logo meemira.com

  

 Nuk lejohet postimi nga antare te pa regjistruar.
0 Page Total:0 post
V.I.P HOME FORUMS Teknologji Dhe Kompjuter!!! Zbulimi i laserit me Germanium premton qarqet kompjuterike optike
Zbulimi i laserit me Germanium premton qarqet kompjuterike optike - 15 02 2010 - 12:47
  V.I.P



Profili per: V.I.P    

Foto Albumi V.I.P   

Miqte e V.I.P  

Forumi juaj V.I.P   


Kerkuesit e MIT kane demonstruar laserin e pare qe perdor elementin germanium.

Laseri qe punon ne temperature ambienti mund te jete nje hap i rendesishem perpara drejt qarqeve kompjuterike qe per te transferuar te dhena perdorin driten ne vend te elektricitetit, thone kerkuesit.

“Ky eshte zbulim i rendesishem, nga te me te rendesishmit ne kete fushe” thote Eli Yablonovitch, profesor ne Universitetin e Kalifornise. Ai thote “Do reduktoje ndjeshem koston e komunikimeve dhe do prodhohen qarqe me te shpejte.”

Edhe pse procesoret fuqizohen me shume, ata po perballen me nje barriere komunikimi: transferimi i te dhenave ndermjet pjeseve te ndryshme te qarkut vonohet shume. Nevojiten gjithashtu lidhje te shpejta per t’i derguar te dhenat ne memorie. Lidhjet standarde te bakrit po dalin jopraktike sepse ato konsumojne shume energji per te transferuar te dhena ne nivele te larta qe nevojiten ne qarqet e brezave te ardhshem. Bakri prodhon edhe nxehtesi te madhe, dhe kjo imponon kufizime ne pajisje, sepse inxhinieret duhet te gjejne menyra per te ftohur nxehtesine..

Transferimi i te dhenave me laser, duke perqendruar driten ne nje rreze te ngushte e te fuqishme mund te jete nje alternative me e lire dhe me efeciente ne energji. Ideja njihet si kompjutimi fotonik dhe eshte shnderruar ne nje nga fushat me te nxehta te kerkimit mbi kompjuteret.

“Laseri eshte fizike teresisht e re,” thote Lionel Kimerling, profesor ne MIT, grupi i te cilit zhvilloi laserin me germanium.

Edhe pse laseret jane atraktive, materialet qe perdoren tek ta (si arsenid galiumi) mund te jene te veshtire per t’i integruar ne qarqe.

Kjo ka sjelle lindjen e “lasereve te jashtem” thote Yablonovitch. Laseret duhen ndertuar te ndare dhe te integrohen ne qarqe, ne vend te ndertimit te tyre direkt ne te njejtin silikon qe mban qarqet e procesorit. Kjo redukton eficiencen dhe rrit koston.

Laseri me germanium e zgjidh kete problem, sepse ai mund te ndertohet bashke me procesorin, duke perdorur nje proces te ngjashem me ndertimin e procesorit dhe ne te njejten fabrike.

“Do duhen disa vite per te mesuar si te integrohen keto tip laseresh ne nje proces standard perpunimi silikoni”, thote Yablonovitch. “Por tani e dime se mund te kemi qarqe komunikimi silikoni me lasere te integruar.”

Kerkuesit e MIT besojne se laseret me germanium mund te perdoren jo vetem per komunikime, por edhe per elementet logjike te qarqeve, duke ndihmuar ne ndertimin e kompjutereve qe kryejne llogaritje duke perdorur driten ne vend te elektricitetit.

Por Yablonovitch thote se ka pak gjasa qe drita do zevendesoje elektricitetin teresisht. “Mendoj se do perdorim driten bashke me qarqet logjike elektronike” thote ai. “Drita lejon komunikimet e brendshme te operojme me me shume eficience, por elementet logjike ne vetvete ka shume gjasa te vazhdojne te perdorin elektricitetin”.
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
Pages     Key     0 Page Total:0 post