logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Borxhi, terhiqet Raiffeisen, rritet blerja nga qytetaret
Autor Giusi - 29 May 2012 19:38
  

Dy nga bleresit me potenciale te borxhit te qeverise, Banka e Shqiperise dhe Banka Raiffeisen, jane terhequr nga pozicioni i tyre duke lene me shume hapesire per individet dhe bankat e tjera ne vend. Te dhenat e Ministrise se Financave per huamarrjen-

ne tremujorin e pare te ketij viti tregojne se individet, prirjen e tyre per te kursyer po e tregojne edhe ne blerjen e borxhit te qeverise. Pra, investimi i parave ne kete lloj procedure dhe, nga ana tjeter, rritja e depozitave, theksojne se individet nuk kane ne plan te ndryshojne se afermi sjelljen e tyre te kursimit. Ne shifra, ne fund te muajit mars individet kane blere 13.3 per qind te borxhit total te qeverise, ndersa ne fund te vitit 2011 individet kishin 12.92 per qind te ketij borxhi. Po keshtu edhe grupi tjeter i bankave te nivelit te dyte ne vend ka shenuar nje rritje te blerjes se bonove te thesarit te qeverise. Ne fund te vitit 2011, bankat e tjera te nivelit te dyte ne vend, me perjashtim te Raiffeisen Bank, mbanin 35.3 per qind te borxhit te qeverise i blere ne ankandet e bonove te thesarit, nderkohe qe ne fund te tremujorit te pare te vitit 2012 keto banka kane blere 38.7 per qind te borxhit, duke e rritur ate. Sa u perket bankave qe kane mbajtur edhe peshen kryesore -

ne blerjen e bonove (Bankes se Shqiperise dhe Raiffeisen) ne shifra, sipas Ministrise se Financave, ka nje renie te nivelit te borxhit qe ato i kane blere qeverise. Keshtu, ne fund te vitit te kaluar, Banka e Shqiperise kishte 14.3 per qind te borxhit te qeverise, kurse ne fund te tremujorit te ketij viti ky nivel borxhi zbriti ne 13.6 per qind. Nga ana tjeter, Banka Raiffeisen e uli perqindjen e borxhit te blere nga qeveria permes bonove te thesarit ne 31.1 per qind ne fund te marsit te ketij viti, krahasuar me tremujorin e meparshem, kur mbante 33.7 per qind te ketij borxhi. Nese u referohemi te dhenave te Ministrise te Financave te huamarrjes gjate muajve te pare te ketij viti, rezulton qe ajo te kete qene aktive, sidomos ne tregun e brendshem. Qeveria ne buxhetin e ketij viti ka planifikuar qe deri ne fund te vitit 2012 te marre nga tregu i brendshem 18.5 miliarde leke. Por vetem ne kater muajt e pare te ketij viti kjo huamarrje ka arritur 12 miliarde leke, ēka ne raport me planin, qeveria ka ezauruar 65 per qind te tij. Me pak borxh ka marre qeveria ne tregun e huaj, ku nga 22.3 miliarde leke te planifikuara per t’u marre borxh per financimin e deficitit, deri tani eshte ezauruar vetem 14 per qind e planit.


(panorama.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 537, stampe 2 ©


Meemira.com