logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Finalja e “Top Fest 9” me 3 qershor, ja kenget me te klikuara
Autor Giusi - 28 May 2012 17:13
  

Gara e “Top Fest 9” pritet te finalizohet me 3 qershor, ku ne naten e ēmimeve qe do te mbahet ne Pallatin e Kongreseve, 16 kenge do te arrijne te prekin finalen dhe 10 prej tyre do te mund te vleresohen me trofe. Por pavaresisht kengetareve te perzgj-

edhur per finale, publiku i veēon kenget ne baze te preferencave, duke shenuar sa me shume klikime ne youtube. Keshtu nga 38 artistet qe u perzgjedhen per fazen gjysmefinale, dhe u prezantuan ne datat 4, 11 dhe 18 maj ne oren 21:00 ne “Top Channel”, ethet e finales do i perjetojne vetem 16 artiste. Por si jane pritur deri tani kenget e tyre, mes te cileve mund te permendim emrat e artisteve, si: Besa Kokedhima, grupi “Burn”, Eugent Bushpepa, Argjentina Ramosaj, Xhensila Myrtezaj, Yllka Kuqi, Stine, Ēiljeta, Dr.Flori ft Fatima, Klajdi Haruni, Julka, Devis Xherahu, Malda Susuri, Orgesa Zaimi, Kejsi Tola, Enrika dhe Marsela, te cilat u prezantuan per here te pare ne “The Voice of Albania”, dhe shume artiste te tjere te rinj e te mirenjohur. Me poshte nje renditje te kengetareve nga me shume te klikuarit, e deri me pak te klikuarit pas performancave te tyre ne skenen e “Top Fest 9” ne Top Channel”.
“Mamica”, si kenga me e preferuar dhe e urryer njekohesisht.“Mamica” eshte kenga qe n-

ga lanēimi i saj i pare ne “Top Fest 9” ka regjistruar mijera klikime ne “youtube”, nderkohe qe pas prezantimit te saj ne gjysmefinale me 4 maj, Klajdi Haruni arriti te hyje automatikisht ne finale. Kenga eshte komentuar aq shume ne youtube, sa perveē komenteve per ekstazen qe shkakton, njekohesisht eshte nje nga kenget me te perfoluara per banalitetin e vargjeve dhe injorimin e femres ne fabulen e saj. Muzika e bazuar ne nje kenge korēare, qyteti i vendlindjes se kengetarit Klajdi Haruni, eshte pershtatur me vargje te tilla, qe komentuesit i cilesojne me shume se sa banale. Megjithate per kengetarin Klajdi Haruni, kjo kenge e Flori Mumajesit, i cili ka preferuar te kendoje edhe vete dhe te jete protagonist ne perfomance, e ka bere shume shpejt te njohur emrin e tij. I ftuar ne emisionin “Procesi Sportiv” ne “Top Channel”, ai ka pohuar se kengen tashme e kendojne te gjithe, aq sa emri i tij eshte identifikuar me ritmet e saj. Ne lidhje me dedikimin e vargjeve, ai ka pohuar se “teksti u kushtohet te gjitha femrave qe bien ne sy dhe qe terheqin vemendjen e meshkujve, kur ato kalojne ne rruge”. Per sa u perket fjaleve te perdorura ne tekst, qe komentuesit i kane cilesuar banale”, Klajdi ka pohuar se jane perdorur fjale te tilla per ta bere sa me popullore si kenge”. Me kete kenge Klajdi ka lene pas (te pakten bazuar ne klikimet e “youtube”, kenge-tare te njohur si Besa Kokedhima, Gent Bushpepaj, Stine, Ēljeta Xhilaga, Argjentina Ramosaj, Xhensila Myrtezaj etj. Nuk dihet se ēfare ēmimi do te marre kjo kenge ne finalen e 3 qershorit, nderkohe qe vete kengetari e ka komentuar si nje kenge gazmore dhe qe s’ka qellim te ironizoje femrat.



(panorama.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 4992, stampe 7 ©


Meemira.com