logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Dhjete keshilla per te zvogeluar djersitjen
Autor Giusi - 19 luglio 2012 14:06
  

TIRANE- Nese keni probleme me djersitjen, e dini qe ne shumicen e rasteve kjo shkakton siklet. Ne veēanti eshte problem djersitja e shprehur te personat qe ushtrojne shume. Djersa vetvetiu nuk ka arome, por nxit rritjen e baktereve te cilat shfaqen n-

e menyre natyrale ne lekuren tuaj. Keto baktere dekompozojne djersen dhe lirojne acidet yndyrore, te cilat krijojne arome te pakendshme. Megjithate, me ndihmen e disa keshillave mund te zvogeloni djersitjen.

1. Beni dush dy here ne dite
Per te shmangur aromen e pakendshme, duhet te beni dush te pakten dy here ne dite dhe pas ushtrimeve dhe ate me sapun antibakterial. Kini kujdes qe te fshiheni mire para se te visheni perseri. Gjithsesi lani rrobat ne te cilat jeni djersitur.

2. Vishni rroba komode
Vishni rroba komode te cilat jane prodhuar nga materiali natyral, siē eshte pambuku. Mendafshi eshte po ashtu material natyral, por djersa mund te demtoje pergjithmone kete material te ndjeshem, keshtu qe nese vuani nga djersitja e tepruar shmangni veshjen e mendafshit. Materialet natyrale lejojne qarkullimin e ajrit dhe ndihmojne avullimin natyral te djerses nga trupi.

3. Ushqimi i shendetshem dhe ushtrimet
Ushtrimet mun-

d te permiresojne qarkullimin e pergjithshem ne trupin tuaj ēka ndikon ne ftohjen dhe qe trupi juaj te mbetet “i ftohet”. Yndyrat ndikojne ne rritjen e temperatures se brendshme trupore, prandaj kini kujdes qe te ushtroheni rregullisht dhe te hani ushqim te balancuar te shendetshem, me shume fruta dhe perime.

4. Shmangi pijet stimuluese
Kafeina, alkooli dhe pijet energjetike stimulojne sistemin nervor dhe mund te nxisin djersitjen e shtuar. Tentoni qe te perdorni sa me pak pije energjetike dhe pini me se shumti dy filxhane kafe ose ēaj ne dite.

5. Pini shume uje
Rreth dy litra ne dite, ne veēanti nese djersiteni shume, uji do ta parandaloje dehidrimin e trupit.

6. Relaksohuni
Ankthi mund te shkaktoje djersitje prandaj mendoni te filloni te ushtroni teknikat e relaksimit si joga. Punoni ne permiresimin e vetebesimit qe te mos shqetesoheni ose te ndiheni me siklet per shkak te gjerave te panevojshme.

7. Perdorni puder femijesh
Djersitja e tepruar mund te nxise dhimbje dhe therje, prandaj ne zonat e ndjeshme pas dushit perdorni puder femijesh ne pluhur. Ai do tu ndihmoje ta mbani lekuren e bute dhe te thate.

8. Deodorantet
Deodorantet mund te jene shume efikas ne reduktimin e djersitjes dhe maskimin e aromes. Po ashtu mund te blini sprej per ftohje te fytyres. Nese djersiteni shume mund te blini antiperspirant me te forte i cili permban klorid alumini, i cili aplikohet gjate nates ne lekure te thate, prandaj eshte me efikas ne bllokimin e gjendrave te djersitjes. Megjithate, preparatet e tilla te cilat bllokojne gjendrat nuk jane te mira per shendet.

9. Sherbela
Per sherbelen tashme nje kohe te gjate konsiderohet qe redukton djersitjen, prandaj mund te provoni te pini ēaj te kesaj bime dhe ate dy here ne dite.

10. Shtrihuni
Per ndonje arsye nervat te cilat aktivizojne djersen nen sqetull ne mase te madhe bllokohen kur shtrihemi. Gjate kohes se diteve te ngrohta eshte e nevojshme qe te shtriheni disa minuta ne ndonje vend te ftohte.



(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 22508, stampe 14 ©


Meemira.com