logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Vitamina D dhe Kalciumi Pergjysmojne Rrezikun e Kancerit Te Lekures
Autor Giusi - 29 giugno 2012 06:02
  

Nje studim tjeter ka vertetuar dobite shendetesore mahnitese qe vitamina d dhe kalciumi kane, studim ky i cili tregon se keto dy suplement zvogelojne per 50% rrezikun e zhvillimit te kancerit te lekures tek grate.Vitamina D dhe Kalciumi

-

“Duket sikur ka deshmi premtuese per vitaminen D dhe kalciumin per parandalimin e melanomes ne grupet me rrezik te larte,” ka thene per gazeten USA Today Dr. Jean Tang prijes i hulumtuesve dhe asistent profesor i dermatologjise ne Shkollen e Mjekesise Te Universitetit te Stanford-it.

Hulumtuesit kane thene se grate me rrezik te larte te zhvillimit te kancerit jane ato te cilat kane pasur forma tjera te kancerit jo te melanomes.

Perderisa vitamina D dhe kalciumi qysh moti jane te njohura si ndihmues ne zhvillimin e eshtrave, hulumtuesit gjithashtu po zbulojne se ato gjithashtu ndikojne edhe ne qeliza tjera. Per shembull, studimet e meparshme kane zbuluar se vitamina D dhe kalciumi mund te ndihmojne ne zvogelimin e rrezikut ndaj kanceri i gjirit, kanceri i zorres se trashe dhe kanceri i prostates.

Dr. Tang spekulon se qelizat kancerogjene mund te kene qene prezent ne lekuren e atyre grave te cilat kane pasur kancer jo-melanoma por me marrjen-

e vitamines D dhe kalciumit… eshte zvogeluar rreziku i zhvillimit te tumorit.

Ajo thote se te marresh vetem 400 IU (international units) vitamina D per çdo dite mund te jete mase parandaluese, edhe pse Instituti Amerikan I Mjekesise tani per tani rekomandon 600 IU per çdo dite.

Dhe perderisa ajo tha se nuk ishte e sigurt se cila – vitamina D apo kalciumi – ishin me te efektshem, qe te dyja dukeshin se funksionin shume mire ne kombinim. Mund te jete se kalciumi luan rolin e saj per shkak se eshte pare me pare se zvogelon rritjet e tumoreve ne pacient me kancer te zorres.

Studimi i fundit thjeshte ofron me shume deshmi per efektet pozitive te vitamines D ne shendet.

Vitamina D – Nivelet e Uleta

Nje studim tjeter ka zbuluar se nivelet e uleta te vitamines D anojne te lidhen me kanceret me agresive te gjirit si dhe me rrezik me te larte te kesaj dukurie.

“Shume mjeke te onkologjise tanime veç po percjellin nivelet e vitamines D tek pacientet e tyre me kancer gjiri dhe po rekomandojne suplement per nivele te uleta,” thote Dr. Laurie Kirsten, mjeke ne Qendren Mjekesore Beth Israel ne Nju Jork. “Te lidhesh nivelet e vitamines D me agresivitet te ndonje tipit te veçante te kancerit te gjirit eshte nje zbulim interesant.”

Vitamina D Kunder Depresionit, Osteoporozes, Trashjes dhe Diabetit

Perveç kancerit, vitamina D gjithashtu eshte zbuluar se ndihmon ne kontrollim dhe parandalim te depresionit, osteoporozes dhe bile mund te kete efekt pozitiv ndaj trashjes dhe diabetit.

E sa per mungesen e vitamines D, edhe kjo vazhdimisht eshte bere teme studimi. Nje grup hulumtuesish ne rritje e siper kane treguar se mangesia e keti suplementi mund te shpie drejt problemeve te ndryshme shendetesore.

Nivelet e uleta te vitamines D mund t’i prekin edhe te porsalindurit. Nje studim Holandez ka zbuluar se nivelet e uleta te vitamines D tek te porsalindurit i bene ata per gjashte here me me shume gjasa te zhvillimit te RSV (Viriusi Sincital Trakit Te Frymemarrjes), shkaktari primar i infeksionit serioz te mushkerive ne muajt e pare te jetes se foshnjes.

Sipas nje studimi te bere nga Universiteti i Pitsburg-ut, studim i cili ka percjell 200 pacient te racave (bardh dhe zi) te moshave nga 8 deri 18, Vitamina D, mungesa e saj, eshte gjithashtu e lidhur me trashjen tek femijet.

Nje raport ne rezultatet e ketij studimi tregon, ‘Rezultatet tregojne lidhje te forte ne mese te mungeses se Vitamines D dhe indeksit te larte te mases trupore, niveleve te larta te dhjamit, dhe nivele te uleta te kolesterolit te mire’.

A je i bindur se te Vitamina D te ndihmon te jesh me i shendetshem, duhet te jesh sepse deshmite po shtohen per ta vertetuar kete.



(sherohu.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 18181, stampe 13 ©


Meemira.com