logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Cistet e vezoreve
Autor Roni - 06 dicembre 2012 11:28
  

Cistet e vezoreve nganjehere gjenden brenda vezoreve, e nganjehere ne siperfaqe. Kjo qeske eshte e mbushur me lengje, apo me materie te forte, por ne disa raste me te dy materiet.
Shume hulumtues kane thene se shkaktari i ketyre cisteve eshte -

pjeserisht edhe debalancimi hormonal. Shkak i debalancimit hormonal mund te jene disa rrethana te ndryshme: perberja e dobet imunologjike, toksinet ne melēi, insulina, ushqimi, stili i jeteses dhe stresi i madh.

- Cistet mund te identifikohen lehte nepermjet simptomave. Shfaqen me nje dhembje e lehte gjate marredhenieve seksuale, me mosmundesi te mbetjes shtatzene, me dhembje ne barke. Shume cista ne periudha te caktuara pelcasin vetvetiu. Te cistet e vogla sherimi natyral mund te ndihmoje, ndersa te rastet e renda ndoshta do te jete i nevojshem operacioni.
Ushqimi mund te kete rol ne lirimin nga cistet e vezoreve. Ulja e konsumimit apo eliminimi i teresishem i prodhimeve te qumeshtit, miellit te bardhe dhe ushqimit te perpunuar, apo konsumimi i me shume pemeve, perimeve me gjethe te gjelbra dhe i pejzave mund te ndihmoje organizmin qe t’i sheroje cistat ne menyre natyrale.

- Simptomat te cistet e parrezikshme jane kryesisht te njejta. Paraqitet d-

himbje ne stomak dhe ndjenja e pakendshme e presionit ne zorren e trashe, apo fshikez. Po ashtu, paraqitet edhe ērregullimi i ciklit menstrual, si dhe ndjenja e fryrjes dhe ērregullime ne tretje.

- Persa i perket diagnostikimit te cisteve, se pari, duhet te behet ultrazeri, i cili tregon karakteristikat morfologjike te cistit.
Cistet e thjeshta kane nje grope dhe nje mur te holle perreth saj dhe tek ato ka shume pak gjasa qe te jene te rrezikshme.
Cistet komplekse kane disa pjese, trashja e murit, ndarje dhe ērregullim ne permbajtjen e cistit. Tek keto ekziston dyshimi per tumore te rrezikshem. Pas kontrollit te pare, mundeni lirisht te beni ultrazerin trans-vaginal, i cili ne detaje tregon strukturen e mitres, ndersa ultrazeri trans-vaginal eshte zgjidhje edhe me e mire, sepse tregon masa te medha dhe mundeson kontrollin e strukture ne gropen e stomakut (veshkat, melēine, lengjet e lira).

- Kurimi tek cistet e thjeshta nuk eshte i nevojshem. Cistet qe jane paraqitur qe heret dhe pas gjashte muajsh terapie ende qendrojne, ndersa jane me te medha se 5 deri 10 centimetra, duhet te hiqen ne menyre kirurgjike. E njejta vlen edhe per cistet komplekse. Operimet kryhen me metode kirurgjike laparaskopike dhe klasike.
- Gjate shtatzenesise, per shkak te kontrolleve te ultrazerit, cistet ne vezore shpesh verehen.Nese zbulohet ndonje ciste ne shtatzeni, nuk eshte asgje per t’u shqetesuar dhe mos beni panik, perveē ne rastet kur jane shume te medha dhe gjenden ne vend te papershtatshem dhe ne kete menyre pengojne daljen e foshnjes neper kanalin e lindjes. Derisa mjeku mendon se duhet pritur per largimin e cistit, atehere sipas te gjitha gjasave ju do te lindni me prerje cezariane, dhe ne kete rast mjeket do ta largojne edhe cistin.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 27951, stampe 12 ©


Meemira.com