logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Uthulla e Molles – Te Mirat Shendetsore
Autor Giusi - 24 luglio 2012 17:43
  

Uthulla e Molles – me gjithe gjasat ju keni uthull molle ne shtepi diku ne kuzhine. E sigurisht qe edhe ke ndegju per te gjitha te mirat shendetsore te saj. E perdorni gati ne te gjitha salatat qe beni. E nganjeher mundoheni qe cdo her te shtoni edhe-

pak me shume, sigurisht duke u mundu qe t’i arrini perberesit e mire sherues te saj. Nese po perdorni uthull molle e cila eshte e kthjellet ne pajmje, nuk kemi lajme te mira per ju. Ky lloje i uthulles se molles nuk permbane te gjitha te mirat shendetsore per te cilat ke degju.

Uthulla e Molles e Vertete

Uthulla e Molles qe permbane te gjitha te mirat shendetsore nuk eshte e kthjellet, por e kunderta e saj. Eshte uthull organike e pafiltruar. Nuk eshte nje leng i kthjellet, por ka nuance te kafet. Nese mundohesh te shikosh permes saj ju do te vereni substance si rrjet merimange qe pluskon ne te. Ky lloj i uthulles se molles eshte i kualitetit te mire me te gjithe materiet ushqyese dhe perberesit shendetsore ne te.
Mendo… A do te blini uthull te molles ne supermarket qe nuk eshte e kthjellet, ka nuance te kafet, dhe mbi te gjitha zbuloni se dicka pluskon ne te. Me gjithe gjasat ju nuk do ta blini. Kjo eshte arsyeja kryesore se perse prodhuesit e des-

tilojne uthullen e molles. Uthulla e pastert vlohet per te nxjerr nje uthull te kthjelet qe e gjeni ne supermarket. Ky proces i vlimit dhe avullimit te uthulles shkatrrone gati te gjitha materiet ushqyese shendetsore ne te. E cfar dhuron eshte se i jep uthulles nje pamje te kendshme per sy.

Te Mirat Shendetsore Te Uthulles Se Molles

Sigrisht se duhet te ket dicka shume te shendetshme ne perdorimin e uthulles se molles pasiqe Babai I Mjeksise, Hippocrates, ka perdore uthullen rreth 400 vjet P.K (Para Krishtit) per shkakte te qualiteteve te saj shendetsore. Thuhet se ai kishte vetem dy ilaēe: mjalte dhe uthull molle.

Uthulla e molles marohet nga molla te pjekura te fresketa qe fermentohen dhe kalojne ne nje proces te rrept per te arritur deri te produkti finale, pra Uthulla E Molles. Kjo uthull permbane nje mori te vitaminave, beta-carotene, pektin dhe minerale vitale sikur kalium, sodium, magnezium, kalcium, fosfor, klor, sulfur, hekur dhe fluor.

Pektini ne uthull eshte fiber qe ndihmon ne zvoglimin e kolesterolit te keq dhe ndihmon ne rregullimin e shtypjes se gjakut. Nevoja per kalcium posa te filloni te plakeni eshte shume e njohur. Kjo uthull ndihmone ne ekstraktimin e kalciumit nga frutat, perimet dhe mishi me te cilat perzihet, keshtu ndihmon ne procesin e mirembajtjes se eshtrave te forta. Mungesa e kaliumit shkaktone nje mori semundjesh si remjen e flokeve, thonje te dobet te dores, dhemb te brishte dhe sinusit (pezmatit te sinusve). Uthulla e Molles eshte e mbushur me kalium. Studimet kane tregu se mungesa e kaliumit rezulton ne zhvillim te penguar (pengim ne rritje te njeriut). Te gjitha keto mund te shmangen me ndihmen e uthulles se molles. Kalimi ne uthull gjithashtu ndihmone ne eliminimin e materieve toksike nga trupi i njeriut. Beta-karotine ndihmon ne riparimin e demeve te shkaktuara nga radikalet e lire, keshtu duke ndihmuar qe te mbajme lekure me te qendrueshme dhe me te re ne pamje. Uthulla e Molles eshte gjithashtu e mire per ata te cilet deshirojne te humbin peshe. Ndihmon ne zberthimin e yndyrnave keshtu duke ndihmuar ne zvoglimin e natyrshem te peshes.

Uthulla e Molles permbane acid malik i cili eshte shume i mire ne lufte kunder infekcioneve bakteriale dhe fungale (semundjeve kepurdhore te lekures). Ky acid gjithashtu ndihmon ne tretjen e depozitave te acidit urik qe formohen rreth nyjeve dhe keshtu ndihmon ne largimin e dhimbjeve te nyjeve. Kjo tretje e acidit urik gradualisht eliminohet nga trupi.

Gjithashtu pretendohet se uthulla e molles eshte e dobishme kunder kokedhembjeve, artritit, kapsllekut, eshtrave te dobeta, kolesterolit te larte, diearres, ekzemes, plogeshtis kronike, helmimit te lehte nga ushqimi, remjes se flokeve, shtypjes se larte te gjakut, dhjamosjes, e shume e shume semundjeve tjera. Nuk eshte per tu quditur qe shume e quajne si “Ilaēi Mrekullive”.

Menyrat e Ndryshme te Perdorimit

Ju lumtem sigurohuni qe te perdoroni vetem uthull te molles natyrale, organike sepse uthulla e kthjellet praktikisht nuk ka kurrfar te mire shendetsore.

Shume e quajne uthullen e molles “ilaēi mrekullive”. Perdoruesit e keti ilaēi te mkrekullive pohojne se menyra me e mire eshte qe te fillosh mengjesin me uthull molle. Perziej dy luge-gjelle uthull dhe dy luge-gjelle mjalte ne nje gote me uje dhe pije. Perzierjea mund te ket shije acidi dhe ndoshta nuk te duket si dicka qe duhet ta besh te paren ne mengjes. Por ju do te mesoheni me at shije porsa te mesoni te mirat e jashtzakonshme shendetsore qe vien pas pirjes. Shume e zbulojne se me pasimin e kesaj rutine ne mengjes ndihmone ne eliminimin e kapsllekut, qe eshte njeri nga shkaktaret e shume semundjeve tjera. Kapslleku eshte gjithashtu nganjeher shkaku i kokedhembjeve – qe shpien ne prishje te qejfit, privim te gjumit, dhe gjendje letargjike (i pergjumur) gjate gjithe dites. Me te zgjidhur problemin e kapsllekut te gjitha simptomet tjera zhduken e keshtu ju ben juve te ndiheni me i fresket dhe ekstremisht aktive gjat gjithe dites. Me ndjekjen e keti plani te mengjesit (dmth… posa te zgjoheni te pini uthull molle te perzier me mjalte dhe nje gote uje) ju i ndihmoni vetes te zhdukni skuqjet e lehta te lekures dhe se ndertimi i lekures suaj permiresohet duke ju bere juve qe ne menyre te natyrshme te rrezatoni dhe vezulloni.

Ju gjithashtu mund ti gezoni keto te mira shendesore te uthulles se molles ne menyra tjera. Perdore ne pergaditje te sallatave te ndryshme. Zevendeso vajin qe derdhet mbi sallat me uthull molle. Jo vetem qe sallata do te ket shije me te mire por do te jet edhe me e shendetshme. Perdore uthullen e molles ne konzervimin (turshi) te frutave dhe perimeve te ndryshme. Marinimin e mishit te lopes, qengjit, peshkut dhe llojeve tjera te mishit eshte gati proces ditor i mishngrenesve. Bej uthullen e molles si perberes kryesore te marinimit se bashku me lloje te barishtave dhe erezave. Kjo marinade thjeshte nuk ju ndihmon qe thjeshte ti shtoni shije mishit, por gjithashtu vie me te gjitha ato te mira shendetsore qe permendem me larte.

Pra, fillo mengjesin me nje gote uje, dy luge-gjelle uthull te molles. Akoma me mire fillo mengjesin me nje gote leng limoni apo portokalli me dy luge-gjelle uthull molle ne te. Nese shija eshte shume acide, edhe sigurisht qe eshte, shtoni perzierjes edhe dy luge mjalte per ti dhene shije te embel dhe per te zbutur shijen acidit. Nese i shtone mjalte ju veq i permiresoni te mirat shendtesore.

Natyrale apo te Procesuar?

Pra, pasi lexuat kete post, cfare uthulle te molles do te bleni? A do te jet e uthull e molles e kthjellet, qe te kenaq syrin, por pa materie ushqyese; apo do te jet uthull molle organike, e pafiltruar, e mbushur me materie ushqyese dhe e shendetshme?



(sherohu.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 22891, stampe 10 ©


Meemira.com