shkonte dhe vinte. Shume greke u kerkuan amerikaneve qe te merrnin persiper anen greke te administrimit te Planit, por ato refuzuan. Kjo qe pergjigja e drejte, keshtu qe greket perpunuan rregullimet institucionale qe duhet te zgjasnin, pasi paraja e Planit Marshall te kishte ikur.

Krahasoje kete me shume te huaj, qe agjencite e ndihmes emerojne per te hartuar dhe drejtuar projektet qeveritare dhe te OJQ-ve ne vendet e varfera, per te siguruar qe projektet ecin siš duhet. Por projekti ecen siš duhet per aq kohe sa qendrojne te huajt dhe me pas degjenerojne. Kjo eshte asistence projektesh, jo asistence teknike. Diferenca midis te dyjave eshte thelbesore. Ne asistencen e projekteve, te huajt menaxhojne projektin. Ne asistencen teknike, kompania apo organizata vendore drejtojne projektin dhe asistentet teknike i keshillojne ata ne aspekte te projektit ku kane ekspertize te vešante.

Dekada me pare ne ndihme per vendet e varfera, asistenca teknike qe norma. Keqmenaxhimi nga entiteti vendor i šonte agjencite e ndihmave qe gradualisht te ndryshonin ne asistence projekti, megjithese akoma e quanin ate asistence teknike. Ashtu si origjinali, ECA e re duhet te financoje asistencen teknike, jo asistencen e projektit. Neqoftese entiteti lokal deshton, ai falimenton, ne vend qe te mbahet ne kembe nga te huajt qe drejtojne lojen.

Per shkak se, qeveria greke qe ne gjendje te tille te keqe, nje pjese e shpenzimeve te partnerit te saj (3 perqind) shkuan per nje program special asistence teknike per ta reduktuar dhe reformuar ate. Ne shumicen e vendeve te varfera ndihma ka financuar shume programe asistence teknike per te reformuar agjenci qeveritare, por pa nje mekanizem te brendshem financues si financimi partnerial apo nje riorientim i pergjithshem drejt biznesit si Plani Marshall. Megjithese shkalla e šrregullimit institucional ne shumicen e vendeve te varfera nenkupton qe Fondacioni ECA do te duhet te shpenzoje para grant ne reformen institucionale, perfshi nje pjese ne financimin e ECA-s eshte nje gje e mire per t'u marre nga origjinali.

Ne Planin Marshall, bizneset i paguan kredite e perqindjet dhe keto para financuan drejtpersedrejti projektet qeveritare. Ne vendet e varfera, sot stafi i Bankes Boterore harton projekte per qeverine qe t'i implementoje dhe me pas llogarisin sesa shume kjo do ta nxise ekonomine e pergjithshme. Kjo i shtohet projekteve per te arritur ne nje rritje ekonomike te planifikuar per te llogaritur me pas taksat ekstra qe do te mbledhe qeveria. Me pas jep nje hua te madhe per qeverine qe ta paguaje me taksat e ardhshme nga rritja e ardhshme ekonomike. Pese vjet me vone, kurr rritja nuk ka ndodhur dhe qeveria nuk mund ta paguaje kredine, banka e mbyll ate duke hapur nje tjeter ose aktivistet e ndihmes bejne fushate per banken qe ta fale ate. Nderkaq, banka ka hartuar nje grup tjeter projektesh qe tashme jane ne rruge, me nje tjeter kredi qe qeveria nuk do ta paguaje kurre.

Plani Marshall hasi me shume pengesa ne Greqi sesa ne vendet e tjera, por serish programi funksionoi. Ekonomia greke u rrit me 30 perqind gjate kater viteve te planit dhe me pas u ngrit ne vitet Pesedhjete, kur Greqia u rrit me shpejt se šdo vend tjeter i botes perveš Japonise. Por ECA hasi probleme jo vetem ne Greqi dhe ne vendet e tjera te Planit Marshall, por edhe ne Washington. Hoffman luftoi dy lloje amerikanesh: ofiqaret nga agjencite e tjera dhe lobet industriale.

Shume zyrtare te Departamentit te Shtetit e donin ECA-n qe ta kishin vete, pasi ai merrej me punet e jashtme, por Marshall me zgjuarsi vendosi qe ta bente te pavarur. Edhe keshtu, zyrtare ne Departamentet e Shtetit, Thesarit, Tregtise dhe Bujqesise donin qe ECA te merrte staf prej tyre dhe te punonte nepermjet tyre kur te futej ne fushen e tyre, qe ishte te gjithe kohen. Ne te vertete, Hoffman e pajisi ECA-n ne Washington me se shumti me drejtues kompanish, avokate korporatash dhe bankiere investimesh dhe u perpoq ne maksimum qe ta drejtonte Planin Marshall sipas parimeve te biznesit me shume se sipas politikave te departamenteve te ndryshme. Ai i fitoi te gjitha betejat e medha, megjithese lufterat vazhduan gjate kater viteve te planit.

Lobet industriale qene nje šeshtje tjeter. Hoffman donte qe biznesi amerikan te konkurronte mbi nje baze te njejte me biznesin e huaj per kontratat e Planit Marshall, por lobi amerikan i transportit arriti qe te shkruaje ne ligjin e Planit Marshall se 50 perqind e te gjitha mallrave nen Plan te leviznin me anije amerikane. Edhe industria e miellit perfitoi, ne masen 25 perqind. Industria e aluminit u perpoq per 50 perqind, por Hoffman ia doli qe ta rrezonte kete ne Kongres. Me pas, ai gjykoi se transportuesit amerikane po e ekzagjeronin me šmimet, keshtu qe kerkoi se do ta injoronte normen e 50 perqindeshit. Lobi i transportit ju kthye me nje fushate marredheniesh publike. Keshtu, Hoffman kercenoi me doreheqje. Ne fund, ai e humbi kete raund dhe vazhdoi te punonte. Me pas, ai ia doli qe ta rrezonte rregullin e miellit.

ECA e re ka shume per te mesuar nga lufterat e Hoffman me agjencite dhe lobet industriale konkurruese. Donatoret e ECA-s se re duhet t'i japin asaj te njejten autonomi burokratike qe Marshall i dha planit fillestar. Te njejtat rregulla prokurimi nacionaliste qe Hoffman luftonte kunder ndihmes se huaj akoma te fshikulluar sot, jo vetem per mallra si ndihma ushqimore, por per asistence - dhe projekt - teknik, ku agjencite amerikane huazojne kompani amerikane dhe britaniket per te njejten gje per francezet. Danezet do te donin nje institut te njejte teknik qe financojne ne vend per te drejtuar ndonje projekt teknik ne Guatemale. Francezet do te kembengulnin ne nje perqindje te caktuar te shtetasve franceze ne stafin e ECA-s. Amerikanet do te perpiqen te rikrijojne sistemin universitar amerikan perfitues te ndihmave qeveritare ne šdo vend. Po keshtu, rreth tryezes se donatoreve. Kjo eshte nje praktike ndihme e rendomte dhe per ECA-n do te duhet qe te ndaloje. Kjo do te ishte shume e veshtire per t'u arritur. ădo donator do te doje ECA-n qe te promovoje politikat, njerezit dhe institucionet e saj ne te njejten menyre qe departamentet amerikane do te donin qe Hoffman te promovonte te tyret.

E fundit, por jo me pak e rendesishmja, duhet te pranojme efektin e Planit Marshall ndaj integrimit ekonomik evropian. Nuk ka asnje lidhje te drejtperdrejte: Bashkimi Europian filloi si nje marreveshje rajonale qymyri ne vitin 1951, me pas u be Komunitet Ekonomik Europian ne vitin 1957, por lidhja jo e drejtperdrejte eshte e fuqishme. ECA i shtrengoi vendet qe te mblidheshin sebashku me nje plan te vetem ne Paris gjate veres dhe vjeshtes se vitit 1947 dhe ato u mblodhen. Gjithashtu, ECA i shtrengoi ato qe t'ia hapnin kufijte njeri-tjetrit dhe ata i hapen. Trupa rajonale e ECA-s, OEEC, qe ne menyre te tepruar nje krijese amerikane, keshtu qe europianet krijuan te tyren. Te gjitha rajonet e varfera te botes kane vende qe jane tejet te vegjel sa per t'u begatuar me kembet e tyre dhe shumica e tyre perbetohen ne menyre jo te sinqerte per integrimin rajonal, por problemi real eshte se si ECA e re mund te ndihmoje, se pari ne Europe.

Nga Washingtoni ne Greqi kjo miriade detajesh filloi te tregoje rrugen sesi ECA e re mund te punonte. Shume detaje do te konfliktojne: Per shembull, nuk do te kete traktore dhe miell nga Amerika, por struktura dhe mekanizmat e te vjetres dhe te se rese thelbesisht do te jene njelloj - i njejti softuer, harduer i ndryshem, per nje kohe te ndryshme dhe nje vend te ndryshem. ╦shte ne kete menyre qe Plani Marshall mbetet i perjetshem e universal dhe shpresa me e mire per te luftuar varferine ne vendet e varfera te botes
 
     02 08 2010 (22:47)
Pages     Key     1 Page 1 Total:3 post