logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Albana Osmani: Ne dhomen e rrefimit
Autor Arsen - 10 marzo 2012 14:38
  

Pamja ishte e para qe spikati tek publiku, ne fillim per syte e saj blu e me vone çdo ndryshim apo model i ri flokesh nuk kalonte pa u komentuar tek ndjekesit e programeve qe ajo prezantonte. Me kohen e vitet qe e gdhenden me mire profilin e saj, Alb-

ana diti te krijoje nje identitet te vetin ne prezantim, unik, i cili shpesh eshte i veshtire te krijohet. Tani ia ka dale mbane, eshte nje prezantuese e zonja, e sigurt dhe nje femer qe ka shume per te dhene, shume per te thene. Ështe perhere e veçante ne rrefimet e saj, asnjehere duke perseritur vetveten. Ky karakter ndikohet edhe nga natyra e saj krijuese, pasi nje nga pasionet e saj veç televizionit eshte edhe piktura. Ka shume dashuri rreth vetes dhe kjo ndihet ne çdo pergjigje, e cila vjen tek lexuesi e çilter dhe me nje lirshmeri qe jo perhere e merr nga personazhet publike. Durim dhe pune, duket se ka qene motoja e Albana Osmanit gjate gjithe ketyre viteve ne studiot e Top-Channel. Nje pune e shperblyer me besimin e nje sere emisionesh dhe spektaklesh duke ardhur me se fundmi tek sipermarrja e saj me e re, “Fan Club”. Albana na tregon me shume per kete gje, si i sheh ajo banoret e “Big Brother 5”, ç’mendim ka per djemte dhe vajzat qe konkurrojne per 100 milione leket, si dhe sh-

ume sekrete te tjera per veten. Nje rrefim qe sjell jo vetem emocionet e fillimeve ne TV ku ajo shprehet: “Emocionet ishin aq te medha sa me dridheshin kembet (qesh), por nuk pushoja se foluri, madje e teprova”. Por Albana zbulon edhe disa gjera nga perditshmeria e saj, e cila eshte shpesh e thjeshte dhe e komplikuar si e çdo femre tjeter, pavaresisht suksesit ne karriere.
Albana, sapo keni nisur nje tjeter pervoje tuajen ne prezantim, ate ne “Fan’s Club”. Perse vendoset se pari te jeni pjese e nje formati te tille siç eshte “Big Brother”?
Po, ka nisur “Big Brother Fan’s Club Albania”, nje program qe vjen çdo te diel per 90 minuta me radhe ne ekranin e Top Channel, si post-Big Brother, reality shout me te ndjekur ne Shqiperi. Pranova me shume kenaqesi propozimin per te drejtuar kete program, pasi çdo hap tjeter ne punen time ka ardhur ne progres. Per faktin se m’u besua mua ky format u ndjeva shume e kenaqur!
Jam kurioze te di sa i keni ndjekur edicionet e tjera te BB?
Kam ndjekur te gjitha edicionet e meparshme pa perjashtim dhe kete e kane bere te gjithe shqiptaret, per kete jam e bindur. Kjo formule TV duket se ka nje sukses absolut ne vendin tone. Te gjithe gjejme nga realiteti yne ne ‘Shtepine e Vellait te Madh’ dhe behemi tifoze te atij personazhi qe na reflekton vlerat me te larta, qe vleresojme si shoqeri apo komunitet.
A keni krijuar qe ne fillim simpatite tuaja per ndonje banor?
Ketu etika profesionale me lejon vetem nje koment: Jane konkurrente shume te forte, luhet çdo minute dhe ne syte e gjithe produksionit rregullat e lojes jane te gjitha te barabarta per secilin nga konkurrentet e BB5.
Sapo keni nisur, por dua te di ç’mendim keni krijuar per konkurrentet zyrtare te ketij edicioni?
Konkurrentet zyrtare tashme pas dy javesh, ata qe i shpetuan televotimit dhe nisen garen per 100 milione. Jane te ndryshem! Secili perfaqeson copeza te ndryshme te realiteteve qe ekzistojne ne Shqiperi. Jam e bindur se perplasjet e te kundertave do sjellin pikerisht befasine dhe lojen e pasjelle me pare ne “Big Brother”.
Si ju duken femrat aty brenda, por nje mendim edhe per djemte?
Per mua jane te gjithe banoret e shtepise se “Big Brother”, nuk ka rendesi gjinia nese flasim ne parim. Ajo çka u evidentua qe prej fillimit eshte se djemte kete edicion jane te pashem dhe karaktere qe perbejne lajm dhe ngjarje. Vajzat duken se jane lojtare te mira. Intensiteti i menjehershem i lojes eshte ndjere dhe na ka perfshire te gjitheve pa perjashtim si teleshikues, apo si pjese e realizimit te ketij produksioni gjigant, flas ne rastin konkret.
Kush ju duket me karizmatik aty brenda?
Ketu ruhet pak etika profesionale. Nuk eshte aspak heret per te thene qe nuk mund te percaktojme emrat. Ajo çfare une do kem per kenaqesi eshte t’i kem ne studio pas eliminimit te gjithe me radhe dhe t’i “zhbiriloj mire e mire”.
Keni menduar ndonjehere per pjesen e veshtire te ketij emisioni, atij te perballjes me familjaret, ku dihet qe shpesh ka te papritura?
Aspak. Jemi te pergatitur per gjithçka dhe per çdo gje, pastaj shou mbetet shou, sidoqofte. Gjithe te papriturat jane pjese e asaj qe tani konsiderohet loja e BB.
Pame qe ne studio kishte te ftuar gazetare dhe si perhere fansat apo miq te konkurrenteve, vete ata qe eliminohen te shtunen nuk do te jene pjese e “Fan’s Club”?
Do te jene pa diskutim. E permenda edhe me lart. Te gjithe banoret zyrtare qe eliminohen do kalojne nga studio e “Fan’s Club”. Aty do shuhet kurioziteti juaj i madh per secilin prej tyre dhe ajo çfare mbetet per ta ndare me lexuesit eshte qe ne studio do komunikojme online me teleshikuesit per pyetjet qe kane per banoret e skualifikuar dhe çdo gje tjeter ne faqen zyrtare te “Big Brother” ne Facebook.
Fan’s Club do te jete i vetmi angazhim i juaji kete kohe?
Po. Dhe mjafton!!
Albana, keni nje kohe te gjate si prezantuese e shume produksioneve te Top-Channel. Cilin prej tyre keni pasur me perzemer?
Gjithçka ka ardhur ne progres dhe kjo mua me gezon. Gjithçka nisi ne terren me intervista e programe si “LOOK”,”KUPID”,”SELECT”, “TOP FEST”, “TI VLEN”, “ALBANIAN’S GOT TALENT”, “E DIELL” e tani “FAN’S CLUB”. Te gjitha kane ardhur ne kohen e duhur dhe secilin prej tyre i kam dashur dhe vleresuar me shume pergjegjesi ne kohen e tyre. Sigurisht qe u jam mirenjohese drejtuesve te televizionit tim, qe me besuan kaq shume dhe shpresoj reciprokisht t’u kem kthyer besimin.
Si e kujtoni heren tuaj te pare ne prezantim?
E kujtoj ne çdo detaj. Emocionet ishin aq te medha sa me dridheshin kembet (qesh), por nuk pushoja se foluri, madje e teprova. Nje moment qe e desha shume, aq shume sa per 10 vitet e ardhshme nuk bera asgje tjeter.
Çfare ju kalonte ne koke ne ato momente?
Pashe emrin tim te shkruar ne drita te medha, si Bruno Mars ne kengen e tij…
Sot kur hyni ne skene ose ne studio per te prezantuar, cila eshte frika juaj?
Nuk kam asnje frike. Absolutisht asnje frike. Ama tensioni te shoqeron dhe eshte e paevitueshme. Flas ne rastet e puntatave te para apo mbremjeve finale, por siç e kane thene dhe njerez te vleresuar ne dekada, qe kane bere televizion e media, sapo ndizet drita e kamerave perballe ndjehem se po bej ate qe dua dhe harroj çdo gje tjeter.
A ka diçka qe e harroni perhere pas kaq vitesh ne televizion?
Po! Ka raste qe harroj ndonje detaj apo dhe diçka te rendesishme, flas per momentin. Po sidoqofte, brenda logjikes se transmetimit ne fraksionin e sekondes se ardhshme rikuperohet e gjitha dhe gjithçka shkon sipas planit menjehere.
Keni menduar ndonjehere ta lini “Top-Channel” dhe te shkoni ne nje tjeter Tv?
Jo, asnjehere. Do punoj aty deri sa te mos kem me fuqi. Pastaj do me ndaje vetem familja ime, nese do me duhej ta zgjidhja ne radhe si prioritet.
Tani jane dy Osmani ne kete “Big Brother”, nje binom interesant. Si e shihni kete fakt duke qene se me Arbanen shpesh ju kane ngaterruar per shkak te mbiemrit?
Po, na kane ngaterruar dhe vazhdojne ta bejne serish, por dhe faj nuk kane se thuajse kemi te njejtin emer dhe mbiemrin e kemi te dyja te njejte. Rastesisht!
Albana, ditet me te bukura si jane per ty?
Jane te rrethuara me dashuri te te gjitha dimensioneve!
Koha me e vlefshme nen shoqerine e kujt kalon?
Keto dite?!!! Para BB1 dhe BB2 ne Digitalb! (qesh) Ështe e vertete!
Si i keni marredheniet me lekun. Shperdorni shume?
Shperdoroj. Nuk bej llogari fare. Per mua ne kete aspekt nuk ka plane per diten e keqe se me duhen. Ka vetem “çfare do bej sot”.
Nese po, kujt nuk i rezistoni dot per te blere?
Ah, nuk i rezistoj asnjehere nje veshjeje qe me pelqen!
Parfumi juaj i preferuar cili eshte?
Kam disa. Momentalisht po perdor “Tom Ford Violet Blonde”.
Firma qe zgjidhni perhere?
Ketu s’dua te pergjigjem(thjesht s’ka rendesi kjo pyetje). Njerezit s’kane çfare te hane… s’me duket shume e duhur te tregoj çfare marke zgjedh une).
Jeni pro bashkejeteses, apo preferoni me mire martesen?
Preferoj dashurine. Ajo kalon gjithe testet e nje raporti qe funksionon. Nuk ka rendesi asnjera nga etapat, rendesi ka kjo, pasi eshte forca qe e mban raportin.
Albana, a ka nje person special ne krahun tuaj?
Jo, nuk ka nga ky speciali qe pyesni, jo (qesh).
A e keni gjetur gjysmen tjeter me pak fjale?
Jo. Nuk e kam gjetur gjysmen, çerekun po (qesh).
Jeni natyre enderrimtare, apo me kembe ne toke?
Une enderroj me kembet ne toke!
Çfare nuk pelqeni tek vetja juaj?
Me pelqen vetja. Dhe ato qe nuk me pelqejne i konsideroj rruges te riparueshme sidoqofte. Gjithmone, referuar situatave ne te cilat perballem dhe reagimet qe perjetoj, qe si kushdo tjeter ka dhe raste, nuk jam e kenaqur me veten.
Kur sheh veten ne pasqyre, çfare shikon pertej Albanes ne anen tjeter?
Kjo eshte pyetje filozofike qe do i jepja nje shtjellim shume te gjate. Por ajo çfare shoh eshte nje lume qe rrjedh, i kalter si lumi i vendit ku kam lindur…

Burimi : Top-Channel





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 38043, stampe 4 ©


Meemira.com