logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Te mirat e te qenit llafazane
Autor Ira - 02 luglio 2011 00:06
  

Biseda eshte udiberese: tia besosh tjeterkujt mendimet, brengat dhe gjendjet shpirterore kjo do te thote ta zbusesh tendosjen tende, ta ndihmosh veten te mos ndjehesh vetem dhe te perballosh me lehte veshtiresite...
Kjo eshte nje loje zbavit-

ese, por njeheresh edhe serioze, ne asnje menyre humbje kohe. Llomotitja eshte gati nje lloj arti, i cili, nese dime, na ve ne qender te vemendjes dhe na ben te kendshem per shoqerine ne te cilen kurre nuk ndjejme monotoni. Por llomotitja eshte edhe menyre qe te ndihemi me pak vetem, te lirohemi nga tendosja, ti zgjidhim problemet. Prandaj biseda eshte e rendesishme. Gjithmone!

Po tia besosh tjeterkujt dyshimet, brengat dhe gjendjet e ndryshme shpirterore, kjo mund te na ndihmoje qe te perballohemi me qete me problemet. Por edhe lumturia ka nevoje per fjale. fare kuptimi ka te ndihesh si nje qiell te shtate e kete te mos mund tia thuash askujt? Pra, zgjidheni gjuhen dhe llomotitni kudo (ne shtepi, ne floktore, ne park) me te gjithe (familjen, partneret, miqte dhe, pse jo, edhe me te panjohurit). Por, me nje kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe bashkebiseduesit!

Ne pune, me miqte, ne shtepi ndryshohet kodeksi i komunikimit. Mesoni fjalet e duhura ne-

vendet e duhura dhe ne rastet e duhura! Flitni per gjithka. Qeshni dhe mos u brengosni nese ajo qe thoni ndonjehere mund tju duket marrezi. Llomotitja gjithmone eshte shenje e afrise, miqesise dhe butesise. Shpesh ajo eshte edhe vendimtare, sepse te jetosh nen te njejtin kulm vetvetiu nuk do te thote se keni gjithka te perbashket dhe se mirekuptoheni per gjithka. Por, mos e perzieni llomotitjen dhe diskutimin. Llomotitja eshte spontane dhe e pakufizuar, kurse diskutimi eshte i matur dhe i kujdesshem. Duke biseduar lirisht mund te prekni tema te ndryshme, madje edhe ato te cilat, sikur te mendonit racionalisht do ti censuronit dhe te ti largonit si te panevojshme. Nese jeni te kujdesshem mund te merrni shenja te rendesishme me ndihmen e te cilave do ti zbuloni anet e fshehta te familjareve tuaj.
Ne momentet e intimitetit: Nese jeni nga te rrallet qe menjehere keni gjetur nje gjuhe te perbashket ne seks, nese jeni plotesisht te lire, nese gjuha juaj e trupit qe nga fillimi eshte instinktive, kjo qe pason nuk ka te beje me ju. Por nese sjellja juaj (gje qe eshte rast i shpeshte) eshte e kushtezuar me tipin e edukimit, kulturen, familjen dhe personat nga rrethi juaj, mos harroni se biseda ne momentet me intime mund te ndihmoje. shte keshtu sepse partneri nuk eshte i detyruar qe gjithnje ta interpretoje sjelljen tuaj ne menyre te drejte. Per kete arsye, me shume kujdes, por se pari sinqerisht sqarojani se fare ju pelqen. Komunikimi eshte hapi i pare drejt jetes harmonike seksuale. Mos harroni se marrezite, te thena ne momentin e duhur, kane nje force te uditshme: ndonjehere mjafton nje fjale e bute (e kendshme), nje fjale e guximshme dhe per te qeshur dhe marredheniet seksuale te shnderrohen ne nje loje te mrekullueshme erotike.

Ne jeten e perditshme: Llomotitja nga zemra eshte trajte e miresjelljes, tolerances, dashurise. Nje shenje e pagabueshme e pajtimit dhe harmonise. Menyre qe te argetoheni bashkerisht dhe ti thoni njeri-tjetrit gjera te bukura dhe spontane. Kur llomotitni, ju sikur e perkedhelni me fjale personin qe doni. Nese i konsideroni fjalet humbje e panevojshme kohe dhe llomotitja nuk ju intereson kjo do te thote se dashuria juaj ka humbur pakez shkelqimin. Lirohuni, bisedoni me shume, meditoni me pak. shte momenti ta njihni pjesen me te pjekur te vetvetes (gje qe, kuptohet, nuk do te thote se duhet te tregoheni i menur). Llomotitja ne pune duhet te jete e pjekur, e permbajtur dhe jovetjake. Mos i shprehni gjykimet perfundimtare. Edhe nese ju pyesin per mendimin tuaj, jini te kujdesshem, ne menyre qe te mos ekspozoheni shume dhe te mos bini rastesisht ne konflikt me bashkebiseduesin. Jini i afert me koleget dhe mos harroni se llomotitja (kuptohet, ne momentet e dukura dhe ne vendet e duhura) ndihmon ne zbutjen e situatave te stresit, qe padyshim ekzistojne gjate punes. Fjala e urte orientale Vetedija me siguri qe eshte eme e mire se e verteta me te vertete eshte e dobishme. Me fjale te tjera, vleresoni pasojat e asaj qe deshironi te thoni, nese nuk deshironi te krijoni armiq. Bisedoni me ore te tera ne telefon, kurse kur te takoheni gjithnje keni per te thene dika te re. Kurre nuk merziteni se qendruari bashke. Per asgje ne bote nuk do te hiqnit dore prej shoqerise se tij. Keni te drejte, sepse miqesia eshte nje thesar qe duhet kultivuar. Nese eshte kjo nje miqesi e afert (te cilen mund ta gjeni edhe ne shtepi, te nena ose motra) lirisht shprehni ndjenjat, friken dhe dyshimet tuaja te verteta. Biseda e hapur vetem mund tju ndihmoje. Kjo do ta forcoje edhe me shume raportin tuaj. Mos harroni se duhet te dini edhe te degjoni, sepse kjo eshte nje veti te cilen mikja e vertete duhet ta kete. Me te tjeret gjithnje duhet te jemi nga pak te permbajtur. Bisedoni lirisht me koleget ne pune, me miqte e shkolles, me te njohurit...por kini kujdes se mund ti ofendoni rastesisht me te verteten te cilen nuk duan ta degjojne. Dhe, para se te filloni te flisni per gjera personale, mendoni, sepse ndoshta me mire eshte te mos i thuhen ne besim te gjitha, intimisht.

Ikni prej atyre qe sdine te degjojne
Biseda mund te shnderrohet ne monolog, nese keni zgjedhur bashkebisedues te gabuar. Nese nuk doni te flisni ne ere (per fat te keq, kjo ndodh shpesh ndermjet partnereve ose ndermjet prinderve e femijeve) nese nuk doni te keni pune me nje person polemizues, jo tolerant ose me ate qe derdh keshilla te pafundme, nese nuk doni qe ndokush ta keqperdore mirebesimin tuaj shkurt, nese nuk doni te shpenzoni fjale me persona te cilet nuk e meritojne vemendjen tuaj, mesoni ti njihni bashkebiseduesit e gabueshem.
4 llojet e te gabueshmeve

1. Moralisti
Vuan nga rregullsia. Flet per te gjitha (per politike, per film, per ngritje te mimeve, per moden me te re) me te vetmin qellim qe ti akuzoje te gjithe. Ky eshte nje llafazan klasik. Por, kini kujdes, sepse ne kuadrin e madh te thenieve te tij te percaktuara shume lehte mund te hyjne edhe paragjykimet dhe jotoleranca. Kjo llomotitja e lire e tij ne fund mund te behet e merzitshme dhe veshtire e durueshme.

2. Ankimtari
Sipas tij, asgje nuk i shkon ashtu si duhet: ne pune nuk eshte i muar sa duhet, ne familje nuk e nderojne, miqte e nenmojnenese eshte mjaft i menur qe shfryrjet e tij ti mbaje Brenda kufijve te durueshem, llomotitja e shendoshe madje edhe mund ti ndihmoje qe te lirohet nga tendosja. Por, shpesh ankimet e tij jane ne sherbim te vetvetes. Kurse ju, ne fund, do ta ndjeni trysnine e te gjitha problemeve te tij.

3. Viktima
Qengj perhere i viktimizuar, ai ndihet si i munduar, kurse ne te ver tete eshte agresor. Kinse person i pafajshem, i cili e fajeson boten per shkak te pakenaqesive te veta, duke filluar nga humbja e punes deri te problemet me partnerin. Person qe do tju kerkoje tia zgjidhni problemet, por qe atehere nuk do te beje asgje qe kjo te ndodhe. Keshtu ju e shpenzoni energjine tuaj, p.sh., qe ti gjeni pune, kurse ai nuk paraqitet fare, duke parashtruar arsye te ndryshme. Ndodh keshtu sepse ky eshte qellimi i vertete i lojes se tij psikologjike: te tregoje se askush nuk mund ti zgjidhe problemet e tij dhe se te tjeret nuk vlejne gje.

4. Llogaritesi
Ne dukje te pare i dobet dhe i perulur, ai ne te ver tete deshiron qe vetem ta shfrytezoje mirebesimin tuaj. Do ta njihni, sepse, ndonese eshte fjalembel, menjehere do te kaloje ne eshtjen perkatese: me ore do te flase per pakenaqesite e veta, kurse pas kesaj nuk do te dije te degjoje. Te tjeret nuk i interesojne, perve si mjet per te arritur qellimin e tij.



\Telegrafi/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 21099, stampe 12 ©


Meemira.com