logo meemira.com

  

 Nuk lejohet postimi nga antare te pa regjistruar.
2 Page 1  2  Total:20 post
V.I.P HOME FORUMS Gjuhe Dhe Letersi Poezi shqiptare dhe te huaja!!!
Poezi shqiptare dhe te huaja!!! - 11 10 2013 - 15:48
  V.I.P



Profili per: V.I.P    

Foto Albumi V.I.P   

Miqte e V.I.P  

Forumi juaj V.I.P   

Poezi shqiptare dhe te huaja!!!
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
LIGAVECI

Gjithe jeten, zvarre.
Zvarritesh,e pas le gjurme.
Gjurme jargesh, shpifesi.
Me dhimbsesh?!

Jo,kurrsesi jo.
I qete leviz,nen guasken tende,
perdredhur dhe ajo,
me formen qe merr trupi yt brenda.

Me neveritesh?! Po,se ti je neverites.
Ti del nga guaska fshehtas,
kur s'ndjen rrezik.
Ngre briret-antene,
te kapesh nje zhurme.

Kur i gjen?
Futesh brenda guaskes,
e bluan perbrenda,
gatuan jarget e tua te peshtira.

Serishmi del jashte, leviz ngadale.
Gjurmet e tua, jarge-ligaveci, i le pas.
E une, te neveris, nuk te shtyp.

Te shtyj me kembe, e ti rrokullisesh,
nen guacken tende te mbyllur,
por brenda te mbushur peshtirosje ligaveci...
Te perbuz ligavec...


Alma Roshi
 
     11 10 2013 (15:48)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
Muzika


Muzika me rremben shpesh here posi det!
Drejt yllit tim te zber
N'hapsirat eter e n'mjegullen e qet'
Pelhuren hap atehere

Dhe fryhen mushkerite e gjiri neper er'
Pelhure prej gjemije
Siper ujrash shkas kur vala vjen me merr
Peshtjell ne netet hije

Shpirti i ndjen hovet ashtu posi gjemija
Kur deti nis e shkund
E me perkund vala, era dhe stuhija

Mbi honin qe s'ka fund
Por deti madheshtor pasqyr esht' here-here
E shpirtit tim te mjere!


Charles Baudelaire
 
     05 10 2013 (16:01)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
Mos u zhduk

Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua,
e ēmishėruar vetvetes ju zhduke.

Vetja jote kėshtu u tradhėtua
me pandershmėri prostitute.

Mos u zhduk... Tė zhdukesh ėshtė lehtė,
tė ringjallesh pėr tjetrin s'ka se si.

Vdekja tė tėrheq shumė thellė,
tė vdesėsh nuk ėshtė mėnēuri.

Mos u zhduk. Harro hijen e tretė.
S'ka tė tretė. Dy janė dashurive.

Bashkė do shkojmė nė gjyqin e shenjtė,
kur gjaku t'na thėrrasė pėr pėrgjigje.

Mos u zhduk... e kemi shlyer mėkatin,
fajtorė s'jemi ne, as damkosur.

Tė denjė jemi unė dhe ti pėr tė falur
nė-mos-dashje ē'kemi plagosur.

Mos u zhduk. Tė zhdukesh ėshtė ēast,
por si do takohemi nėpėr shekuj?

Ē'sozi kemi nė botė, ti fantazmė
dhe unė? - Fėmijėt tanė tė qeshur.

Mos u zhduk. Jepma dorėn tėnde,
nė tė jam shkruar unė - i besoj sekretit.

Dashuria e fundit ėshtė e tmerrshme,
S'ėshtė dashuri, por frikė e humbjes sė tjetrit.


Yevgeny Yevtushenko
 
     01 09 2013 (21:29)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
Gjenialiteti i turmės


Ka mjaftueshėm tradhti, urrejtje, dhunė, dhunė
Absurditet nė qėnien njerėzore mesatare
Pėr tė plotėsuar nė ēdo moment rradhėt e ēdo lloj ushtrie
Dhe mė tė aftėt pėr vrasje janė ata qė predikojnė kundėr
Dhe mė tė aftėt pėr urrejtje janė ata qė predikojnė dashurinė
Dhe mė tė aftėt pėr luftė - pėrfundimisht - janė ata qė predikojnė paqe

Ruajuni
Prej burrit mesatar
Prej gruas mesatare
Ruajuni prej dashurisė sė tyre

Dashuria e tyre ėshtė mesatare, kėrkon mediokritetin
Por ka gjenialitet nė urrejtjen e tyre
Ka mjaft gjenialitet nė urrejtjen e tyre sa pėr t'ju vrarė ju, pėr tė vrarė ēdokėnd

Duke mos dashur vetmi
Duke mos e kuptuar vetminė
Ata do tė provojnė tė shkatėrrojnė
Gjithēka
Qė ndryshon
Prej tyre


Duke mos mundur
Tė krijojnė art
Ata nuk do ta kuptojnė artin

Ata do ta quajnė dėshtimin e tyre
Si krijues
Vetėm si njė dėshtim
I botės

Duke mos qenė nė gjendje tė duan me gjithė zemėr
Ata do tė besojnė dashurinė tuaj
Tė paplotė
E mė pas ata do t'ju urrejnė
Dhe urrejtja e tyre do tė jetė perfekte

Si njė diamant qė shkėlqen
Si njė thikė
Si njė mal
Si njė tigėr
Si helmi
Arti i tyre mė i arrirė!


Henry Charles Bukowski

 
     01 09 2013 (21:25)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2


A mė le ti apo unė ika,
Tani e tutje nuk ka rėndėsi !
Fitova unė dhe u mposht frika..
Nė jetė ska veē njė dashuri !
Dhe po te kisha njėmijė jetė,
Asnjė prej tyre s'do tė dhuroja...
Pėr jetėn time vendosa vetė,
Sepse aq shumė e dashuroja !
 
     08 08 2013 (10:47)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
Kėnga e naivit



Mjerisht e varfėr kjo njohja ime,

Fare pak gjėra paskam ditur,

Nėpėr dekada, nė kodra librash,

Ka mbetur prapė djali i mitur.



Shikoj tradhėtinė dhe e kuptoj

Kam mbetur nė kokėtrashė i ngratė!

Gjithmonė mė shfaqet me njė fytyrė

Gjithmonė them “e hėngra prapė!”



Dhe bash atėherė mė vjen ninulla

E nėnės time mbi kokė:

Mbyll sytė o shpirt, mos u mendo,

Se je i pastėr, s’je pėr kėtė kohė





Teodor Keko
 
     30 06 2013 (09:05)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
Mohim


Mohimi u perkul.

Formoi nje kuartet

Vetja,njerezimi,bota dhe jeta

Ne nyje mohimesh veē diēka mbet

Ti pohim i vetem,Ti e verteta.




Lumturia ime

Ju dua , te vegjel dhe ju te medhenj!
Sikur te me derdhen te ligjte perrenj,
U thyej dhe qafen , i ēoj mu ne djall
...Me goten perpara, me kengen me mall!

Shpesh vuaj dhe dhembet kercas domosdo,
Po jeta eshte lufte dhe une jam hero;
Ndaj jam i shkujdesur, pa para ne xhep,
As mbreti te drejtat s'm'i merr e s'm'i jep

Me shtyp zgjedhe e skamjes nga viti ne vit,
Por mbremjes me miqte une vitin e ndrit;
Kur mbrrijme qellimin dhe gazi na djeg,
Perse t'i kujtojme ca ferra ne shteg?

C'te merrem me fatin, me kalin germuq?
Pa hiqmu nga syte, i poshtri thuthuq!
Kur brenga dhe gazi trokasin ne xham,
U them: "Mire se vini, nje sofer e kam"!
Robert Berns

































 
     25 12 2012 (12:59)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
Det, o deti im!

Lerme te endem dallgeve te tua,
nuk munda dot mike t'i behesha bores,
sado egersi te ftohtave brigje,
E di,vjen nje dite do ma zgjasesh doren,
ndaj lerme ti ,lerme te gjendem prane teje ,
dhe nese funderrines zhytur do mbetem,
ne u zgjofsha enderrat dielli do me prese,
pa u thare o det ,nuk kam frike te tretem.

A.Papamihali
 
     18 09 2012 (23:10)
  Divine

Divine


Register: 16 02 2010
From:
Points: 2
Leter birit tim

Nese mund te humbasesh betejat
Pa u trishtuar ne deshperim
Nese mund te dashurohesh fort
Pa te ēmendur dashuria
Nese mund te jesh i forte
pa humbur kurre butesine
Nese ndjen urrejtje,por nuk urren
Nese lufton duke u mbrojtur
Nese di te mendosh,te shohesh
Pa qene shkaterues e dyshues
Nese ennderron
Pa u bere endrra padroni yt
Nese mendon pa u bere mendimtar
Nese mund te kesh guxim
Te jesh i menēur dhe bujar
Pa qene moralist dhe i dobet
Nese takon fitoren dhe humbjen
Me te njejtin respekt,
Dhe ruan qetesine e gjakftohtesine
Kur te tjeret e humbasin
Atehere mbreterit,perendite
Fati dhe suksesi
Do te jene sklleverit e tu
Dhe ti do te jesh bere burre
Biri im


Rudyard Kipling




 
     16 01 2011 (21:46)
Pages     Key     2 Page 1  2  Total:20 post