logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Keshilla per te shmangur humbjen e kujteses
Autor Giusi - 22 giugno 2012 18:07
  

TIRANE-Pas kalimit te moshes 50-60-vjeēare shfaqen edhe problemet e para me kujtesen dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve.
Keto probleme mendore jane ne nje mase edhe te trasheguara, por mund te ndikojne edhe nje sere faktoresh. Per te shm-

angur humbjen e kujteses dhe per te pasur mendje te fresket studiuesit sjellin disa keshilla shume praktike qe duhen zbatuar.
1. Frekuentoni palestren
Me teper se 60 per qind e njerezve nuk i praktikojne ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky veprim eshte i demshem, sepse mungesa e ushtrimit fizik do te shfaqej me pasoja negative per shendetin. Probleme do te shfaqeshin jo vetem ne mireqenien fizike, por edhe ate mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bejne qe organizmi te nxite disa neurone te reja, te cilat ndikojne ne pjese te veēanta te trurit dhe jane pergjegjese per kujtesen. Ushtrimet e perditshme fizike ndihmojne ne qarkullimin e gjakut, i cili shkon edhe ne tru, duke ndikuar ne permiresimin e kujteses.
2. Perdorni kompjuterin
Mjetet programuese dhe kompjuterat tashme kane hyre ne perdorim te gjere thuajse nga te gjitha grupmoshat. Nga studimet e bera ka rezultuar se perdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shume persona qe kane kaluar demtime te trurit-

apo probleme me kujtesen. Lojerat e ndryshme si Sudoku, ose lojera qe kerkojne gjetjen e ngjashmerive dhe ndryshimeve mes dy figurave, ndihmojne te mbani te fresket mendjen dhe kujtesen tuaj.
3. Faktoret ushqimore
Edhe ushqimi dhe dieta e perditshme luan nje rol te pazevendesueshem ne mireqenien mendore. Studimet kane treguar se Omega-3, jane perberes te yndyrshem, te cilet gjenden me bollek tek farat e lirit, arrat, lajthite, salmoni, soja dhe shume ushqime te tjera. Keto njihen jo vetem si stimulues te gjendjes se humorit, por edhe ndihmojne ne perqendrim gjate punes dhe aktivitete te ndryshme mendore. Hani mire dhe ate qe duhet. Ka shume barishte qe ndihmojne ne permiresimin e memories, por asnje prej tyre nuk ka treguar efektivitet ne testet klinike. Por nje diete e shendetshme, kontribuon ne tru, pasi permban antioksidante. Keshtu brokoli, boronicat, spinaqi, ndihmojne ne permiresimin e funksioneve te trurit. Ushqehuni me Thiamine, Vitamine E, Niacine dhe Vitamine B-6. Ėshte vertetuar gjithashtu se ata persona qe hane 5- 6 here ne dite kane memorie me te mire se ata qe hane vetem 3 vakte. Kjo gje limiton sheqerin e tepert, i cili ndikon negativisht ne tru.
4. Konsumoni acid folik
Kerkimet e publikuara vitin e kaluar ne ‘British Medical Journal’, treguan se personat e rritur te moshes nga 50 deri ne 70 vjeē, te cilet konsumojne rreth 800 mg acid folik ne dite per rreth tre vjet, kane nje kujtese me te fresket dhe nuk rrezikojne te humbin kujtesen.
5. Konsumoni alkoolin ne masen e duhur
Shpeshhere ndjeni qe truri juaj eshte i lodhur, madje nje sere mendimesh sillen turbull ne koken tuaj, atehere nuk eshte keq qe te pini nje gote pije alkoolike ne masen e duhur. Pas studimeve te bera me nje grup personash mbi moshen 50 vjeē me probleme me kujtesen dhe aftesite njohese, rezultoi se ata persona te cilet konsumonin nje gote vere ne dite kane nje progres me te ngadalte te humbjes se kujteses ne krahasim me ata persona qe ishin antialkool. Megjithate eshte e keshillueshme te mos kalohet masa ne konsumimin e alkoolit, sepse perdorimi i tepert i tij kthehet ne faktor rreziku per shendetin.
6. Relaksohuni
Te gjithe ata persona qe gjenden nen ndikimin e theksuar te stresit kane nevoje per relaks, per te larguar hormonet te cilat shkaktojne kete gjendje te padeshiruar. Relaksi eshte nje menyre e suksesshme per te menaxhuar dhe shmangur stresin.
7. Vezhgoni me shume
Shpesh njerezit harrojne gjerat jo per shkak te memories se keqe, por sepse nuk vezhgojne gjerat aq sa duhet. Situata me e thjeshte eshte kur ne takojme njerez te rinj. Ne e kemi te veshtire te kujtojme emrat e tyre, pasi nuk perqendrohemi. Ėshte e qarte qe sikur te beni nje perpjekje sado te vogel per te kujtuar keto gjera, do ti mbani mend per shume kohe. Nje menyre per te mbajtur mend pamjet eshte te shikoni mbi te per disa sekonda dhe pastaj te mbyllni syte dhe te mundoheni te krijoni ate pamje ne mendjen tuaj. Jepini vetes kohe per te mbajtur diēka ne mendje. Memoria eshte shume delikate ne kohe te shkurter, dhe hutimi mund te beje qe ju te harroni shume shpejt nje gje, po aq sa dhe nje numer telefoni. Ēelesi per te shmangur humbjen e nje pamje eshte fokusimi per disa sekonda ne ate pamje, duke harruar ēdo gje tjeter.
8. Krijoni pamje te gjalla ne kujtese
Nje informacion krijohet me lehte ne mendje nese shikohet me sy. Keshtu nese doni qe nje femije te lexoje nje liber, mos e detyroni ate ta beje kete, pasi do ta harroje shume shpejt ate ēka lexoi. Perpiquni te beni diēka me argetuese, si per shembull libri qe ndjek femijen, ose femija duke ngrene nje liber. Kjo do te beje qe femija te ulet me deshire ta lexoje ate liber.
9. Perseritni gjerat qe doni te mesoni
Sa me shume te degjoni, ta shikoni, ose mendoni diēka aq me mire do ta kujtoni ate. Nese doni te mbani mend diēka perseriteni me ze te ulet ose te larte, dhe mendoni per kete.
10. Organizoni jeten tuaj
Mbajini gjerat ne te njejtin vend gjithmone. Ruani numrat e telefonit dhe mos u mundoni ti mbani mend. Shkruani datat e takimeve ose gjera te tjera ne nje axhende. Ideja eshte qe truri te mos mundohet te mbaje mend gjera rutine, te cilat nuk kane rendesi, por te fiksoje gjera me te rendesishme se aq.
11. Meditoni
Kerkimet e fundit kane zbuluar se njerezit te cilet meditojne kane memorie me te mire. Mjeket argumentojne se meditimi rrit qarkullimin e gjakut ne korteksin qendror te trurit. Kjo rrit perqendrimin, dhe memorien.
12. Flini mire
Gjumi ndikon ne aftesine e trurit per te thirrur informacionin e fundit qe ka mesuar. Duke fjetur mire, minimumi 7 ore ne nate ndihmon ne permiresimin e memories afatshkurter dhe afatgjate.


(balkanweb.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 24860, stampe 7 ©


Meemira.com