logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

IPKO: 550 euro per HTC Desire HD
Autor Arnold - 16 maggio 2011 18:07
  

IPKO se fundmi e ka zgjeruar oferten e saj per konsumatoret e rinj dhe ata ekzistues, edhe me telefonat mobil nga prodhues te famshem si Nokia, HTC dhe Samsung, perkatesisht me modelet e telefonave te menēur si HTC Desire, HTC Desire HD, Nokia C3, No-

kia E5, Samsung Galaxy Mini, Corby II dhe jo vetem. Per ēdo pako, IPKO ofron edhe mundesine e pageses deri ne 18 keste, permes sistemit bankar.
Perveē telefonave mobil, perdoruesit te cilet parapaguhen ne ndonjeren prej pakove me kohezgjatje prej 3, 6, 12 ose 18 muajsh marrin edhe minuta dhe SMS kombetar dhe nderkombetare, internet dhe MMS, nje numer IPKO dhe nje telefon mobil te markes Nokia, HTC apo Samsung, i cili vjen me nje pako te caktuar.

“Pakot e ofruara jane mundesi e mire per te gjithe perdoruesit e telefonise mobile IPKO, te cilet deshirojne te posedojne telefon te avancuar mobil nga Nokia, HTC ose Samsung, si dhe te kene kontrolle te plote mbi shpenzimet e tyre. Me secilen pako me parapagim, konsumatoret tane e balancojne buxhetin e tyre, dhe ne baza mujore marrin minuta dhe SMS kombetar dhe nderkombetar, internet ne mobil, MMS si dhe telefonin e preferuar mobil” ka thene Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv ne IPKO.

Konsumatoret te cilet zgj-

edhin pakon gjashte mujore Extra 6, per ēdo muaj pranojne 50 MB internet, 50 MMS, 50 minuta dhe 50 SMS te cilet mund t’i shpenzojne drejt ēdo operatori mobil ne Kosove, ndersa pakon e tyre mund ta kombinojne me ndonjerin prej modeleve te telefonave Nokia C3, Nokia E5, Samsung Galaxy Mini apo Samsung Corby II, i cili ne nivel boteror eshte lansuar muajin e kaluar, ndersa Kosova eshte nder vendet e para evropiane qe e posedon kete model per shitje.

Ata qe zgjedhin pakon nje-vjeēare Extra 12, gjithashtu ne baza mujore pranojne nga 50 minuta dhe 50 SMS kombetar, 50 MMS, dhe 50 MB internet, ndersa kane mundesine e perzgjedhjes se ndonjerit prej modeleve te telefonave te menēur, si HTC Desire, HTC Desire HD apo Samsung Galaxy S Mini.
Ndersa, konsumatoret qe zgjedhin pakon per 18 muaj - Extra 18, ne baza mujore pranojne 100 minuta kombetar, 100 SMS kombetar dhe nderkombetar, 100 MB internet, dhe 100 MMS, ndersa atyre iu ofrohet telefoni i avancuar HTC Desire HD, ndersa te njejtin mund ta paguajne per periudhe me te gjate kohore.

Ēmimet e celulareve

HTC Desire HD per te cilin shume deshiruan te kuptojne ēmimin, me pakon Extra 12 te cilen e shpjegua me larte kushton 550 euro, ndersa me pakon Extra 18 kushton 630 euro (ku natyrisht perfshihen planet per SMS, minuta, MMS, internet, etj).

HTC Desire ne anen tjeter mund te blihet me pakon Extra 12 qe kushton 400 euro (perfshire planin tarifor qe u theksuar me pakon Extra 12). Odelet tjera si Samsung S5570 kushtojne 240 euro e planin Extra 12, pastaj Nokia E5 205 euro e planin Extra 6, Nokia C3 e pakon Extra 6, etj.

*Per ēdo pako te zgjedhur (Extra 3,6,12, ose 18), konsumatori paguan vetem ēmimin e telefonit te zgjedhur, ndersa sasia e minutave, SMS’ve, MMS’ve dhe internetit ne mobil, perfshihet ne ēmim.

Keto oferta jane mjaft atraktive duke pasur parasysh se nje konsumator i perditshem i Kosoves e ka te veshtire te paguaje nje shume prej 550 euro per nje telefon, e qe do te thote se pagesa e celulareve mund te behet edhe permes bankave. Deri tani dihet se TEB StarCard do te jete zgjidhja e pare, por shume shpejt pritet te zgjerohen mundesite e pagesave edhe permes bankave tjera.

/PC World Albanian





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 46781, stampe 24 ©


Meemira.com