logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

E verteta si ilac , historia si semundje
Autor Giusi - 10 aprile 2012 20:39
  

Skena e hapjes eshte therja me nje goditje e kokes se kerriçit. Kamera eshte e levizshme. Diçka vendimtare per historine qe do te shohim. Po edhe kapriço mund te jete. Ka artiste kontroversale qe shokojne me skenat hapese te filmit: mund te japin nje-

penetrim seksual (Antikrishti, Lars von Trier); apo nje gjerdan objektesh ankthi ku duket nje koke qingji te shtrydhet nga duart e dikujt dhe me pas rropullite e shqyera vezulluese te kafshes (Persona, Bergman).

Fillimi eshte vendimtar per aq sa ai merr persiper te identifikoje objektin e historise.

Skena e pare hapet me nje close-up te therjes se kafshes qe perfundon ushqim per luanin ne kafaz ne kopshtin zoologjik. Aty ku ne fund te filmit hyjne njerez.

“Pharmakon” i Joni Shanajt tregon historine e Brankos (Klevis Bega/Kastro Zizo) i cili drejton farmacine e te atit, dr. Sokratit (Niko Kanxheri). I riu bie ne dashuri me nje studenten e doktorit, Saren (Olta Gixhari). Vajza, per shkak te nenes se semure, ka krijuar lidhje varesie me dr. Sokratin. Por varesia me te cilen ky burre te te gjashtedhjetat mban pas vetes sidomos te birin, e ka molepsur Brankon dhe e ka shtyre drejt kerkimit te se vertetes. Maturimi i Brankos eshte linja qendrore -

e filmit qe trajton mungesen e komunikimit ne marredhenie gjinore dhe familjare, çka do duhej te percaktonte strukturen dhe unitetin e “Pharmakon”. Personazhet i fshehin diçka njeri-tjetrit. Kjo pretendohet si izolimi i marredhenieve njerezore. Qellimi per te zbuluar kete gjysmen ne hije te secilit, pretendohet si diskutim ne vetvete mbi gjendjen njerezore, mbi nje anti-hero, siç e quajti Shanaj ne premieren e djeshme per mediat, protagonistin Branko (emer per nder te Branko Merxhanit!).

Mendimi praktik per ta paraqitur babe e bir te perfshire ne nje biznes te pandershem barnash ngerthehet me nje diskurs filozofik mbi pervojen njerezore, vetmine, humanizmin.

Debutimi i Joni Shanajt autor ne metrazhin e gjate, tenton ta vendose mjedisin social shqiptar ne nje diskurs filozofik. Po te duash te kujtosh se kur eshte bere kjo perpjekje nga ndonje film shqiptar, diçka te sjelle nder mend “Plage te vjetra” i Dhimiter Anagnostit, nje film i realizmit socialist, ku per shkak te profesionit dhe statusit social te personazheve, aktoret Sander Prosi, Roza Anagnosti e Rikard Ljarja, perbejne nje njefare elite ne debat.

Pergjate gjithe filmit ka nje atmosfere qe eshte dominante jo thjesht ne disa mizansena: e bardha, si ilaçi, si pharmakon-i. Ështe nje ton i ftohte por potencial per dramen e personazheve. Ne kete stil eshte veshur dekori qe do duhej te sugjeronte thellesi per historite e individeve te cilet me fshehtesite e tyre, do duhej t’i perfytyronim si pikat e erreta te nje kuadri fotografik mjaft te ndriçuar. Ne fakt efekti dramatik eshte i sfumuar dhe tensioni i zbehte. Ndertimi kompleks i personazheve ka mbetur ne tentative.

“Hamlet! Hamlet!” therret Niko Kanxheri ne nje korridor te zbrazet spitali duke tundur ne gjithe ate bardhesi te akullt negativin e nje pale mushkerive. Hamlet per bir i tradhtuar?

Po te ishte Branko nje bir i tradhtuar do te ishte edhe nje lloj heroi. Por nuk e ben antihero as jeta ne vegjetim, as mungesa e akteve te guximshme. Nuk dime çfare qellimesh ka ky personazh. I vetmi kontrast i pervijuar sakte i ketij te riu per te cilin thuhet se ka studiuar farmaci ne SHBA, eshte raporti me natyren.

Fotografia ne “Pharmakon” jep pamje gjithperfshirese te Tiranes me Dajtin ne sfond, pushtimin e nje pseudoarkitekture kundrejt kurores se gjelber mbi liqenin artificial. Peizazhi qe rrethon subjektet eshte nje informacion pa koment mbi ta.

Arkitektura eshte perdorur mjaft mire si element, sepse nje nga investimet e kesaj dysheje elitare te historise se Shanajt eshte biznesi i shitje-blerjeve te apartamenteve. Paçka se kamera nuk ndalet kurre ne ato fatura dhe firma. Sado qe ritmi eshte qellimisht i ngadalte, kapercimi nder sekuenca eshte i menjehershem. Nuk ka tranzicion skenash. Ate qe nuk e ben skenari ne dy ore, e ben fotografia e pasur: perdorimi i close-up-ve ekstreme, psh ne kopshtin zoologjik, apo me portretet e personazheve per te shprehur vetmi dhe deshperim; planet nga lart per te shprehur dobesine njerezore ne duart e fatit, apo kontrollin total te raportit te te rinjve nga syri xheloz dhe i semure i dr.Sokratit. Kjo i ben subjektet te duken te nenshtruar. Ne kete drejtim Shanaj eshte i sakte dhe e perdor fotografine ne menyre efektive ne sherbim te personazheve. Ajo evidenton veçanerisht karakteret e Kanxherit dhe Gixharit. Loja e tyre eshte jo emotive. Ekipi i aktoreve eshte ne teresi i gjetur.

Por si karaktere dramaturgjike trupi i tyre i pasur me energji, rri si i shkeputur nga guaska e mendimeve dhe e botes shpirterore te individeve. Ata jane bindes deri ne piken ku nuk eksperimentohet me historine realiste. Pastaj personazhet shperbehen. Sara rezulton nje vajze ne hall qe endet ne vanitet. Me nje nene te semure qe nuk shfaqet kurre, ajo do duhej te ishte zemra e fabules. Do te harrohej edhe prezantimi i saj i pare si nje objekt seksual sa per babain per birin, qe dredhon neper labirinthin e spitalit, po te mos rishfaqej me te njejten force vaniteti e koketerie (sa ne seancat e dobesimit me balte, te relaksi ne pishine e sauna).

Shanaj eshte i prirur te mbahet ne karakterin kompleks te individit por ky i rreshqet. Historine e shtjellon me mjaft vonese nepermjet bisedave te personazheve (perballja e dr. Sokratit me Sherifin eshte nje devijim, apo humanizmi i Brankos qe strehon ne farmaci nje femije rruge). Bisedat jane e vetmja menyre per te kuptuar per shembull sjelljen e Sokratit, kembenguljen per te mos hequr dore nga Sara, per mbajtur disa biznese njeheresh, e prape te jete nje baba, zot, autoritar. Bisedat marrin persiper te justifikojne sjelljen perfide te personazheve sepse regjisori, njeheresh skenaristi, nuk ia mberrin t’i ngreje ne nje konflikt te hapur e te qarte dhe t’i çoje drejt nje zgjidhjeje. Perpjekja per dialoge delikate bie si ne rastin, kur ne zemer te natyres, me nje mish ne hell per sfond, Branko bisedon me Shefirin (Vasil Goda) per fatin e njeriut dhe polici i sigurise, qe per klishe duhet te flase me urtesine e te varfrit, thote: “Une nuk i kuptoj njerezit.”

Perballja e fundit eshte vetem me te verteten. Sara ben nje zgjedhje. Po a ka thene ajo te verteten? Oborri i luanit dhe kafazi i tij eshte vendi i kesaj perballjeje. Suspansa e finales merr ngjyren e nje thrilleri. Mendimi per te verteten behet abstrakt.

E keshtu Shanaj percjell mesazhin, siç e pohoi ai dje per median, se kjo qe po kalon shoqeria shqiptare eshte stanjacion, se te rinjte ne veçanti ndodhen ne stanjacion.

Kane kaluar dhjete vjet qe nga koha kur Joni Shanaj realizoi dokumentarin mbi Ivin, pankun e pare shqiptar. Me “Pharmakon” ai ben te njejten gje, mu si nje arkeolog kerkon histori te veçanta, ben perpjekje per alternative. “Pharmakon” u miratua nga Qendra Kombetare Kinematografise ne vitin 2009 ne kategorine e vepres se pare regjisoriale, apo vepres alternative, çka pretendon edhe prurjen e diçkaje te re ne kinematografine shqiptare. Ne konferencen per shtyp ai u shpreh se ne dallim nga ajo çka ka bere kinemaja e re shqiptare ne njezet vitet e fundit, ai ka dashur te fokusohet ne nje histori te vetme, pa linja paralele. Rezultati eshte kjo perpjekje e mundimshme e autorit per te ruajtur koherencen.

Me siguri mund te thuhet se “Pharmakon” del jashte rrjedhes se pergjithshme te kinemase se re shqiptare. Ne kete kuptim “Pharmakon” perben pasuri per gjuhen kinematografike.

Por eshte realizuar nga nje artist qe nuk e ka kinemane menyre te jetuari, po mjet per nje diskurs te ideve ne nje fushe te artit. Kjo me sa duket shpjegon mungesen e limfes ne kete film.

“Pharmakon” i kushtohet filozofeve Jacques Derrida dhe Maurice Maeterlinck.


Produksioni

“Pharmakon”, eshte film artistik me metrazh te plote dhe projekti i fundit i shtepise filmike Zig-Zag Film qe drejtohet nga Mevlan Shanaj. Ështe nje produksion teresisht shqiptar, pjeserisht financiarisht i mbeshtetur nga Qendra Kombetare e Kinematografise dhe nga Radio Televizioni Shqiptar. Fondi publik per kete projekt u levrua si pjese e nje iniciative te re, te startuar ne vitet 2005-2007, per mbeshtetjen dhe promovimin e regjisoreve debutues, filmit indipendent dhe alternativ.


Regjisori

Joni Shanaj, skenaristi dhe regjisori i ketij filmi, vjen ne Pharmakon si debutues ne ekranin e madh ne nje film te metrazhit te plote. Shanaj eshte i diplomuar ne degen Regjisure dhe ne degen Antropologji Sociale. Ai punon si regjisor filmi artistik dhe dokumentar dhe pedagog i jashtem i Antropologjise Sociale, ne Universitetin e Tiranes.


Ekipi

Muzika e filmit eshte kompozuar nga Anton Lennartsson, nje kompozitor i ri suedez. Filmi ka dy drejtore fotografie te cilet gjithashtu debutojne ne nje film te metrazhit te plote: Ji-Hean Park nga Seul, Koreja e Jugut dhe Ram Shani nga Tel Aviv, Izrael. Post-Produksioni ne figure dhe ne kolone zanore u perfundua ne Focus Fox Studio LTD, nje nga studiot me serioze dhe prestigjioze ne Budapest, Hungari.


(shekulli.com.al)






Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 20935, stampe 13 ©


Meemira.com