logo meemira.com

  

 Non possono fare post i non registrati
1 Page 1 Total:1 post
V.I.P HOME FORUMS Teknologji Dhe Kompjuter!!! Internetit po i mbarojne adresat!!!
Internetit po i mbarojne adresat!!! - 10 08 2010 - 17:12
  V.I.P

V.I.P


Register: 28 01 2010
From:
Points: 1376
Internetit po i mbarojne adresat....

Sipas njeriut qe ka shpikur rrjetin Web, bota shpejt do ti konsumoje te gjitha adresat e internetit, qe u japin mundesine kompjutereve te identifikojne dhe te komunikojne me njeri-tjetrin
Vint Cerf, "babai i internetit" dhe nje prej shkencetareve me te rendesishem ne te gjithe boten ne fushen e kompjutereve, thote se bizneset dhe konsumatoret duhet te veprojne qe tani per te kaluar ne brezin tjeter te adresave ne internet. Sipas tij, ne rast se nuk do fillojne qe tani pergatitjet per perballjen me kete problem, shume kompjutere nuk do te jene me ne gjendje as te hyjne ne rrjet, nderkohe qe do kete probleme i gjithe procesi i lidhjes me internetin.
Ne cilesine e nje prej njohesve me te mire te rrjetit te internetit, Cerf shtoi se te gjitha subjektet qe ofrojne sherbimin e internetit duhet te nisin te pergatiten qe tani per mberritjen e ketij casti dhe se duhet vepruar ne kohe per te bere te mundur nje tranzicion te bute e pa komplikacione.
cdo kompjuteri, apo pajisjeje te lidhur ne internet, i eshte percaktuar nje adrese unike IP, por tashme hapesira e adresave eshte shtrenguar se tepermi. "Per ta shpjeguar me qarte per.....
........ata qe mund ta kene te veshtire ta kuptojne, po them se internetit po i mbarojne numrat e telefonit dhe pa numra te rinj nuk mund te kete me shume kliente", sqaroi Cerf.
Kur Vint Cerf, bashke me disa kolege themeluan sistemin e komunikimit ne internet ne vitin 1977, ndertuan te ashtuquajturin "protokolli i internetit i versionit kater" (IPv4), i cili ishte ne gjendje te ofronte jo me shume se 4.2 miliarde adresa. Ne ditet e sotme, me shtimin e pajisjeve qe lidhen me internetin, vecanerisht me hyrjen ne skene te telefonave celulare ne gjendje te lidhen me rrjet, kane mbetur pa u zene me pak se 14 per qind e ketyre adresave.
Shkencetaret kane llogaritur se adresat e ofruara nga IPv4, e cila e perbere nga nje seri prej 32 shifrash binare do te ezaurohet teresisht te shumten ne vitin 2010. Por llogaritje me te detajuara tregojne se me ritmet e sotme ajo dite mund te vije edhe vitin e ardhshem.
Nderkaq, problemi eshte verejtur qe me pare dhe prej me shume se nje dekade eshte gati per tu implementuar nje sistem i ri, i quajtur nga prodhuesit e tij IPv6.
Ne sistemin e ri, secila adrese ka ne dispozicion 128 bit, gje qe mundeson krijimin e 340 trilione, trilione, trilione adresash te ndryshme, qe do te thote: 340 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 adresa. Mendohet se nje mase e tille do te jete ne gjendje te plotesoje kerkesat e njerezimit per dekadat e ardhshme.
Qe te dyja sistemet e protokolleve do ta bashkerendojne punen me njera-tjetren dhe adresat e IPv4 do te vazhdojne te funksionojne normalisht, sic kane bere deri me sot. Rreziku eshte qe ne rast se IPv6 nuk adaptohet teresisht nga te gjitha segmentet e rrjetit, ata qe do ta perdorin mund te hasin veshtiresi per tu lidhur me gjithe internetin.
Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim ka verejtur se kalimi te skema e re e adresave eshte "kritike per te ardhmen e ekonomise se internetit" dhe se u intereson te "gjitha bizneseve qe kane nevoje per adresa te reja IP, per te garantuar vazhdimin e aktivitetit dhe rritjen e tyre".
Organizata gjithashtu shprehet se duhen nxitur qeverite per ndermarrjen e fushatave edukative per adaptimin e protokollit te ri nga bizneset dhe konsumatoret.
Vint Cerf beri me dije se hyrja ne skene dhe shtimi me ritme shume te shpejta i "sendeve te internetit", objekte te zakonshme, si celesa dritash e radiatore makinash, te cilat po funksionojne gjithnje e me shume permes rrjetit, e kane pershpejtuar ndjeshem zenien e adresave ne dispozicion.
Ai parashikoi gjithashtu qe lajmet per mbarimin se shpejti te adresave te lira do ti shtyjne kompanite qe te blejne me shpejtesi ato qe kane mbetur, duke e pershpejtuar edhe me tej ritmin e shterimit. Cerf paralajmeroi se adresat e ofruara nga IPv4 mund te mbarojne edhe brenda vitit 2009.
Vind Cerf, sot 65 vjec, ka kontribuar per ndertimin e "Arpanet", varianti fillestar i internetit te sotem dhe njihet bashke me Bob Kahn si shpikesit e protokolleve TCP/IP - standardet ne te cilat operon interneti - ne fillimin e viteve shtatedhjete. Sot punon si inxhinier konsulent dhe ne vitin 2005 u be "evangjelisti i pare i internetit" ne kompanine "Google".
Shkencetari shtoi lidhur me protokollin e ri: "Tashme jane gati perberesit teknike te protokollit IPv6. Gjithe IPv6 eshte gati per perdorim. Kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme ne industrine e internetit. I gjithe komuniteti i interesuar ne te gjithe boten duhet te tregoje vemendje".
Ai tha se ka kontaktuar me shume kompani te rendesishme boterore dhe pjesa me e madhe e tyre nuk jane te informuar mbi mberritjen e aferme te protokollit IPv6. "Me jane pergjigjur se askush nuk po hedh hapa konkrete per ngulitjen e ketij mentaliteti te ri. Qe do te thote se nuk po e gjykojne ne menyren e duhur rendesine e vazhdimesise se bizneseve. Kur te jene te detyruar te zgjohen nga gjumi, kerkesat per tu bere pjese ne IPv6 do te jene te etshme e te nxituara, gje qe nuk do tu jape mundesine ta implementojne ne menyren e duhur".
Ai shtoi gjithashtu se sensibilizimi per mberritjen e protokollit te ri duhet te shtrihet edhe te konsumatoret e thjeshte, te cilet duhet te nisin te mendojne qe tani per blerjen e pajisjeve kompatibel me IPv6-en.
Pjesa me e madhe e kompanive te prodhimit te softuereve, si "Microsoft", ashtu si edhe prodhuesit e harduereve, qe tani po i projektojne produktet e tyre, me idene qe te pershtaten ne protokollin IPv6.
Mendohet qe ne rast se behet me menyrat e duhura, efekti i implementimit te IPv6 do te jete relativisht pa probleme, megjithese perdoruesit personale do te jene para nevojes se riperteritjes se pajisjeve dhe softuereve per te perdorur adresat e gjata. Disa kompani te medha kane filluar qe tani te perdorin protokollin IPv6, duke qene se u lehteson administrimin e rrjeteve te brendshem ne rastet kur keta jane shume te medhenj.
 
     10 08 2010 (17:12)
Pages     Key     1 Page 1 Total:1 post