logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

10 pijet me te dobishme per organizmin
Autor Arsen - 26 dicembre 2011 09:45
  

Pothuajse çdo kompani me emer qe prodhon çajra, lengje te ndryshme, etj; e konsiderojne si shume te rendesishme qe t’i etiketojne produktet e tyre si produkte qe permbajne “antioksidante” edhe pse shumica e njerezve nuk e dine se çfare do te thote kj-

o ne te vertete. Antioksidanti eshte nje emer permbledhes per elementet qe jane te afta te luftojne radikalet e lira. Radikalet e lira vete perfaqesojne molekula speciale te afta per te shkaterruar molekulat e tjera si madje dhe qelizat e trupit. Ato normalisht supozohen se luftojne viruset dhe bakteret duke marre pjese ne prodhimin e hormoneve dhe proceseve te tjera jetesore. Gjithsesi, sasia e radikaleve te lira rritet dhe sa me shume vite kalojne, trupi behet me pak i afte qe t’i kontrolloje ato dhe radikalet fillojne te mbysin trupin nga brenda. Shume semundje te rrezikshme qe perfshijne kancerin, artritin, semundjen e zemres dhe ulceres si dhe shume semundje te tjera, duke perfshire ketu dhe procesin e zhvillimit iu atashohet radikaleve te lira sipas mjekeve. Antioksidantet mund t’i mbrojne njerezit nga keto probleme. Vitaminat A, C, E si dhe disa nga elementet si zinku, seleniumi, glutathioni dhe disa te tjera jane te kategorizura si anti-oksidante. Anti-oksidanti me i forte, me -

potent nga te gjithe te permendur deri tashti, konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide (nicotinamidi i adenines se dinucleotides) ne formen e reduktuar si koenzim I, i njohur si ENADA. Shkencetaret e perdorin kete direktive per punen e tyre per te formuluar edhe listen e pijeve me te dobishme ne te gjithe boten.
Lengu i sheges
Nga mbledhja e gjithe elementeve te permendur me siper, ky lloj lengu permban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. Ështe nje leng me dobishmeri shume te larte per sistemin kardiovaskular. Megjithate, kjo lloj pijeje nuk rekomandohet per personat qe vuajne nga ulcera apo aciditeti. Lengu i nxjerre nga farat e sheges eshte nje antioksidant i fuqishem. Vetem 30 minuta pas marrjes se lengut te sheges, aktiviteti yne rritet me 32 per qind. Lengu i sheges shuan etjen, nxit oreksin dhe permireson tretjen e ushqimeve. Ai perdoret me sukses edhe ne semundjet e zorreve dhe menjanon helmet e organizmit. Lengu i sheges jep rezultate ne luftimin e paraziteve qe zhvillohen ne zorre.
Vera e kuqe
Kjo pije njihet per aftesite e saj per te parandaluar zhvillimin e semundjeve te kancerit. Shume specialiste te dietave rekomandojne marrjen e 30 grameve vere te kuqe per te shoqeruar ushqimin e perditshem. Vera e kuqe, ne veçanti Kaberneti dhe Merloti, kane veti antimikrobike qe mbrojne nga intoksikimet ushqimore, te shkaktuara nga agjente patogjene qe ndodhen te ushqimet si te bimet ashtu dhe te mishrat, qe shpesh jane shkaktare te helmimeve gjermane.
Lengu i qitros
Kjo pije permban shume grupe te vitamines B, te cilat jane me se te mira per floket dhe thonjte, po ashtu perbehet dhe nga acidi askorbik i cili lufton mikrobet. Per me teper lengu i qitros lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon ne elasticitetin e lekures.
Lengu i manaferrave
Manaferrat njihen per aftesine e tyre per te zmadhuar shikimin dhe per te luftuar diarrene. Kjo lloj manaferre lufton njekohesisht edhe diabetin, qelbezimin e bajameve, si dhe ruan rinine e gjithe trupit.
Lengu i qershise
Ky leng permban vitaminen A, nje vitamine kjo shume e nevojshme per dhembet edhe syte, hekurin si dhe vitaminen C, e cila lufton infeksionet. Ky lloj lengu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga semundjet e kancerit.
Lengu i akacies
Ky frut permban nje pigment special barishtor qe lubrifikon lekuren dhe parandalon plakjen. Permbajtjet e tjera te ketij fruti jane edhe disa lloje acidesh shume te dobishme per normalizimin e sistemit nervor te trurit.
Boronica e kuqe
Ky leng ndihmon ne uljen e temperaturave te larta trupore dhe ruan ate normale. Ky lloj lengu gjithashtu lehteson trupin nga toksinat. Boronica e kuqe eshte nje aleate e mire per parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) te shpeshta dhe per te permiresuar terapine me antibiotike ne rast se semundja eshte shfaqur. Efektet dobiprurese i atribuohen pranise se proantocianidineve (PAC), nje element specifik per boronicen, e cila pengon bakteret patogjene te demtojne mukozen e rrugeve urinare, duke evituar ne kete menyre zhvillimin e infeksionit. Cistiti eshte nje patologji shume e perhapur dhe eshte mjaft e larte frekuenca te grate, sidomos atyre qe jane seksualisht aktive. Shkaku kryesor eshte nje infeksion i tipit bakterial, por ndonjehere, megjithese me rralle, mund te shkaktohet nga trauma, alergji apo situata te uljes se sistemit imunitar.
Lengu i portokallit
Ky leng rrit rezistencen e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut. Lengu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qe ndalon kalbezimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), perdoret me sukses ne luftimin e semundjeve te veshkave edhe ne rastet kur jane formuar gure ne to, ne semundjet e melçise dhe ne ato te zemres dhe te eneve te gjakut.
Çaji
Lloj i tij nuk ka rendesi, por ne kete klasifikim nuk behet fjale per çajin e shisheve qe blihet ne markete. Çaji i zier lufton semundjet e zemres, si dhe nje sere infeksionesh te ndryshme. Nje rol te rendesishem qe luajne çajet eshte dhe per lehtesimin e semundjes se sheqerit. Kjo semundje karakterizohet nga çrregullimi ne kembim te karbohidrateve, si pasoje e pamjaftueshmerise se prodhimit te insulines.
Lengu i molles
Molla eshte sinonim i vitalitetit dhe shendetit. Ky leng per kurim mund te perdoret per semundjet e fshikezes, semundjet e veshkave si dhe melçise. Vitamina C dhe betakaroteni qe ky leng permban, kane shume ndikim pozitiv ne shendetin tone.

Burimi: Tirana Observer





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 42599, stampe 19 ©


Meemira.com