logo meemira.com

  

 Nuk lejohet postimi nga antare te pa regjistruar.
1 Page 1 Total:1 post
V.I.P HOME FORUMS Teknologji Dhe Kompjuter!!! 10 piratėt kompjuterikė mė tė famshėm!!!
10 piratėt kompjuterikė mė tė famshėm!!! - 28 02 2010 - 23:02
  V.I.P

V.I.P


Register: 28 01 2010
From:
Points: 1376
10 piratet kompjuterike me te famshem.

1. Kevin Mitnick
Me shume mundesi pirati me i famshem i brezit te tij, Mitnick eshte pershkruar nga Departamenti Amerikan i Drejtesise si “krimineli kompjuterik me i kerkuar ne historine e Shteteve te Bashkuara”. I vete-modeluar gjoja ‘hacker poster boy’ (afishuesi pirat i afisheve) piratoi ne sistemet kompjuterike te disa prej kompanive teknologjike dhe te telekomunikacionit me kryesore te botes perfshire Nokia, Fujitsu dhe Motorola. Pas nje ndjekje te shumeperfolur nga FBI, Mitnick u arrestua ne 1995 dhe pas rrefimit te shume akuzave si pjese e nje marreveshjeje lehtesimi, ai vuajti pese vjet burg. Ai u lirua me kusht ne 2000 dhe sot drejton nje konsulence sigurie kompjuteri. Ai nuk u referohet aktiviteteve te tija pirate si ‘pirateri’ dhe me mire i quan ato ‘inxhinieri shoqerore’.

2. Kevin Poulson
Poulon si fillim beri emer duke piratuar linjat telefonike te stacionit radiofonik KIIS-FM te Los Anxhelosit, duke siguruar se ai do te ishte telefonuesi i 102-te dhe keshtu fituesi i nje konkursi qe po luhej ne radio, ēmimi i te cilit ishte nje Porche. Nen pseudonimin pirat Dark Dante (Dante i Erret), ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjeter te eskortes Te Fleteve te Verdha per nje njohje dhe me pas drejtoi nje agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi nje baze te dhenash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq ne televizionet amerikane ne Mistere te Pazgjidhura si nje i arratisur – edhe pse linjat telefonike 1-800 te programit dolen mistershem jashte loje. Qe prej lirimit nga burgu, Poulson e ka ri shpikur veten e tij si nje gazetar.

3. Adrian Lamo
Adrian Lamo ishte quajtur ‘the homeless hacker’ (pirati i pastrehe) per prirjen e tij per te perdorur kafenete, bibliotekat dhe internet kafete si bazat e tija per pirateri. Shumica e aktiviteteve te tij te paligjshme perfshinin thyerjen ne rrjetet kompjuterike dhe me pas raportimi i pikave te tyre te dobeta kompanive qe i zoteronin ato. Pretendimi me i madh i Lamo per fame erdhi kur ai theu rrjetin e brendshem te New York Times dhe shtoi emrin e tij ne bazen e tyre te te dhenave te eksperteve. Ai gjithashtu perdori llogarine e gazetes LexisNexis per te fituar leje hyrjeje ne detajet sekrete te subjekteve me profil te larte. Lamo aktualisht punon si gazetar.

4. Stephen Wozniak

I famshem duke qene bashkethemeluesi i Apple, Stephen “Woz” Wozniak filloi karrieren e tij te piraterise ‘kapela-e bardhe’ me ‘truket telefonike’ – term i perdorur per anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndersa studionte ne Universitetin e Kalifornise ai prodhoi pajisje per miqte e tij, te quajtura ‘kutite blu’, qe i lejonin ata te benin telefonata te largeta falas. Wozniak pretendoi ta quante nje pajisje te tille Papa. Me vone ai e la universitetin dhe filloi te punonte mbi idene e nje kompjuteri. Ai themeloi Apple Computer me shokun e tij Steve Jobs dhe pjesa tjeter, siē thone ata, eshte histori.

5. Loyd Blankenship

I njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte njw anetar i disa grupeve elite piratesh ne 1980 – sidomos Legjioni i Kiametit (Legion Of Doom), i cili luftonte per epersi “ne linje” kundra Mjeshterve te Mashtrimit (Masters Of Deception).

Sidoqofte, pretendimi me i madh i tij per fame eshte ai i te qenit autor i Hacker Manifesto (Ndergjegjja e nje Pirati Kompjuterik), te cilin e shkroi dhe me pas u arrestua ne 1986. Manifesto deklaron se krimi i vetem i nje pirati eshte kureshtja dhe nuk shikohet vetem si nje udheheqje morale nga piratet sot, por gjithashtu si nje gur themeli ne filozofine e pirateve kompjuterike. Ai u ribotua nga revista Phrack dhe ia doli te behej film ne 1995, Hackers, ne te cilin luajti Angelina Jolie.

6. Michael Calce
Calce fitoi fame kur ishte vetem 15 vjeē duke piratuar disa nga faqet komerciale me te medha ne bote. Ne Diten e Valentinit ne 2000, duke perdorur nofken e piratit MafiaBoy (djaloshi mafioz), Calce leshoi nje seri sulmesh refuzim-te-sherbimeve (denial-of-service) nepermjet 75 kompjutereve ne 52 rrjete, te cilat ndikuan ne faqe si eBay, Amazon dhe Yahoo. Ai u arrestua pasi po mburrej rreth piratimit te tij ne dhomat e bisedes “ne linje”. Ai mori nje denim prej tete muajsh ne nje kamp trajnues, nje vit lirim me kusht, perdorim i kufizuar i internetit, dhe nje gjobe te vogel.

7. Robert Tappan Morris
Ne nentor 1988 nje virus kompjuteri, i cili me vone u gjurmua ne Universitetin Cornell, infektoi rreth 6,000 makina te medha Unix, duke i ngadalesuar ato deri ne piken e te qenit te paperdorshme dhe duke shkaktuar miliona dollare ne deme. Nese ky virus ishte i pari ne llojin e tij eshte e diskutueshme. Ajo qe dihet publikisht, sidoqofte, eshte se krijuesi i tij, Robert Tappan Morris, u be personi i pare qe u denua nen Aktin e Mashtrimit dhe Abuzimit Kompjuterik. Morris tha se virusi i tij “krimb” nuk kishte si qellim te demtonte ndonje gje dhe ishte leshuar me qellimin per te njehsuar madhesine e internetit. Ky pohim nuk e ndihmoi ate, prapeseprape, ai u denua me tre vjet liri me kusht, 4000 ore sherbimi ne komunitet dhe nje gjobe te majme. Disku kompjuterik qe mban kodin burim te Krimbit Morris qendron ne vitrinat e Muzeut te Shkences se Bostonit sot e kesaj dite.

8. The Masters Of Deception (Mjeshterit e Mashtrimit)
Mjeshterit e Mashtrimit (MeM) ishin nje grup piratesh elitare me qender ne Nju Jork te cilet shenjestruan sistemet telefonike amerikane nga mesi deri ne fundin e viteve ’80. Nje ashkel grupi nga Legion Of Doom (Legjioni i Kiametit), ata u bene objektivi per autoritetet pasi thyen sistemin kompjuterik te AT&T. Grupi u soll para drejtesise ne 1992 me shume nga anetaret e tij te denuar me burg ose me denime te pezulluara.

9. David L. Smith
Smith eshte autori i virusit krimb famekeq Melissa, i cili ishte virusi i pare i suksesshem i perhapur nepermjet postes elektronike ne grupin e diskutimeve Usenet. Forma origjinale e virusit u dergua nepermjet postes elektronike. Smith u arrestua dhe me vone u denua me burgim per shkaktimin e me shume se 80 milione dollare ne deme.

10. Sven Jaschan
Jaschan u gjet fajtor per shkrimin e krimbave Netsky dhe Sasser ne 2004, ndersa ishte ende adoleshent. Viruset u gjeten pergjegjese per 70 perqind te gjithe programeve te demshme qe u perhapen neper internet ne ate kohe. Jaschan mori nje denim te pezulluar dhe tre vjet liri me kusht per krimet e tija. Ai gjithashtu u punesua nga nje kompani sigurie.
 
     28 02 2010 (23:03)
Pages     Key     1 Page 1 Total:1 post