logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Pushimet qe na bejne mire
Autor Giusi - 24 giugno 2012 15:15
  

Per alergjiket eshte me mire deti, kush eshte i stresuar mund te zgjedhe fshatin, ndersa astma mund te kurohet ne mal. Pushimet e veres sjellin me vete plot te mira dhe rreziqe per shendetin.
Ne det, mal apo ne fshat

Per alergj-

iket eshte me mire deti, kush eshte i stresuar mund te zgjedhe fshatin, ndersa astma mund te kurohet ne mal. Pushimet e veres sjellin me vete plot te mira dhe rreziqe per shendetin nese nuk di t’i organizosh ashtu siē duhet. Ja keshillat e mjekeve se ku duhet te shkojme

DETI

Kujt i ben mire

Pushimet ne det mbeten me te preferuarat per pjesen me te madhe te njerezve gjate kohes se veres. Ato fillojne qe nga fundi i majit, kur rrezet e diellit jane me te shendetshme, e zgjasin deri ne fund te shtatorit. Por, perveēse nje mjet i mire per t’u ēlodhur, shume njerez e perdorin ate si “kure” per qindra semundje. Deti keshillohet per anemite, depresionin, tiroidet, artrozen, semundjet alergjike te lekures, semundjet reumatizmale dhe rakitizmin. Ajri i detit ka nje perqendrim te madh lageshtire dhe mund te “gjalleroje” rruget e frymemarrjes dhe t’u sherbeje atyre si nje mbrojtes natyral. Sipas mjekeve, deti keshillohet shume per ata qe vuajne nga tir-

oidet, per shkak te pasurise se madhe te jodit, por edhe per ata qe vuajne nga varicet, ku shetitjet e gjata buze detit me kembet e zhytura ne uje, qe fale efektit te valeve sherben si nje masazh, ndihmon ne qarkullimin e gjakut.

Kujt nuk i ben mire

Ne periudha ankthi dhe irritimi, semundje infektive, tension shume i larte i gjakut, semundjet e zemres dhe tiroidet ne faze kritike. Por personat qe vuajne nga stade te avancuara te tiroideve ne fillim duhet te konsultohen me mjekun para se te vendosin per t’i kaluar pushimet ne det. Jodi ne fakt eshte thelbesor per sintezen e hormoneve tiroide dhe ta furnizosh me sasi me te madhe se ē’duhet nje gjender qe nuk “punon” mire eshte njesoj si t’i hedhesh benzine zjarrit.

Masat mbrojtese

Kujdes, mos e ekzagjeroni me diellin. Mania per te marre sa me shume rreze eshte mjaft e rrezikshme. Ne mesdite per asnje ēast mos rrini ne diell, pasi jeni shume te ekspozuar ndaj semundjeve te ndryshme te lekures, perfshi ketu edhe kancerin. Edhe te moshuarit dhe kardiopatiket apo diabetiket qe jane nen kontrollin e vazhdueshem te ilaēeve duhet te tregojne kujdes, sepse disa prej tyre mund te shkaktojne reaksione ne lekure pas nje ekspozimi te tejzgjatur ne diell. E rendesishme per te gjithe eshte aplikimi i kremrave rreth 20 minuta para se te dalesh ne diell dhe riaplikimi i tyre pas banjes ne det.

Bukuria

Ketu qendron magjia e detit: mjafton pak dite ne plazh per t’u ndier me ne forme. Gjithēka i detyrohet jodit te diellit dhe ujit te kripur, qe luftojne embelsisht plakjen, stresin dhe celulitin.

MALI - Kujt i ben mire

Pushimet ne mal jane sinonim i relaksit. Duke qene se thithim ajer shume te paster lartesia na ndihmon te permiresojme sistemin e frymemarrjes, sidomos tek ata qe kane probleme me astmen. Nderkaq, prania ne ajer e joneve negative permireson metabolizmin dhe sasia e madhe e oksigjenit ne atmosfere stimulon sistemin imunitar. Pastaj ecjet e gjata mes ajrit te paster i bejne mire zemres, duke na ndihmuar te humbim ne peshe dhe te qendrojme ne forme. Lartesia ka efekt stimulues ne sistemin nervor dhe ndihmon ne lehtesimin e simptomave te astmes bronkiale, por jo formave alergjike te saj.

Kujt nuk i ben mire

Lartesite e medha nuk rekomandohen per personat qe vuajne nga semundjet e renda reumatizmale dhe semundjet e veshkave. Alergjiket duhet te jene te kujdesshem nga bimesia ne vendin qe kane zgjedhur per te pushuar. Kush vuan nga tensioni i larte i gjakut, jo i mirekontrolluar nga ilaēet, duhet te tregohet shume i kujdesshem ne vendet me lartesi me te madhe se 1800 metra mbi nivelin e detit, sepse pertej kesaj lartesie organizmit i duhet te punoje ne menyre te sforcuar, per shkak te mungeses se perqendrimit ne ajer, qe e veshtireson shume punen e zemres.

Relaksi

Nuk ka asnje dyshim qe mali eshte me qetesues se deti, sidomos nese je ne vende ku nuk kap celulari dhe nuk perdoret kompjuteri.

Fshati

Shikimi qetesohet, mushkerite mbushen me ajer te paster, zemra ngadaleson rrahjet per te ndjekur ritmin e natyres. Mjafton vetem kaq per te kuptuar se sa mire mund te na beje nje pushim mes gjelberimit te fshatit. Pushimet ne fshat jane menyra me e mire e te gjithe atyre qe jetojne dhe punojne ne qytete te medha te zhurmshme dhe te stresuar. Te jetuarit ne fshat, sipas studimeve te ndryshme, largojne ankthin dhe madje na bejne me inteligjente. Sipas nje studimi te bere nga “Sages Colleges di Troy” ne Nju Jork, ka treguar se nje lloj bakteri mycobacterium vaccae, qe gjendet ne fusha, eshte ne gjendje te permiresoje inteligjencen dhe perqendimin te qeniet njerezore. Nderkaq, bakteri qe transportohet permes eres vepron si antidepresiv, duke e stimuluar trurin te prodhoje seretoninen, hormonin e humorit te mire, qe rrit edhe ndjesine e mireqenies.

Kujt i ben mire

Pothuajse te gjitheve. Me kujdes duhet te tregojne alergjiket ndaj insekteve dhe personat ne mbipeshe, duke qene se ushqimi i bollshem dhe i fresket eshte nje nga karakteristikat kryesore te fshatit. Gjithmone ushqime te fresketa dhe larg yndyres e mishit.

Recetat e bukurise

Pushimet ne fshat jane vendi ideal per t’u kujdesuar per veten. Per shembull trajtimet antimoshe per fytyren, ku me mire tjeter se ne fshat mund te pergatiten me qumeshtin e fresket, mjaltin dhe kosin e pergatitur vete. Po ashtu te gjitha frutat apo vaji i fresket i ullirit sherbejne per t’i dhene fytyres nje pamje tjeter.


(yllpress.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 24384, stampe 10 ©


Meemira.com