logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Veshkat, 10 simptomat e semundjes, si kurohen !
Autor Giusi - 31 luglio 2012 00:21
  

Si mund te kurohet semundja me tri bime mjekesore

Tumoret jane shume te perhapura tek njerezit qe vuajne nga semundjet e veshkave. Perveç gureve edhe tumoret duhet te trajtohen, sipas specialisteve, me bime mjekesore te cilat duhet te -

perdoren ne formen e lengjeve. Per te evituar problemet me veshkat eshte e rendesishme qe çdo njeri, pavaresisht faktit nese eshte i semure apo jo, duhet te konsumoje te paken 2 litra uje ne dite.
Karcinoma renale
Njihet edhe si “karcinome me qeliza boshe” ose si hipernefrome.
Ai eshte tumor malinj me i shpeshte i veshkave dhe prek me shume meshkujt, qe pine duhan, rreth moshes 50-70 vjeç. Shenjat kryesore jane hematuri, mase e prekshme, dhimbje ne ije, temperature, policitemi. Biopsia mund te mos mjaftoje per te vendosur diagnozen e kancerit, sepse pamja e karcinomes renale mund te ngjaje me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veçante i karcinomes renale eshte perhapja pergjate venave renale dhe venes kava. Trajtohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2.
Tumori Wilms
Ështe me i shpeshti tumor malinj i veshkave ne femije. Mosha me e prekur eshte 2-4 vjeç. Shenjat jane nje mase abdominale, shpesh shume e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me -

ose pa rrezatim. Mund te jete pjese e kompleksit WAGR, ku ben pjese tumori Wilm, Aniridia, ka keq-formime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqerohet me hemihipertrofi te trupit. Pamjaftueshmeria prerenale e veshkave eshte pasoje e mosfurnizimit me gjak te veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmeria e zemres, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Nderkohe qe pamjaftueshmeria renale (brendarenale) e veshkave eshte pasoje e patologjise se veshkave: Shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (d.m.th pamjaftueshmeria prerenale mund te kthehet ne pamjaftueshmeri renale), glomerulonefritet, semundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve ne tubula.
Pamjaftueshmeria postrenale e veshkave eshte pasoje e bllokimit te rrugeve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, guret, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia)
Simptomat
Shenjat dhe simptomat: Hiperkalemi, acidoze metabolike, oliguri.
Diagnoza eshte eozinofiluria dhe tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizem atherosklerotik. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit. Trajtimet qe mund te parandalojne formimin e gureve ne veshka jane te mundshme ne çdo rast. Prova te qendrueshme sugjerojne se marrja e lengjeve ne sasi te madhe mund te ule rrezikun e gureve. Perveç kesaj, sapo te zbulohet shkaku i formimit te gurit, mund te perdoren mjekime te ndryshme apo ndryshime ne diete per te parandaluar guret e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urines, perveç se zbrazni mbeturinat dhe lengjet nga trupi juaj.

Shenjat dhe simptomat:

1. Sistemi tretes: Anoreksi, peshtjellim, te vjella.
2. Gjaku: hemorragji si pasoje e keqfunksionimit te trombociteve.
3. Çrregullime te volumit intravaskular qe jane pasoje e humbjes se aftesise te veshkave per te rregulluar perqendrimin e urines.
4- Anemia eshte pasoje e mosprodhimit te eritropoetines.
5-Djersitje e vazhdueshme.
6-Fryrje e trupit.
7-Ethe.
8-Dobesi.
9-Urine e turbullt me ere te keqe.
10-Temperature.
Bimet mjekesore:
1-Trendafil i eger.
2-Kamomil.
3-Leng kumbullash.

Roli i veshkave per organizmin

Veshkat tuaja luajne nje sere funksionesh te rendesishme: Rregullojne ujin ne trup dhe perberes te tjere kimike ne gjak si: Sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojne mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojne hormonet ne gjak per te ndihmuar trupin; rregullojne presionin e gjakut; krijojne qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa me e madhe e gureve ne veshka mund te trajtohet duke rritur sasine e marre te lengjeve, ndryshime ne diete dhe mjekime. Rreth 90% e gureve, kalojne vete brenda 3 deri 6 javeve. Disa tipa guresh mund te shperbehen me ane te mjekimeve; megjithate, guret me perberje kalciumi (tipi me i zakonshem), nuk mund te shperbehet. Guret gjithmone duhet te hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe demtime ne veshka. Kur heqja e tyre behet e domosdoshme, ekzistojne disa metoda te ndryshme per ta bere kete.

Rrezet X identifikohen nga kristalet dhe guret

Prezencen e gureve ne veshka e identifikojne rrezet X. Teknikat e specializuara te rrezeve X (ndonjehere edhe me injeksione me ngjyre) apo me ultratinguj, mund te perdoren per te identifikuar me me saktesi masen dhe vendndodhjen e gureve, dhe per te identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urines mund ta ndihmojne nje doktor per te gjetur se çfare po e shkakton gurin dhe te planifikoje trajtimin me te mire. Pjesa me e madhe e personave qe kane probleme me veshkat dhe kryesisht me guret ne veshka, vijne nga prinder qe kurre nuk i kane ndjere shqetesimet, madje pavaresisht moshes ne te cilen ndodhen veshken e kane organin me te shendetshem. Ajo çfare specialistet u rekomandojne te gjithe prinderve ne kete rast, eshte nje diete e ekuilibruar qe ne ditet e para te lindjes se femijes, madje ajo duhet te nise qe ne barkun e nenes.

Meshkujt, me te prekur nga guret ne veshka

Guret ne veshka jane me te zakonshme tek burrat dhe me saktesisht, kater ne pese raste kane gure ne veshka. Normalisht, urina permban substanca qe parandalojne formimin e kristaleve. Megjithate, kjo nuk funksionon per te gjithe. Disa nga faktoret qe kontribuojne ne formimin e gureve tek njerezit e prekshem jane: Marrja e paket e lengjeve, infeksione kronike ne rruget urinare. Rreth 80% e kancereve te veshkes jane karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet te kete lidhje me moshen, pasi haset teper rralle nen 40-vjeçaret. Tumoret beninje te veshkave mund te rrijne ne trup si te pademshem. Tumoret malinje shpesh jane ne stad te avancuar kur ne i zbulojme e ne pergjithesi nuk i pergjigjen mire trajtimit mjekesor. Per kete arsye, veshka e semure zakonisht hiqet ne nje nefroektomi.

Metodat per heqjen e gureve

Metoda me e mire varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gure hiqen duke kaluar nje instrument teleskopik tek fshikeza apo tek veshka, per ta nxjerre gurin ose per ta copetuar ne fragmente te vogla me rreze lazeri apo vale tronditese. Instrumenti teleskopik mund te futet drejtperdrejte ne veshke permes nje çarjeje te vogel ne anen e pacientit per ta nxjerre gurin te tere ose atehere kur duhet thyer ne fragmente te vogla. Metoda me e re per ta hequr quhet “litotripsia e valeve te goditjes jashte trupit (ESËL). Ne kete teknike, guret thyhen ne fragmente te vogla me ane te tronditjes me energji te larte nga nje mekanizem jashte trupit.



(zeriyt.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 54085, stampe 19 ©


Meemira.com