logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Historia e shqiptareve ne SHBA:4105 shqiptaret qe iken ne SHBA nga viti 1900-1932
Autor Giusi - 19 aprile 2012 18:51
  


Shqiptaret ishin populli evropian qe iu drejtua i fundit Amerikes dhe kjo lidhet me faktin se ata deri ne kete kohe kishin pelqyer me teper traditen e lashte te emigrimit ne vendet evropiane. Shqiptari i pare qe shkeli ne Amerike eshte nje qy-

tetar i paidentifikuar nga qyteti i Korçes i cili arriti ne SHBA ne vitin 1876. Pas tij ne nentor te vitit 1877 shkoi ne Amerike prifti shqiptar Prend Doçi. Qe te dy keta u larguan shpejt nga ‘Bota e re’.

Berthama ne SHBA

Por emigranti i pare shqiptar qe u vendos ne Amerike sherbeu si berthame magnetike per emigrantet e tjere shqiptare. Ishte Kole Kristofori prej fshatit Katund te Korçes qe arriti ne Amerike me 1884. Pas gjashte vjetesh emigrant Kole Kristofori u rikthye ne fshatin e lindjes. Por me 1892, ai u rikthye ne Amerike se bashku me 17 bashkefshatare te tij, te cilet formuan berthamen e diaspores shqiptare ne SHBA. Me 1900 shume shqiptare te tjere iu drejtuan ‘Botes se re”.

Kategorite e emigranteve

Emigrantet e pare shqiptare ne SHBA mund te ndahen ne dy kategori: ne emigrante ekonomike, te cilet largoheshin nga atdheu per te fituar para dhe ne emigrante politike, te cilet detyroheshin te largoheshin per arsye politik-

e. Lidhur me çeshtjen se cila kategori e emigranteve ishte mbizoteruese, ka patur mendime te ndryshme. Disa autore jane te mendimit se emigrantet ekonomike formonin masen kryesore te emigracionit shqiptar ne SHBA. Autore te tjere mendojne te kunderten.

Vitet 1904-1905

Valet me te fuqishme te emigracionit u perkasin viteve 1904-1905 dhe 1909-1912, vite keto te karakterizuara nga tensione te forta politike te krijuara nga ngjarje qe sollen shpalljen e pavaresise, si dhe vitet 1913-1914, veçanerisht vera e vitit 1914 kur Shqiperia e jugut u pushtua prej ushtrise greke. Ne kete periudhe shqiptaret vijonin te ishin shtetas te Perandorise Osmane dhe shkonin ne Amerike me pasaporta osmane, prandaj edhe ne listat e emigracionit te zyrave amerikane ata figuronin si shtetas osmane. Nje pjese tjeter regjistroheshin si greke per shkak te lidhjeve fetare me Patriarkanen e Stambollit dhe prej koncepteve zyrtare te shtetit osman, i cili shqiptaret e besimit ortodoks i konsideronte greke per nga kombesia. Madje, shume emigrante erdhen edhe nga vendet ballkanike, Bullgaria, Rumania, etj, ku kishin emigruar prej kohesh. Si te tille ata erdhen ne Amerike me dokumente identifikimi jo shqiptare.

Numri i sakte

Si rrjedhoje e te gjitheve ketyre faktoreve, eshte e veshtire te gjesh numrin e sakte te emigranteve shqiptare qe u vendosen ne Amerike ne dhjetevjeçarin e pare te shek. XX. Sipas dokumentacionit zyrtar federal te vitit 1910, ne SHBA ndodheshin 625 shqiptare. Gjate viteve 1911-1914 ne ShBA mberriten 1528 shqiptare, ndersa ne vitet 1915 deri 1919 numri i tyre bie ndjeshem ne 694 vete. Ne strukturen demografike te diaspores shqiptare te Amerikes, mbizoteronin burrat, sepse ata, duke dashur te riktheheshin perseri ne atdhe, nuk i merrnin grate dhe pjesen tjeter te familjes se tyre. Numri i grave shqiptare ne SHBA erdhi duke u rritur pas vitit 1920, kur shume shqiptare vendosen te qendrojne atje si banore te perhershem.

Gazeta “Kombi”

Sipas gazetes ‘Kombi’ i pari femije me prinder shqiptare lindi ne janar te 1908-es ne familjen e Kristo Koçit prej Korçe. Pjesa derrmuese e emigranteve shqiptare qe vinin ne SHBA ishin nga Shqiperia e jugut. Fuqizimi nga ana ekonomike i ketyre emigranteve nxiti edhe mjaft shqiptare te tjere t’i drejtoheshin ‘Botes se re’. Pas vitit 1905, interesat tregtare bene qe te hidheshin hapa te rendesishem drejt nje emigracioni te organizuar te shqiptareve ne SHBA.

Ku u vendosen emigrantet

Megjithese ligji amerikan i emigracionit ne vitin 1907 ndalonte ardhjen e emigranteve ne ShBA me para te marra borxh, shqiptaret te cilet ne te shumten e rasteve udhetonin me para te siguruara ne kete menyre, mund t’i benin balle atij ne pjesen me te madhe, duke deklaruar para doganes amerikane se parate e udhetimit i kishin siguruar prej prinderve ose te afermve te tyre qe ndodheshin ne SHBA. Shqiptaret e pare qe erdhen si emigrante ne Amerike, u vendosen ne pjesen me te madhe te tyre ne qytetin e madhe te Bostonit dhe pikerisht ne pjesen jugore dhe perendimore te qytetit. Pas Bostonit ata u vendosen ne qytete apo qyteza te tjera te shtetit Masaçustes. Qender e rendesishme e emigranteve shqiptare u be Anglia e re (Nee England).

Jetesa

Per nje periudhe relativisht te shkurter nje pjese e emigranteve shqiptare, sigurisht me te zotet, arriten te zbulonin te fshehtat e funksionimit te ekonomise se nje vendi qe ofronte mundesi pa kufi, ata filluan te merreshin edhe me tregeti. Sipas gazetes ‘Kombi’ deri ne fund te vitit 1907 shqiptaret ishin shperndare ne 12 qytete amerikane. Shume domethenese, per integrimin e shqiptareve ne SHBA ishin dhe reklamat qe publikoheshin ne faqet e gazetes ‘Kombi’, te cilat u benin jehone biznesmeneve shqiptare qe jetonin ne qytete te ndryshme te Amerikes. Shume interes paraqet edhe menyra e jeteses se emigranteve shqiptare. Te gjithe bashkefshataret ose bashkeqytetaret grumbulloheshin si rregull, ne te njejtat qendra banimi. Kjo dukuri lidhet me faktin se nje fshatar apo nje qytetar shqiptar i ardhur ne Amerike kthehej shume shpejt ne nje pike terheqese per bashkefshataret apo bashkeqytetaret e tjere .

Kujtimet e Grigor Golanit

Fillimisht si vende strehimi per emigrantet shqiptare, siç shkruante Grigor Golani ne kujtimet e tij perdoreshin qilaret (bodrumet) ku lageshtira dhe i ftohti e benin jetesen te veshtire. Me kalimin e kohes, emigrantet shqiptare filluan te jetonin ne grupe prej 10-15 vetash ne banesa te cilat thirreshin prej shqiptareve te atjeshem me emrin konak. Jeta neper keto kenaqe vazhdoi deri ne fund te Luftes se Pare Boterore dhe ne raste te tjera edhe me vone. Ne perfundim duhet theksuar se kur behet fjale per emigrantet shqiptare ne SHBA, kemi parasysh emigrantet qe u larguan nga trualli etnik, sepse emigrantet e pare shqiptare qe shkuan ne SHBA, kane qene arbereshet e Italise. Ata kane emigruar ne drejtim te SHBA-ve qe ne fillim te shek 18.

1
Shqiptari

Vuri kembe ne truallin amerikan ne vitin 1876. Sipas disa burimeve, shqiptari ishte nga Korça dhe me pas nderroi destinacion duke u spostuar ne Ameriken e Jugut dhe duke perfunduar me pas ne Argjentine

2
Shqiptari

Ishte shqiptari i dyte, i cili vuri kembe ne token amerikane ne vitin 1889 ose ne 1884. Ky ishte Koli (Nikolas) Kristofori. Ështe emigranti i pare shqiptare qe eshte regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet.

42
Shqiptare

Ështe numri i shqiptareve, te cilet jetonin ne Amerike ne vitin 1900, ne qytetin e Masaçusets. Origjina e ketyre shqiptareve ishte kryesisht nga jugu i Shqiperise.

50
Dollare

Ishte çmimi i nje bilete udhetimi nga Shqiperia drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Mjeti transportues ishte vetem anija dhe kryesisht portet nga niseshin emigrantet shqiptare ishin ato te Italise dhe Greqise.

10-15
Veta

Ishte numri i shqiptareve, te cilet detyroheshin te banonin qe te gjithe ne nje dhome sapo mberrinin ne Shtetet e Bashkuara Amerikes. Dhoma mbante emrin konak dhe kishte shume funksione si shtepi, spital dhe shkolle.

625
shqiptare

ishte numri i shqiptareve qe sipas statistikave amerikane kishin emigruar dhe jetonin ne shtetet e bashkuara ne vitin 1910. Ky ishte grupi i pare shqiptareve, te cilet kishin mberritur dhe ishin integruar ne jeten amerikane.

694
shqiptare

ishte numri i shqiptareve, te cilit kishin arritur te emigronin nga Shqiperia per ne SHBA gjate tre viteve midis 1911-1914. Vetem ne keto tre vite ne Amerike kishin mberritur vetem 69 shqiptare.

50 mije

eshte numri i shqiptareve i llogaritur ne fundin e Luftes se Pare Boterore. Keto shifra jane nxjerre nga studiuesi Haris Silajxhiç. Nje numer i madh ky, duke marre parasysh numrin e vogel te popullsise shqiptare te atyre viteve.

30 mije

ishte numri i shqiptareve sipas Faik Konices ne vitin 1920. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjate ketyre viteve pati nje dyndje dhe nje fluks te madh te shqiptareve, te cilet largoheshin nga vendi i tyre i derrmuar nga lufterat dhe konfliktet e armatosura.

1 mije

ishte numri i grave ne vitin 1920, nga 30 mije qe ndodheshin ne vitin 1920. Nje shifer e rralle qe eshte bere e mundur nga statistikat e shtetit amerikan. Por, megjithate, nje numer i vogel po te merret parasysh numri i madh i meshkujve.

7.4%

ishte numri i shqiptareve te natyralizuar ne vitin 1920, te cilet kishin arritur te merrnin nenshtetesine amerikane. Jane shqiptaret e pare qe kane marre pasaporten dhe jane kthyer ne amerikane.

18.2%

ishte perqindja e shqiptareve, te cilet ishin analfabete. Nje shifer e larte, por duhet marre parasysh se ne SHBA kishin emigruar shtresat me te varfra qe kishin marre udhen e larget per nje jete me te mire.


(shqiperia.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 13371, stampe 8 ©


Meemira.com