logo meemira.com

  

 Non possono fare post i non registrati
0 Page Total:0 post
V.I.P HOME FORUMS Teknologji Dhe Kompjuter!!! Zbulimi i laserit me Germanium premton qarqet kompjuterike optike
Zbulimi i laserit me Germanium premton qarqet kompjuterike optike - 15 02 2010 - 12:47
  V.I.P



Profilo per: V.I.P    

Foto Albumi V.I.P   

Amici di V.I.P  

Forumi V.I.P   


Kėrkuesit e MIT kanė demonstruar laserin e parė qė pėrdor elementin germanium.

Laseri qė punon nė temperaturė ambienti mund tė jetė njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt qarqeve kompjuterike qė pėr tė transferuar tė dhėna pėrdorin dritėn nė vend tė elektricitetit, thonė kėrkuesit.

“Ky ėshtė zbulim i rėndėsishėm, nga tė mė tė rėndėsishmit nė kėtė fushė” thotė Eli Yablonovitch, profesor nė Universitetin e Kalifornisė. Ai thotė “Do reduktojė ndjeshėm koston e komunikimeve dhe do prodhohen qarqe mė tė shpejtė.”

Edhe pse procesorėt fuqizohen mė shumė, ata po pėrballen me njė barrierė komunikimi: transferimi i tė dhėnave ndėrmjet pjesėve tė ndryshme tė qarkut vonohet shumė. Nevojiten gjithashtu lidhje tė shpejta pėr t’i dėrguar tė dhėnat nė memorie. Lidhjet standarde tė bakrit po dalin jopraktike sepse ato konsumojnė shumė energji pėr tė transferuar tė dhėna nė nivele tė larta qė nevojiten nė qarqet e brezave tė ardhshėm. Bakri prodhon edhe nxehtėsi tė madhe, dhe kjo imponon kufizime nė pajisje, sepse inxhinierėt duhet tė gjejnė mėnyra pėr tė ftohur nxehtėsinė..

Transferimi i tė dhėnave me laser, duke pėrqendruar dritėn nė njė rreze tė ngushtė e tė fuqishme mund tė jetė njė alternativė mė e lirė dhe mė efeciente nė energji. Ideja njihet si kompjutimi fotonik dhe ėshtė shndėrruar nė njė nga fushat mė tė nxehta tė kėrkimit mbi kompjuterėt.

“Laseri ėshtė fizikė tėrėsisht e re,” thotė Lionel Kimerling, profesor nė MIT, grupi i tė cilit zhvilloi laserin me germanium.

Edhe pse laserėt janė atraktivė, materialet qė pėrdoren tek ta (si arsenid galiumi) mund tė jenė tė vėshtirė pėr t’i integruar nė qarqe.

Kjo ka sjellė lindjen e “laserėve tė jashtėm” thotė Yablonovitch. Laserėt duhen ndėrtuar tė ndarė dhe tė integrohen nė qarqe, nė vend tė ndėrtimit tė tyre direkt nė tė njėjtin silikon qė mban qarqet e procesorit. Kjo redukton eficiencėn dhe rrit koston.

Laseri me germanium e zgjidh kėtė problem, sepse ai mund tė ndėrtohet bashkė me procesorin, duke pėrdorur njė proces tė ngjashėm me ndėrtimin e procesorit dhe nė tė njėjtėn fabrikė.

“Do duhen disa vite pėr tė mėsuar si tė integrohen kėto tip laserėsh nė njė proces standard pėrpunimi silikoni”, thotė Yablonovitch. “Por tani e dimė se mund tė kemi qarqe komunikimi silikoni me laserė tė integruar.”

Kėrkuesit e MIT besojnė se laserėt me germanium mund tė pėrdoren jo vetėm pėr komunikime, por edhe pėr elementet logjikė tė qarqeve, duke ndihmuar nė ndėrtimin e kompjuterėve qė kryejnė llogaritje duke pėrdorur dritėn nė vend tė elektricitetit.

Por Yablonovitch thotė se ka pak gjasa qė drita do zėvendėsojė elektricitetin tėrėsisht. “Mendoj se do pėrdorim dritėn bashkė me qarqet logjikė elektronikė” thotė ai. “Drita lejon komunikimet e brendshme tė operojmė me mė shumė eficiencė, por elementet logjike nė vetvete ka shumė gjasa tė vazhdojnė tė pėrdorin elektricitetin”.
  Share on FaceBook

   01 01 1970 (01:00)
Pages     Key     0 Page Total:0 post