logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Eneda Tarifa: Pas kuintave te Portokalli
Autor Arsen - 05 marzo 2012 14:38
  

Ështe e kujdesshme. Kjo duket edhe ne biseden e thjeshte qe zhvillon paraditen para fillimit te spektaklit “Portokalli”, ne kafenene pas ekspozites…. Per te tretin sezon zgjidhet si prezantuese e spektaklit. Shikuesit i eshte mesuar syri me imazhin e-

Enedes kengetare, por kengetarja di edhe te surprizoje.
Nuk nguroi t’i thote “Po” ofertes se regjisorit te kesaj varieteje. Sonte, spektaktori e sheh serish mes aktoreve te humorit.
Ndihet mire mes tyre. Deri me tani e sheh si eksperience te vyer. Nga ana tjeter, nuk le pas dore edhe muziken. Nese nuk eshte vonuar te nxjerre nje kenge te re, kjo nuk do te thote qe nuk e ka menduar!
Ështe duke punuar per tre kenge. Pret vetem nje shtysen e realizimit te nje videoklipi.
Per momentin eshte duke shijuar te qenit pjese e spektaklit te se dieles.
Biseda me Tarifen u fokusua jo vetem te jeta profesionale, por edhe te ajo personale. Ajo tregon sesi ndihet “brenda” kopertinave dhe a eshte jeta ashtu siç faqet e para te revistave e ‘tregojne’?.
Ajo vete e ka gjetur zgjidhjen. Nuk ia mohon lumturine vetes per asnje çast!
Keto kohe po shijon bashkejetesen. Ende nuk ka veshur fustanin e nuserise. Perse? Ja rrefimi i saj:
Çfare pritet te silln-

i te re ne kete sezon te ri te ‘Portokallise’?
Do te jem me e rritur profesionalisht (!). Kjo do te thote qe per kete, do me duhet te provoj veten akoma ne shume fusha. Pershemull, ne aktrim, kam pershtypjen se do te kem disa role te vogla. Kjo do te shihet nga menyra sesi do te ece i gjithe spektakli, te pakten dy tre shfaqjet e para, sa gjithçka te marre formen e saj. Bashke me Salsanon do te kemi nje forme prezantimi pak me te çilter, te hapur, interekative, duke komunikuar me njeri tjetrin por edhe me personazhet e tjere ne skene.
Pse e zgjodhe serish?
Ky do te jete sezoni i trete qe marr pjese. Nese e kam bere nje zgjedhje, e kam bere per jetegjatesi e jo per nje sezon te shkurter.
Te konsumon ky spektakel?
Konceptet ndryshojne. Nuk mendoj se te konsumon. Ka gjithmone te reja, shfaqjet jane te tilla, por edhe po u konsumove eshte nje kosto qe te duhet ta marresh persiper. Ka edhe nga ata njerez qe nuk ngopen asnjehere duke te pare. Keshtu qe ata do te kene mundesi te me shohin. Per momentin, pse jo edhe te konsumohem(!). Gjithsesi edhe per kete ka zgjidhje. Periudha e pushimit te Portokallise eshte pushim total qe edhe une te mund te merrem me muziken, te ndertoj nje sistem me te sakte. Portokallia eshte ende e re ne jeten time te perditshme. Per momentin, nuk di ende ta koordinoj me muziken. Gjithsesi eshte momenti qe une te kem kenge te reja e vidioklipe te rinj.
Çfare fshihet pas kuintave te ‘Portokallise’?
E bukura eshte dinamika ne te cilen punojne aktoret. Te besh nje spektakel ne jave eshte nje superprodhim. Ajo qe me ben pershtypje pas kuntiave eshte sjellja e aktoreve me njeri- tjetrin. Ata frymezohen duke bere shakara dhe keshtu funksionon per te bere me te miren e tyre ne skene. Gjithe kjo magji e rremujshme e momentit, kurorezohet vetem diten e diel kur shikon qe te gjithe jane rregulluar dhe çdo gje eshte ne rregull.
Je pjese e nje spektakel humori. Po si natyre, a ‘shquesh’ per sens humori? A i ben te tjeret per te qeshur?
Po, di qe e kam dhe kete sens. Megjithate, te merr rutina, kur nuk e ke profesion nuk e zhvillon shume. Ështe e çuditshme sesi punon truri per te zhvilluar nje prirje te caktuar ne nje moment te caktuar.
Te mbush portokallia?
Po. Perfiton hapesira te reja. Per mua eshte fat qe te punoj me artiste te vertete ne fushen e humorit e me nje regjisor tashme ‘kameleon’, qe çdo projekt te marre persiper e realizon ne menyren me te mire te mundshme. Kam fatin te punoj me Altin Bashen.
Çfare merr nga jeta juaj profesionale, koha e qendrimit ne shtepi, jeta ne çift?
Merr shume, por njeriu duhet te di te vendos disa prioritet ne jete, e te miat per momentin jane dy: familja dhe ‘Portokallia’. Mundohem t’i beje mire qe mos i ngelem borxh askujt, por di qe po te duash te besh diçka, ia del pavaresisht veshtiresive. Dita eshte shume e gjate. E kam provuar edhe qe t’i nxjerr fundin asaj. Ka kohe per te gjithe, ka kohe per koncerte, per punet personale e per çdo gje. Fakti qe une jetoj me Portokalline edhe ne shtepi, kjo nuk do te thote se nuk i kryej detyrimet familjare.
Ështe jeta reale si ajo e kopertinave?
Varet se si e koncepton jeten. Para disa kohes kam kaluar nje moment te veshtire ne jeten personale dhe mendova: une nuk do te kaloj asnje dite te palumtur, do te kaloj çdo dite te lumtur. Sigurisht qe ne nje moment te caktuar merzitja te mund, por ne pergjithesi, kam fituar nje lloj indiference ndaj problemeve dhe ne kete menyre çdo gje kalon me kollaj. Varet pastaj nga lloji i problemit, por gjithsesi duhet te jesh i zoti i vetes tende e ta udheheqesh ate. Une jam fanse e ekzistencializmit qe mbeshtet parimin qe njeriu eshte ne krye te gjithçkaje, ai mund ta beje jeten e vete si te doje. Nese do te jete i pasur mund te behet i pasur, nese do te jete i famshem, mund te jete i famshem dhe e kunderta, nese do te jetoje nje jete te bukur e te qete, mund ta bej.
Te eshte dhene mundesia ta zgjedhesh jeten qe ben?
Duke e nderthurur edhe me fatin, qe ta plotesojme. Une nuk them qe e kam zgjedhur, por perpjekjet e mia per te bere me te miren e kane drejtuar ne nje fare menyre. Ne fund te fundit besimi eshte ai qe te udheheq kur nuk ke asnje te dhene tjeter e prove te madhe.
Ke lene nje shije te mire me Top Festin. Ke ndonje plan per kenge te re te atij niveli?
Keni shume te drejte, edhe une e kam ne nje fare menyre si pike ne zemer qe nuk kam krijuar keto kohe muzike te re. Kam tre kenge te reja ne dore, por duhen lançuar rregulluar. Nuk e di çfare me pengon, ndoshta dua te shijoj edhe pak kengen e Top Fest-it. Kur prodhoj, beje gjera qe me bejne te ndihem mire. Planet jane te shumta, por nuk e kam shtysen e meparshme, sepse kam diçka tjeter ne dore.
Lodhet Eneda?
Lodhet shume. Ne pergjithesi, une lodhje quaj ate mendore, sepse lodhja fizike perballohet ne moshen qe jam. Mendorja eshte ajo qe te pret gjithe fuqite.
Si mendon ‘t’i shfrytezosh’ dijet qe ke marre ne shkolle?
Por ne nje te ardhme kur nuk do te kem zerin, bukurine dhe Portokalline (Qesh). Dmth eshte nje shkolle e se ardhmes, eshte nje profesion qe ndoshta do ia ndjej shijen pak me vone, jo tani qe kam ende deshire per art.
Kur perfundon durimi juaj, kur thua stop?
Kur shoh qe tjetrin nuk e ngushellojne fjalet e mia, ose nuk i hyjne ne vesh ato. Kur mendoj se loja eshte e kote.
Kur nervozohesh ?
Nuk nervozohem shpejt, por kur e bej, nervozohem mire.
Ne fillimet e tua ke bashkepunuar me Erion Zaloshnjen. Çdo te thote te punosh
me njeriun qe jeton?
Vazhdoj te bashkepunoj. Me pare ka qene shume e lodhshme se Erioni ishte shume kerkues e une nje vajze e vogel qe nuk dija se çfare ishte puna. Tani jemi te dy te rritur, jemi me te pergatitur per te kaluar momente te veshtira per te arritur qellimin.
I ndani punet nga jeta e perditshme?
Nuk eshte se e kemi marre vertete rolin e bashkeshortit apo bashkeshortes. Akoma nuk e kemi bere nje ceremoni martesore. Megjithate une nuk e ngarkoj Erionin me gjera te teperta qe mund t’i beje edhe vete. Mashkulli duhet ne shtepi per ato gjera qe i takojne dhe per punet qe jane po pune meshkujsh. Mua nuk me lodh jeta ne shtepi fare. Nuk eshte se jam maniake ne punet e shtepise, por nga ana tjeter nuk e dua as te çrregullt. Me pelqen te gatuaj. Dua qe dhe Erionit t’i pelqeje, se ne fund te fundit, po qe stomaku i ngopur eshte dhe mendja e shendoshe.
Çfare keni te perbashket? Ai eshte rroker…
Ështe rroker por ka qene shume punetor dhe nuk mundohet shume per veten e vet. Kjo eshte nje forme e shpejte qe mos te shkoje çdo dy jave te berberi. Nuk do te merret me veten, por me punet.
Ku takoheni?
Te fakti qe punojme shume dhe qe i ndjejme gjerat te dy dhe sigurisht…. ne intimitet.
Mendohesh gjate per nje vendim te caktuar?
Ndjek pak inistiktin, nuk me ka genjyer deri me tani. Megjithate, fjala e Erionit ka qene vendimtare.
U mendove shume per ‘Portokalline’?
U mendova dy dite dhe me pas mora Altinin dhe i thashe: “po” me te dyja kembet.
E ke enderr fustanin e bardhe?
E kisha, tani nuk e kam me. Nuk eshte ndonje kusht per mua. Ështe kaq e rendesishme jeta ne çift…. sa ai fustani, ne nje moment te caktuar te marteses, po te marrim si shembull martesat qe nuk shkojne mire, nuk ka vlere fare.
E keni ne plan martesen?
Problemi eshte qe jemi te dy tipa shume te zene dhe nuk eshte se kemi percaktuar ndonje date. Une them qe gjerat kane kohen e tyre. Per mua, me e rendesishme eshte ajo qe ngelet nga nje lidhje. Ështe ndjenja.
“Jam njeri qe dua te bej shume gjera”
“Kur te mos jem me e bukur e te mos kem kete ze qe kam, do te ve ne pune dijet e mia qe i kam marre nga shkolla”, keshtu pohon Eneda dhe tregon per rrugen qe ka ndjekur per t’u shkolluar:
“Kam perfunduar sistemin katervjeçar per Filozofi Sociologji. Ne dhjetor te 2010-s kam perfunduar nje master shkencor per sociologji politike, duke mbrojtur nje teme per Bashkimin Evropian, ne konceptin e legjitimitetit te tij”.
Politika
Eneda Tarifen e kemi pare shpesh ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak ne Bashkine e Tiranes. Tani jo me.
Ja sqarimi i saj: “Roli im atje ka qene teresisht publik e jo politik. Le te themi qe ka qene nje prove nga te shumtat qe ben njeriu ne jete, por nuk u be kaq e rendesishme dhe e dashur sa kenga. Kam mesuar shume sepse vura ne perdorim disa dije te shkolles e te Filozofise Politike”.
Filozofia e jetes
Ka perfunduar studimet e larta per Filozofi Sociologji. Nuk mund te mungonte pyetja se çfare filozofie ndjek ne jete? Eneda pergjigjet:
“Njeriu eshte pak a shume si ky libri i fundit qe ka dale ne treg, “Sekreti”, por edhe si ligji i Merfit ne te njejten kohe. Ideje e ligjit te Merfit eshte: Nese ka nje perqindje te vogel qe ty mund te ecin keq gjerat, do te ecin keq. Kjo, ne nje fare menyre, me ben shume optimiste dhe kam e pergatitur veten per kete. Nga ana tjeter, sekreti thote se duhet te terheqesh gjerat e mira dhe pozitive drejt vetes. Gjithçka eshte çeshtje durimi”.
Pergatiti: Entela Resuli
Burimi: Gazeta Shekulli





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 26677, stampe 14 ©


Meemira.com