logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Si paguhen dy persona per te njejtin pozicion pune
Autor Giusi - 16 aprile 2012 14:46
  

Zevendesimet e punonjesve te ministrive dhe drejtorive te ndryshme ne baza partiake po i kushton teper shtrenjte buxhetit te shtetit, i cili here pas here eshte i detyruar te paguaje dy paga per te njejtin pozicion pune, per faj te drejtuesve te inst-

itucioneve shteterore. Nje fenomen i tille verehet gjeresisht ne raportet e kontrollit te Komisioni te Sherbimit Civil ne disa ministri duke dhene alarmin per demin e madh qe i shkaktohet arkes sone te perbashket. Shembujt me tipik te ketij lloji gjenden neper ministri.

E tille eshte Ministria e Punes dhe Ēeshtjeve Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme etj. KSHC ka kryer nje kontroll ne vjeshten e vitit te shkuar nw Ministrinw e Punws duke nxjerre ne pah miliona leke deme pasi per te pakten gjashte raste, te gjitha per aparatin qendror te ministrise, buxheti i shtetit paguan dy paga per te njejtin pozicion pune. Nga te dhenat e ofruara prej Komisionit te Sherbimit Civil del se demi i shkaktuar buxhetit te shtetit vetem nga ky fenomen eshte rreth 11 milione leke.

“Kjo situate eshte dhe me problematike, kur dihet se pefundimi i nje procedure gjyqesore zgjat edhe disa vjet, e per pasoje mosveprimi ne kohe ne kete rast, perveē faktit qe nuk respe-

ktohen te drejtat e nepunesit per t`u kthyer ne pune, sjell edhe nje fature te larte financiare, e cila llogaritet ne dem ekonomik per buxhetin e shtetit. Kjo per faktin se nga njera ane eshte i detyrueshem ekzekutimi i vendimit gjyqesor, i cili ka marre forme te prere e nga ana tjeter, eshte bere fakt pagesa per gjithe kete kohe, e nje nepunesi te emeruar perkohesisht ne kete pozicion, nepermjet kontrates. Pra, perfundimisht ne kete rast shteti paguan njekohesisht dy persona per nje pozicion pune”, – deklaron KSHC ne raportin e saj per Ministrine e Punes.



Si funksionon?

Loja eshte e njejte thuajse ne te gjithe institucionet: Fillimisht punonjesi qe eshte ne detyre largohet prej saj me arsyetime te ndryshme, siē eshte shkurtimi i vendit te punes, ristrukturimi i njesise etj., dhe me ne vend te tij vendoset nje person tjeter, fillimisht me kontrate te perkohshme, e cila i rinovohet ne menyre te vazhdueshme edhe pse ligji percakton se asnje punonjes nuk mund te mbahet ne pune nepermjet kontratave te perkohshme per nje periudhe me te gjate se 2 vjet. Eksperienca e gjithe ketyre viteve ka treguar se ne raste te tilla vendosen njerez te perzgjedhur nga eproret.

Me pas, ai qe eshte larguar nga puna ankohet ne Komisionin e Sherbimit Civil per shkak se gezon statusin e nepunesit civil. KSHC vendos ne favor te personit qe eshte nxjerre me pa te drejte nga puna dhe kerkon pagesen e tij per te gjithe periudhen ne fjale. Institucioni nderkohe, nuk merr parasysh vendimin por e dergon ēeshtjen ne gjykate. Gjate kesaj periudhe, shteti eshte i detyruar qe te paguaje dy paga per te njejtin pozicion pune. Paga e pare i jepet personit qe eshte futur me kontrate te perkohshme ne pune kurse e dyte atij ne favor te te cilit ka vendosur gjykata. Institucioni nga ana e tij deklaron se do te beje rikthimin ne pune te personit te nxjerre padrejtesisht pasi te jete dhene vendimi i formes se prere nga gjykata.

Nje fenomen i tille ka gjetur nje shtrirje te gjere ne administraten publike kryesisht pas zgjedhjeve te vitit 2005 kur edhe u nderrua pushteti. Madje, ka persona qe perfitojne ende page qe prej atij viti pasi jane nxjerre ne menyre te padrejte nga puna duke renduar edhe me tej buxhetin e shtetit.



Konkurset, fitojne njerezit e eproreve

Fenomeni i punesimit me kontrata te perkohshme shtrihet thuajse ne te gjitha institucionet e qeverisjes qendrore ne vend. Ngjashem me Ministrine e Punes sillen edhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtesise etj. Madje KSHC merr shembull Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ne kete rast. Sipas raport-kontrollit, ne kete drejtori paguhen 58 paga per 29 vende pune, dy paga per nje vend pune. Ne kete institucion jane pushuar ose nxjerre ne liste pritje 29 punonjes nga 1 606 qe ka ne total. Keta e kane apeluar vendimin duke perfituar perkundrejt marrjen e pages. Dhenia e pages do te vijoje deri ne leshimin e nje vendimi te formes se prere nga Gjykata e Apelit.

Ne kete menyre, institucioni ose duhet te ktheje ne vendin e punes punonjesit ose duhet te vijoje t’i paguaje si te punesuar. “Pas perfundimit te procedurave gjyqesore, punonjesit qe kane fituar te drejtat e tyre do te paguhen per shkak te ligjit per te gjithe kohen qe kane qendruar pa pune, nderkohe qe nuk kryejne pune efektive, ndersa punen e kryejne disa punonjes te tjere, te cilet jane ne keto pozicione te emeruar me pretendimin e emergjences, nepermjet kontrates se perkohshme te punes, e per kete arsye edhe paguhen nga buxheti i shtetit”, – shpjegon KSHC ne raport.

Por ky nuk eshte i vetmi problem i administrates. Komisioni ka verejtur ne mjaft raste procedura te dyshimta te rekrutimit te punonjesve neper institucione pavaresisht zhvillimit te konkurseve.Ne rastet kur ka vende pune te lira, institucioni emeron fillimisht nje person te caktuar me nje kontrate te perkohshme duke e justifikuar me nevojat e emergjente. Sipas rregullit, personi duhet te rrije deri ne plotesimin e vendit te punes nepermjet konkursit.

Sipas ligjit, punesimi i nje personi ne administraten publike nuk mund te behet per nje kohe me te gjate se tre muaj me kontrate. Menjehere pas kesaj duhet te kryhet plotesimi i vendit bosh duke i dhene punonjesit te e perzgjedhur statusin e nepunesit civil. “Konstatohet se ne te gjitha konkurrimet e zhvilluara kane fituar punonjesit, te cilet kane qene te emeruar nepermjet kontratave si dhe duke kryer efektivisht detyrat e ketij pozicioni edhe gjate kryerjes se procedures se konkurrimit”,- shpjegon KSHC-ja ne raportin e Mbikeqyrjes ne Ministrine e Jashtme.


(shekulli.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 11185, stampe 7 ©


Meemira.com